Lufta për pavarësi turke (Turqisht: Kurtuluş Savaşı Lufta e Çlirimit, gjithashtu i njohur figurativisht İstiklâl Harbi "Lufta për pavarësi" ose Millî Mücadele "Fushata Kombëtare"; 19 maj 1919 – 24 korrik 1923) u luftua midis Lëvizjes Kombëtare Turke dhe fuqive Aleate pasi pjesët të Perandorisë Osmane u pushtuan dhe u ndanë pas humbjes së OsmanëveLuftën e Parë Botërore.[1][2][3]

Në drejtim të orës nga lart majtas: Delegacioni u mblodh në Kongresin e Sivasit për të përcaktuar objektivat e Lëvizjes Kombëtare Turke; Civilët turq që mbanin municion në front; Këmbësoria Kuva-yi Milliye; Kalorësia turke në ndjekje; Kapja e Smirnës nga ushtria turke; trupat në Sheshin Ulus të Ankarasë duke u përgatitur të largohen për në front.

Lëvizja Kombëtare TurkeAnadoll arriti kulmin në formimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare (turqisht: Büyük Millet Meclisi) nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij. Pas përfundimit të fronteve turko – armene, franko-turke dhe greko-turke (shpesh të referuara si Fronti Lindor, Fronti Jugor dhe Fronti Perëndimor i luftës, përkatësisht), Traktati i Sèvres u braktis dhe Traktatet të Karsit (tetor 1921) dhe Lozanës (korrik 1923) u nënshkruan. Aleatët u larguan nga Anadolli dhe Trakia Lindore dhe Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (e cila mbetet organi kryesor legjislativ i Turqisë sot) shpalli Republikën e Turqisë më 29 tetor 1923.

Me krijimin e Lëvizjes Kombëtare Turke, ndarjen e Perandorisë Osmane dhe heqjen e sulltanatit, epoka osmane dhe perandorisë morën fund dhe me reformat e Ataturkut, turqit krijuan shtetin modern, shtetin laik të Turqisë. Më 3 mars 1924, hilafeti osman u shfuqizua zyrtarisht dhe kalifi i fundit Abdylmexhit II u internua.

ReferimetRedakto

  1. ^ "Turkey, Mustafa Kemal and the Turkish War of Independence, 1919–23" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. 2007. Marrë më 29 tetor 2007.
  2. ^ "Turkish War of Independence" (në anglisht). Microsoft Encarta Online Encyclopedia 2007. 2007. Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 maj 2008. Marrë më 29 tetor 2007.
  3. ^ "Turkey, Section: Occupation and War of Independence" (në anglisht). History.com Encyclopedia. 2007. Arkivuar nga origjinali origjinali më 24 tetor 2007. Marrë më 29 tetor 2007.