Diabeti

grup i sëmundjeve endokrine të karakterizuara nga nivele të larta të sheqerit në gjak
(Përcjellë nga Diabeti melit)

Diabetes mellitus (DM), ndryshe njihet si diabeti, është një sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozësgjak gjatë një periudhe të gjatë kohore. Glukoza është një ndër burimet kryesore të energjisë në trupin tonë, e cila merret nga ushqimi që e konsumojmë. Transportin e glukozës nga ushqimi në qelizat e gjakut e mundëson insulina, një hormon i prodhuar nga pankreasi. Ndodh që insulina të mos prodhohet mjaftueshëm, apo fare, dhe kështu glukoza qëndron në gjak, duke mos u transportuar njëlloj në qeliza. Me kalimin e kohës, ky grumbullim i glukozës mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore që nuk kanë shërim, siç është diabeti. Por, edhe pse nuk ka shërim mund të merren masa parandaluese ndaj përkeqësimit të kësaj sëmundjeje[5].

Simboli universal i rrethit të kaltër për diabetin
Specialiteti Endokrinologji
Simptomat Urinim i shpeshtë, etje dhe uri e shtuar
Komplikime Ketoacidoza diabetike, gjendja hiperglikemike hiperosmolare, sëmundje të zemrës, të veshkës, sulm në tru, ulcerat e këmbës,
Faktorët e rrezikut Tipi 1: Historia e familjesTipi 2: Obeziteti, mungesa e ushtrimeve, gjenetika
Metoda e diagnostifikimit Niveli i lartë i sheqerit në gjak[1]
Trajtimi Dietë e shëndetshme, ushtrime fizike[2]
Mjekimi Insulina, mjekimi anti-diabetik si metformina
Frekuenca 425 milion (8.8%)[3]
Vdekjet 3.2–5.0 milion për vit[4]
https://en.wikipedia.org/wiki/Diabetes

Disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit janë etja e shtuar, tharja e gojës, shikim i mjegulluar, dehidratimi, mpirja e gjymtyrëve, lodhja e tepërt, shtimi i oreksit dhe humbja drastike e peshës. Këto simptoma mund të shkaktojnë edhe probleme më të rënda shëndetësore si sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkës, sulm ne tru, probleme me sy e probleme dentare.

Ekzistojnë tri forma kryesore në të cilat paraqitet diabetes mellitus[6]:

  • Diabeti i tipit 1 paraqitet në 10-15% të rasteve tek fëmijët dhe të rinjtë. Tek tipi 1 ka një mungese absolute të hormonit të insulinës, pasi që sistemi imunitar sulmon dhe shkatërron qelizat betapankreasit. Të sëmurët janë të varur nga insulina, prandaj duhet të injektohen me insulinë çdo ditë për të mbijetuar.
  • Diabeti i tipit 2 është lloji më i përhapur i diabetit, që haset në 90% të rasteve tek personat në mbipeshë, njerëzit pas moshës 40 vjeçare dhe disa të rinjë gjithashtu. Kryesisht trashëgohet apo shkaktohet nga faktorët e mënyrës së jetesës . Në tipin 2 pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.
  • Diabeti i shtatëzanisë apo gestacional shfaqet në 2-5% të rasteve tek gratë shtatëzëna. Ky lloj i diabetes mellitus ka shansa të zhduket pas lindjes apo edhe të përparojë më tutje. Përafërsisht 5-10% e grave të cilat kanë pasur diabetin gestacional gjatë shtatëzanisë hasin më vonë në diabetin e tipit 2.
  • Llojet e tjera të diabetit, që janë më pak të përhapura, janë diabeti monogjen dhe diabeti i fibrozës cistike. Diabeti monogjen është një sëmundje e cila trashëgohet gjenetiksht në breza.[7]

Simptomat

Redakto
 
Simptomat më të shpeshta të diabetit

Disa nga simptomat më të paraqitura të diabetit tek njerëzit e të gjitha moshave janë:

  • Shkuarja në tualet shumë herë, veçanërisht gjatë natës.
  • Etja e shtuar për ujë        
  • Ndjeheni më të lodhur se zakonisht.      
  • Humbja e peshës pa u përpjekur    
  • Kruarje gjenitale    
  • Prerje dhe plagë që kërkojnë shumë kohë për t’u shëruar.    
  • Shikim i turbullt.


Llojet

Redakto

Format kryesore në të cilat ekziston sëmundja kronike e diabetit janë: diabeti i tipit 1, tipit 2 dhe diabeti gestacional

Diabeti i tipit 1

Redakto
 
Sulm autoimunitar në tipin 1

Diabeti i tipit 1 është një lloj i diabetit në të cilin pankreasi prodhon shumë pak apo aspak insulinë. Insulina është hormoni që lejon trupin të përdor sheqerin në gjak. Kjo mund të shkaktoj nivele të larta të sheqerit në gjak për shkak të përdorimit të saj të ulët. Simptomat më të njohura janë urinimi i shpeshtë, etja dhe uria e rritur, dhe humbja e peshës. Simptoma më të rralla përfshijnë shikimin e turbullt, lodhjen e shpejtë, dhe shërimin e dobët. Të gjitha këto mund të zhvillohen brenda një kohe të shkurtër.

Faktorët e rrezikut

Redakto

Shkaku direkt i diabetit të tipit 1 është i panjohur, por besohet se ka të bëjë me faktorë gjenetikë dhe të ambientit. Faktor i madh i rrezikut është një familjar që ka probleme me diabet. Mekanizmi kryesor që shkakton diabetin e këtij tipi përfshin shkatërrimin e qelizave beta në pankreas që krijojnë insulinën. Diabeti mund të diagnostifikohet duke testuar nivelin e sheqerit në gjak.

Trajtimi

Redakto

Nuk ka mënyrë të njohur për parandalimin e diabetit të tipit 1. Mbijetesa varet në trajtimin me insulinë. Insulina mund të jepet në mënyra të ndryshme, zakonisht me anë të injektimit apo pompës. Dieta dhe stërvitja janë pjesë e rëndësishme të kontrollimit të diabetit. Diabeti i patrajtuar shkakton probleme tjera, si komplikime në zemër, tru, veshkë, shputa të këmbëve, dhe në sy (retinopatia). Nuk ka evidencë të shumtë që tregon se dieta me pak karbohidrate ka ndikim të mirë tek njerëzit me diabet të tipit 1. Edhe pse për disa individualë një regjimë me pak karbohidrate kombinuar me dozë të rregullta të insulinës mund të jetë e mundshme, është shumë vështirë të mirëmbahet dhe ka shqetësime të tjera rreth disa efekteve negative shëndetsore. Në përgjithësi, njerëzit me diabet të tipit 1 këshillohen të kenë një plan të veçantë të ushqimit, më shumë se një plan të paravendosur.

5-10% të rasteve të diabetit janë ato të tipit 1. Nuk dihet numri i saktë i rasteve, por dihet se rreth 80,000 fëmijë zhvillojnë sëmundjën çdo vjet. Në disa vende të botës janë hapur edhe disa kampe që mësojnë fëmijët si dhe kur të përdorin apo të monitorojnë insulinën e tyre pa ndihmën e prindërve. Për shkak se stresi psikologjik mund të ketë një efekt negativ në diabet, një numër masash mirren si: stërvitja, apo ndërmarrja e një hobi të ri, ndër të tjera.[8]

Diabeti i tipit 2

Redakto
 
Sekretimi i zvogëluar i insulinës rezulton në nivele të larta të glukozës në gjak

Diabeti i tipit 2 është një lloj i diabetit në të cilin shfaqet një rezistencë ndaj insulinës dje rritjes së sheqerit në gjak. Simptomat më të njohura tek ky lloj i diabetit janë: etja e rritur, urinimi i shpeshtë, humbja e pavullnetshme e peshës, lodhja, shikimi i turbullt, infeksione të shpeshta, dhe zonat me lëkurë të errësuar. Shpeshherë këto simptoma zhvillohen ngadalë. Komplikime që mund të zhvillohen për shkak të diabetit janë sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, retinopatia në sy, verbërimi, dhe dështimi i veshkëve. Problemet gjenden edhe tek enët e gjakut në të cilat mund të zhvillohet një qarkullim i dobët i gjakut, e cila shkakton amputime në pjesë të trupit.

Faktorët e rrezikut

Redakto

Tipi 2 i diabetit kryesisht shfaqet për shkak të mbipeshës (obezitetit) dhe mungesës së ushtrimeve. Disa njerëz janë gjenetikisht më shumë në rrezik se të tjerët. 90% e rasteve të njerëzve me diabet janë të tipit 2, me 10% të mbetur me tipin 1 apo diabetin gestacional. Diagnoza e diabetit bëhet në mes të testimeve për hemoglobinë apo nivelin e sheqerit në gjak, si dhe testime orale të tolerancës së glukozës.

Trajtimi

Redakto

Parandalimi i diabetit të tipit 2 mund të bëhet ndërmjet mbajtjes së një peshe normale, stërvitjes së rregullt dhe konsumimit të ushqimit të duhur. Trajtimi i saj përfshin stërvitjen dhe ndryshime të mëdha në dietë. Shumë njerëz gjatë kohës ju duhet të marrin edhe injektime të insulinës. Për ata me insulinë, rekomandohet të monitorohet niveli i sheqerit në gjak rregullisht. Ky monitorim nuk është i dosmosdoshëm tek ata që trajtojnë diabetin me pilula. Kirurgjia bariatrike shpeshherë përmirëson sëmundjen tek njerëzit mbipeshë.

Rritja e rasteve me diabet të tipit 2 është bërë në paralele me rritjen e peshës mesatare tek njeriu. Deri në 2015, janë rreth 392 milionë njerëz me diabet të tipit 2, krahasuar me vetëm 30 milion raste në 1985. Shumicën e rasteve zhvillohet në moshë të mesme apo të vjetër, por kohëve te fundit përqindja e njerëzve të rinjë me diabet të tipit 2 po rritet. Diabeti i tipit 2 ka me vete një efekt negativ që shkurton jetën mesatare për 10 vjet. Diabeti është një ndër sëmundjet më të hershme që është shpejguar në thellësi. Rëndësia e insulinës në sëmundje është zbuluar në vitet e 1920-ta.[9]

Krahasim në mes të tipit 1 dhe tipit 2[10]
Lloji Fillimi Paraqitja e semundjës Madhësia e trupit Ketoacidoza Auto-antitrupat Insulina endogjene Trashegimia në

binjakët identikë

Perhapja
Tipi 1 I menjëhershëm Shumicën e rasteve

tek fëmijët

Me peshë normale E shpeshtë Zakonisht prezent Në nivel të ulët

ose joekzistent

50% ~10%
Tipi 2 Gradual Tek të rriturit Shpesh mbipeshë E rrallë Mungojnë Në nivel normal 90% ~90%


Diabeti gestacional

Redakto

Diabeti gestacional është një lloj diabeti i cili shfaqet vetëm tek gratë shtatëzëna dhe përfshin një sekretim joadekuat të insulinës. Nuk shkakton shenja ose simptoma të dukshme për shumicën e grave. Ndër simptomat të mundshme janë: rritja e etjes, urinimi më i shpejtë[11]

Faktorët e rrezikut

Redakto

Faktorët e rrezikut për diabetin gestacional janë: mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, diabeti i mëparshëm gestacional ose prediabeti, sindroma polikistike e vezores, diabeti në një anëtar të afërt të familjes; gratë që janë afrikane, amerikane indiane, aziatike amerikane dhe ato me origjinë hispanike kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit gestacional.

Komplikimet

Redakto

Nëse diabeti gestacional nuk menaxhohet me kujdes, mund të rezultojë në nivele të larta të sheqerit ne gjak. Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë probleme për nënën dhe foshnjën, duke përfshirë mundësinë e rritur për të pasur nevojë për një seksion C për të dhënë. Foshnja e nënës me diabet gestacional mund të rrezikojë nga pesha e tepërt e lindjes, lindja e parakohshme, vështirësi serioze në frymëmarrje, sheqeri i ulët i gjakut (hipoglikemia), obeziteti dhe diabeti i tipit 2 më vonë në jetë. Diabeti i patrajtuar gestacional mund të rezultojë në vdekjen e një fëmije qoftë para ose menjëherë pas lindjes.[12]

Trajtimet

Redakto

Numri i trajtimeve në dispozicion për t’iu ndihmuar pacientëve ndryshojnë sipas nevojave individuale. Të sëmurët me diabetin e tipit 1, do të kenë nevojë për trajtim me insulinë, ndërsa nëse të sëmurët me diabetin e tipit 2, fillimisht mund të jenë në gjendje të menaxhojnë gjendjen e tyre me dieta dhe ushtrime fizike.

Tabletat dhe mjekimi

Redakto

Diabeti i tipit 2 është një gjendje progresive dhe me kalimin e kohës mund të çoj tek nevoja për mjekim, që ndihmon në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Trajtimi me insulinë

Redakto

Personat që kanë diabet të tipit 1 dhe disa persona me diabet të tipit 2 duhet të marrin insulinë për kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak. Insulina është hormon që prodhohet në pankreas, i cili gjendet prapa barkut (stomakut) dhe ndihmon trupin tonë që të përdorë glukozën për energji. Për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak, apo nivelet e sheqerit në gjak, çdokush me diabet të tipit 1 dhe disa persona me diabet të tipit 2 duhet të marrin insulinë – qoftë kjo me injeksion apo pompë[13].            

 
Pilula të aspirinës

Përdorimi i aspirinës

Redakto

Përdorimi i aspirinës për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare në diabet është i diskutueshëm. Aspirina rekomandohet te njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, megjithatë përdorimi rutinë i aspirinës nuk ka paraqitur përmirësime në rezultatet e diabetit të pakomplikuar. Rekomandimet e Shoqatës Amerikane të Diabetit 2015 për përdorim të aspirinës, bazuar në konsensusin e ekspertit ose përvojën klinike, tregojnë se përdorimi i dozës së ulët të aspirinës është i arsyeshëm tek të rriturit me diabet të cilët janë në rrezik të ndërmjetëm të sëmundjeve kardiovaskulare (rreziku 10-vjeçar i sëmundjes kardiovaskulare, 5-10%)[14].

Komplikimet

Redakto

Komplikimet e diabetit mund të ndahen në komplikime afatshkurtra dhe afatgjata.    

 
Retinopatia, nefropatia, neuropatia jane komplikime te diabetit

Komplikime afatshkurtra përfshijnë ketoacidozën diabetike të hipoglikemisë (DKA) dhe gjendjen hiperglikemike hiperosmolare (HHS). Komplikimet afatgjata përfshijnë mënyrën se si diabeti ndikon në sy (retinopatia), në organin e zemrës (sëmundje kardiovaskulare), në veshkë (nefropatia), dhe në nerva e shputa (neuropatia). Komplikimet afatgjata dhe afatshkurtra mund të ndikojnë në një varg të gjerë të pjesëve të trupit, duke përfshirë kështu sytë, zemrën, veshkat, nervat dhe shputat. Mbajtja nën kontroll e nivelit të glukozës në gjak, presionit të gjakut dhe niveleve të yndyrës së gjakut me të gjitha ndërlikimet, ndihmojnë në masëtë madhe, për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të komplikimeve të mëtutjeshme. Vizitat e rregullta mjekësore janë thelbësore për të ndihmuar në menaxhimin e gjendjes së të sëmuarve.[15]


Menaxhimi

Redakto

Diabeti mund të prek pothuajse çdo pjesë të trupit të njeriut. Prandaj, duhet të menaxhohet niveli i glukozës në gjak, i quajtur ndryshe edhe sheqeri në gjak. Menaxhimi i glukozës në gjak, si dhe tensioni i gjakut dhe kolesteroli mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve shëndetësore që mund të ndodhin për shkak të diabetit. Ndalimi i pirjes së duhanit, bërja e aktiviteteve fizike si pjesë e rutinës së përditshme, kosnumimi i ilaçeve dhe kontrollimi i nivelit të glukozës në gjak janë disa metoda që ndihmojnë në menaxhimin e sëmundjes së diabetit.[16]

 
Nje dietë e balancuar ndihmon në tejkalimin e diabetit

Ushqimi i Shëndetshëm

Redakto

Jetesa me diabet vendos një rëndësi të madhe në ushqimin e personit të sëmurë. Ushqimet me shumë karbohidrate (drithërat, pemë , perime) dhe jokufizimi i sakarozës janë elementare për një dietë më të shëndetshme. Proteinat, sidomos tek diabeti i tipit 2, janë aq të rëndësishme sa karbohidratet. Personat që marrin një dozë të caktuar të insulinës çdo ditë duhet të marrin sasinë e njejtë të karbohidrateve dhe proteinave.[17]

Aktivitete fizike

Redakto

Aktiviteti i personit me diabet luan rol të rëndësishëm kur vjen tek mirëmbajtja e sëmundjes dhe rregullimi i niveleve të insulinës. Aktiviteti fizik mirëmban nivelin e sheqerit në gjak dhe ul mundësinë e sëmundjeve të zemrës dhe të sistemit nervor. Gjithashtu ka përfitime tjera në mirëmbajtjen e peshës së shëndetshme, humbjen e peshës, përmirësimin e kujtesës, kontrollimin e presionit të gjakut, uljen e kolesterolit të keq dhe rritjes së kolesterolit të mirë.[18]

Amputimi

Redakto
 
Amputimi i kofshes

Sëmundja e diabetit gjithashtu ngjall probleme të reja në shputat e këmbës, të cilat mund të përfundojnë në amputim. Katër prej pesë amputimeve mund të parandalohen, dhe personi mund të parandalojë çdo problem të ardhshëm me shputat nëse kujdeset mirë për to. I sëmuri me diabet duhet të kontrollojë shputat, të ketë vizita vjetore për shputat e tij/saj duhet të ketë diabetin nën kontroll dhe duhet të ndalojë pirjen e duhanit dhe alkooli. Për kujdes të përtejshëm mund të sigurohen këpucë të përshtatshme.[19]

Ndërprerja e pirjes së duhanit

Redakto

Pirja e duhanit është faktor shumë i rrezikshëm për njerëzit me diabet dhe rrit mundësinë e komplikimeve të shumta përkrah diabetit. Duhani rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të qarkullimit të gjakut. Për diabetikët të tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare janë më të shpeshta dhe shumicën e rasteve ato shfaqen për shkak të duhanit. Duhani mundet pavarësisht të krijojë probleme me diabet edhe për njerëzit që nuk e kanë sëmundjen e diabetit. Për shkak se pirja e duhanit shkakton probleme me rezistencën ndaj insulinës, ajo mund të zhvillohet në sëmundje të diabetit. Ndalimi i duhanit tek të sëmurët është i domosdoshëm për mbajtjen e shëndetit nën kontroll, sidomos tek mirëmbajtja e peshës së personit.[20]

Kontrolla të rregullta mjekësore

Redakto

Personi me diabet duhet të konsultohet me doktorin apo farmacistin e tij rregullisht për të mirëmbajtur sëmundjen e tij të diabetit. Njerëzit me diabet që trajtohen me injektimin e insulinës në përgjithësi duhet të vizitojnë mjekun e tyre të paktën çdo tre deri në katër muaj. Personat me diabet që trajtohen me pilula ose që janë duke e menaxhuar diabetin përmes dietës duhet të vizitojnë mjekun të paktën çdo katër deri në pesë muaj. Vizita më të shpeshta mund të jenë të nevojshme nësë sheqeri në gjak nuk kontrollohet ose nëse komplikimet me diabet janë përkeqësuar.

Doktori i personit me diabet duhet të ketë disa informacione për pacientin pas çdo vizite. Ai duhet të informohet për çdo ndryshim në dietë apo rutinë të ushtrimeve, dhe duhet të dijë se sa mirë pacienti i tij e mirëmban diabetin dhe nëse ai i ka komplikimet nën kontroll. Ai gjithashtu duhet të dijë për çdo simptomë të problemeve kardiovaskulare, të syve, veshkëve, apo të sistemit nervor.[21]

Ekzaminimi i syve

Redakto
 
Pamja me retinopati diabetike

Sytë tek njeriu me diabet gjithashtu janë nën rrezik të problemeve. Një problem i tillë është retinopatia diabetike, dëmtimi i retinës së syrit, që është ndërlikim i shpeshtë tek njerëzit me diabet. Ky problem zhvillohet për shkak të diabetit dhe funksionit të syve. Retina është pjesa e syrit e cila lejon dritën të kaloj përmes saj dhe e konverton atë në sinjale për trurin për të prodhuar imazhe. Por, nëse ena e gjakut që furnizon retinën bllokohet apo rrjedh (siç ndodh shpeshherë tek njerëzit me diabet), retina mund të humb funksionin e saj dhe mund të dëmtohet përjetësisht. Për të ulur rreziqet e këtyre problemeve me sy, veçanërisht retinën e syrit, personi duhet të ketë disa faktorë nën kontrollin e tyre. Glukoza, yndyrat dhe presioni (apo shtypja) e gjakut duhet të mirëmbahen brenda një niveli të caktuar. Niveli caktohet zakonisht përmes doktorit dhe pacientit të tij. Pirja e duhanit mund të dëmtojë sytë apo pjesë të syve gjithashtu.[22]


Referime

Redakto
  1. ^ "Diabetes". World Health Organization. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2013. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ "Diabetes". World Health Organization. mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2013. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ^ "IDF DIabetes Atlas, 9th edition". International Diabetes Federation. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2020. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "IDF Diabetes Atlas, 9th edition". International Diabetes Federation. 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2020. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "What is Diabetes?". National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDKD). dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Sëmundja e sheqerit - diabeti te femrat". Familja dhe Shendeti (në anglisht). Dr. Besa Vranovci. 2018-08-06. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2020. Marrë më 18 prill 2020.
  7. ^ "What is Diabetes?". National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDKD) (në anglisht). dhjetor 2016.
  8. ^ "Diabetes". Wikipedia. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Diabetes". Wikipedia. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Shlomo Melmed; Kenneth Polonsky; P. Reed Larsen; Henry Kronenberg (2011). Williams textbook of endocrinology. Los Angeles, CA, USA: Elsevier/Saunders. fq. 1371–1435. ISBN 978-1-4377-0324-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Diabetes". Wikipedia. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Gestational Diabetes". Mayo Clinic (në anglisht). 2020-02-27.
  13. ^ "Trajtimet e diabetit". Shoqata Ndërkombëtare e Diabetit në Kosovë. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2020. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Diabetes". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Shoqata Kombëtare e Diabetit". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2020. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Menaxhimi i Diabetit" (në anglisht).
  17. ^ "Rekomandimet Kryesore të Bazuara në Kriteret e American Diabetes Associations". Shoqata Kombëtare e Diabetit. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2020. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Diabetes". Centers for Disease Control and Prevention (në anglisht).
  19. ^ "Kujdesi i shputave". Shoqata Kombëtare e Diabetit. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2020. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Diabetes and Smoking". diabetes.co.uk (në anglisht). 2019-01-15.
  21. ^ "Working with Your Diabetes Health Care Team". Cleveland Clinic (në anglisht). 2015-01-13.
  22. ^ "Ekzaminimi i syve". Shoqata Kombëtare e Diabetit. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2020. Marrë më 18 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)