Dinastitë e historisë së Kinës
Dinastitë e historisë së Kinës, ose Dinastitë kineze, ishin regjimet monarkike të trashëgueshme që drejtuan Kinën për shumicën e historisë së saj. Nga inagurimi i pushtetit të dinastive nga Jui i Madhërishëm rreth 2070 p.e.s. deri në abdikimin e perandorit Shuantong në 12 prill 1912, Kina ishte nën drejtimin e këtyre dinastive të njëpasnjëshme. Dinastitë e Kinës nuk quhen vetëm ato të drejtuara nga kinezët Han (etnia dominante e Kinës), dhe paraardhësit e tyre, konfederata e fiseve Huashia, por konsiderohen dhe ato të themeluara nga popuj të huaj.
Lista e dinastive
Emri i dinastisë | Emri i klanit | Etnia e klanit | Periudha | Statusi | Themeluesi | Monarku i fundit |
---|---|---|---|---|---|---|
Dinastia Shia (Xia / 夏) | Si (姒) | Huashia | 2070 - 1600 p.e.s. | mbretëri | Jui i Madhërishëm | Xie i Shias |
Dinastia Shang (Shang / 商) | Zi (子) | Huashia | 1600 - 1046 p.e.s. | mbretëri | Çëng Tang | Di Shin |
Dinastia Perëndimore Xhou (Xi Zhou / 西周) | Xi (姬) | Huashia | 1046 - 771 p.e.s. | mbretëri | Wu i Xhout | Ju i Xhout |
Dinastia Lindore Xhou (Dong Zhou / 東周) | Xi (姬) | Huashia | 770 - 256 p.e.s. | mbretëri | Ping i Xhout | Nan i Xhout |
Shtatë Shtetet Luftuese (Zhan Guo Ci Xiong / 戰國七雄) | 475 - 221 p.e.s. | |||||
Dinastia Çin (Qin / 秦) | Jing (嬴) | Huashia | 221 - 207 p.e.s. | perandori | Çin Shi Huang | Shang i Qinit |
Dinastia Perëndimore Han (Xi Han / 西漢) | Liu (劉) | Han | 202 p.e.s. - 9 e.s. | perandori | Han Gaozu | Ruzi Jing |
Dinastia Shin (Xin / 新) | Uang (王) | Han | 9 - 23 e.s. | perandori | Ueng Mang | |
Dinastia Lindore Han (Dong Han / 東漢) | Liu (劉) | Han | 25 - 220 e.s. | perandori | Han Guangu | Han Shian |
Tre Mbretëritë (San Guo / 三國) | 220 - 280 e.s. | |||||
Dinastia Perëndimore Xin (Xi Jin / 西晉) | Sima (司馬) | Han | 266 - 316 e.s. | perandori | Xin Wu | Xin Min |
Dinastia Lindore Xin (Dong Jin / 東晉) | Sima (司馬) | Han | 317 - 420 e.s. | perandori | Xin Juen | Xin Gong |
Gjashtëmbëdhjetë Mbretëritë (Shiliu Guo / 十六國) | 304 - 439 e.s. | |||||
Dinastitë Veriore (Bei Chao / 北朝) | 386 - 581 e.s. | |||||
Dinastitë Jugore (Nan Chao / 南朝) | 420 - 589 e.s. | |||||
Dinastia Suej (Sui / 隋) | Jang (楊) | Han | 581 - 619 e.s. | perandori | Sui Wen | Sui Gong |
Dinastia Tang (Tang / 唐) | Li (李) | Han | 618 - 690 e.s., 705 - 907 e.s. | perandori | Tang Gaozu | Tang Ai |
Dinastia Wu Xhou (Wu Zhou / 武周) | Wu (武) | Han | 690 - 705 e.s. | perandori | Wu Zëtien | |
Pesë Dinastitë (Wu Dai / 五代) | 907 - 960 e.s. | |||||
Dhjetë Mbretëritë (Shi Guo / 十國) | 907 - 979 e.s. | |||||
Dinastia Liao (Liao / 遼) | Jelu (耶律) | Khitan | 916 - 1125 e.s. | perandori | Liao Taizu | Liao Tianzuo |
Dinastia Perëndimore Liao (Xi Liao / 西遼) | Jelu (耶律) | Khitan | 1124 - 1218 e.s. | perandori | Shi Liao Dezong | Kuçlugu |
Dinastia Veriore Song (Bei Song / 北宋) | Xhao (趙) | Han | 960 - 1127 e.s. | perandori | Song Taizu | Song Qinzong |
Dinasita Jugore Song (Nan Song / 南宋) | Xhao (趙) | Han | 1127 - 1279 e.s. | perandori | Song Gaozong | Song Bing |
Dinastia Perëndimore Shia (Xi Xia / 西夏) | Ueiming (嵬名) | Tangut | 1038 - 1227 e.s. | perandori | Shi Shia Xingzong | Shi Shia Mo |
Dinastia Xin (Jin / 金) | Uanian (完顏) | Xhurqen | 1115 - 1234 e.s. | perandori | Xin Taizu | Xin Mo |
Dinastia Juen (Yuan / 元) | Borzhigin (孛兒只斤) | Mongolian | 1271 - 1368 e.s. | perandori | Kublai | Toghon Temyr |
Dinastia Veriore Juen (Bei Yuan / 北元) | Borzhigin (孛兒只斤) | Mongolian | 1368 - 1635 e.s. | perandori | Toghon Temyr | Erke Khonghor |
Dinastia Ming (Ming / 明) | Xhu (朱) | Han | 1368 - 1644 e.s. | perandori | Hongu | Çongxhën |
Dinastia Jugore Ming (Nan Ming / 南明) | Xhu (朱) | Han | 1616 - 1662 e.s. | perandori | Honguang | Jongli |
Dinastia e Mëvonshme Xin (Hou Jin / 後金) | Aisin-Goro (愛新覺羅) | Mançu | 1616 - 1636 e.s. | perandori | Nurhaci | Hong Taixi |
Dinastia Çing (Qing / 清) | Aisin-Goro (愛新覺羅) | Mançu | 1636 - 1912 e.s. | perandori | Hong Taixi | Shuantong |