Disiplina shkollore ka të bëjë me veprimet e ndërmarra nga një mësues ose institucion shkollor ndaj një nxënësi, studenti (ose grupi studentësh) kur sjellja e nxënësit ose studentit prish veprimtarinë e vazhdueshme arsimore ose thyen një rregull të krijuar nga mësuesi ose sistemi shkollor. Disiplina mund të udhëzojë sjelljen e fëmijëve ose të rinjëve si dhe të vendosë kufij për t'i ndihmuar ata të mësojnë të kujdesen për veten e tyre, njerëzit e tjerë dhe botën përreth. [1]

Një karikaturë që tregon nxënësit të cilët i nënshtrohen "Ndëshkimit fizik".

Përmbledhje Redakto

Sistemet shkollore vendosin rregulla, dhe nëse nxënësit ose studentët i shkelin këto rregulla, ata i nënshtrohen disiplinës. Këto rregulla, për shembull, mund të përcaktojnë standardet e pritura të veshjeve, kohën e duhur, sjelljen sociale dhe etikën e punës. Termi "disiplinë" zbatohet për dënimin që është pasojë e thyerjes së rregullave. Qëllimi i disiplinës është të përcaktojë limite të cilat kufizojnë sjelljet ose qëndrimet e caktuara e që konsiderohen si të dëmshme ose kundër politikave shkollore, normave arsimore, traditave pedagogjike, etj. Fokusi i disiplinës aktualisht është duke u zhvendosur dhe qasjet alternative po shfaqen për shkak të niveleve të larta të braktisjes dhe dënimit joproporcional ndaj nxënësve ose studentëve.

Disiplinimi i fëmijëve është i rëndësishëm për të krijuar një mjedis të sigurt dhe argëtues të të mësuarit. Disiplina kërkon njohuri, aftësi, ndjeshmëri dhe vetëbesim; edhe mësimdhënia si çdo art, është diçka që dikush do të përfitojë përmes arsimimit, trajnimit dhe përvojës; si dhe bëhet më e lehtë përmes praktikimit. Shumë njerëz ngatërrojnë disiplinën me menaxhimin e klasës; disiplina është një dimension i rëndësishëm menaxhimit të klasës ndërsa menaxhimi i klasës është një term i përgjithshëm. Disiplina gjithashtu mund të ketë një ndikim pozitiv si në individin, ashtu edhe në mjedisin e klasës dhe atmosferën mësimore në përgjithësi. Përdorimi i veprimeve disiplinore mund të jetë një mundësi për të reflektuar dhe mësuar rreth pasojave, ngulitur vlera kolektive dhe për të inkurajuar sjelljen që është e pranueshme për klasën. Njohja e larmisë së vlerave brenda komuniteteve mund të rrisë mirëkuptimin dhe tolerancën e teknikave të ndryshme disiplinore. [2] Promovimi i korrigjimit pozitiv të sjelljes së dyshimtë brenda dinamikës së klasës, në krahasim me dënimet jashtë klase si ndalimi, pezullimi ose dëbimi, mund të inkurajojë të mësuarit dhe dekurajojë sjelljen e keqe në të ardhmen. [3] Mësimi për të zotëruar sjelljen e keqe të një personi gjithashtu mund të kontribuojë në rritjen pozitive të të mësuarit emocional shoqëror. [4]

Disiplina është një grup veprimesh të përcaktuara nga rrethi i shkollës për të korrigjuar veprimet e marra nga një nxënës ose student e të cilat veprime konsiderohen të papërshtatshme. Disa studiues mendojnë se nxënësit ose studentët sjellen keq për shkak të mungesës së angazhimit dhe stimulimit në mjediset tipike të shkollës, një përkufizimi të ngurtë të sjelljeve të pranueshme dhe mungesës së vëmendjes dhe dashurisë në jetën personale të një nxënësi ose studenti.

Praktikat e disiplinës shkollore zakonisht informohen nga teoria profesionale prej pedagogëve, psikologëve, mësimdhënësve dhe edukatorëve. Ekzistojnë një numër teorish të cilat formësojnë një strategji gjithëpërfshirëse disiplinore për një shkollë të tërë ose një klasë të veçantë. Në Australi, p.sh. ndëshkimi fizik është i ndaluar në shkolla publike në të gjitha shtetet, por që nga viti 2019, ai është akoma i lejuar në shkolla private në Queensland dhe Territorin Verior. [5]

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

  • Arum, Richard (30 tetor 2003). Judging School Discipline: The Crisis of Moral Authority (në anglisht). Harvard University Press. ISBN 978-0-674-01179-3.
  • Glasser, William (15 maj 2001). Counseling With Choice Theory: The New Reality Therapy (në anglisht). Harper Collins. ISBN 978-0-06-095366-9.
  • McIntyre, T. (2005) Assertive Discipline. Retrieved 12 August 2005

Referime Redakto

  1. ^ "What is Discipline?". users.metu.edu.tr (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2016. Marrë më 17 maj 2016.
  2. ^ Scarlett. W. George (24 February 2015). The SAGE Encyclopedia of Classroom Management
  3. ^ What is Positive School Discipline? (2013). Education Development Center. http://positiveschooldiscipline.promoteprevent.org/what-positive-school-discipline
  4. ^ Chadsey, Terry and Jody McVittie (August 2006). The Positive Discipline Association.http://www.positivediscipline.org/resources/Documents/PDSbrchr-8-06.pdf
  5. ^ "Federal Government rules out return of corporal punishment, after curriculum adviser says it can be 'very effective'". ABC NEWS (në anglisht). 16 korrik 2014. Marrë më 7 maj 2016.