Diskutim:Fterra jonë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Fterra jonë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Gazeta fterra jone u bashkua por duhet fshire ky ze qe te mos kete perplasje--Sankt Georg 20 Janar 2009 00:40 (CET)
Gazeta është e publikuar në internet në faqen 'Fterra jone"
“E
DREJTA ZAKONORE E LABËRISË
Redakto” me autor Prof. Dr. Ismet Elezi.
U botua për here te pare ne vitin 1994 dhe u ribotua ne vitin 2002. QelIimi i ketij punimi ishte për te dhene nje ndihmese sado modeste ne ndriçimin me vertetesi te kultures se lashte te populIit te kesaj krahine, te pasqyruar veç te tjerash, edhe ne te drejten zakonore te saj.
Ne te trajtohen disa probleme kryesore te se drejtes zakonore te Laberise, sidomos nga gjysma e dyte e shekullit te 19-te dhe deri ne çerekun e pare te shek. te 20-te. Ky kufizim kohor është percaktuar nga mungesa e burimeve te mjaftueshme për shekujt paraardhes, si dhe nga ndryshimet e plotesimet qe iu bene normave te vjetra me reformat e kesaj periudhe historike.
Gjurmet e se drejtes zakonore te Laberise filluan te mblidhen nga etnografi i njohur shqiptar Rrok Zojzi ne vitet 50-60 te shek. te 20-te. Kjo pune u vazhdua nga autori i ketij punimi ne Kurvelesh ne vitet 70-80-te.
Struktura e librit permban njohuri te pergjithshme për Laberine dhe veprimin ne hapesire te se drejtes zakonore te saj ndermjet tre urave - te Drashovices, te Tepelenes dhe te Delvines ose ne tere zonen qe shtrihet nga lumi Vjose, Lumi i Vlores, Kurveleshi, Rreza e Tepelenes, Kardhiqi, Rrezoma, Zhulati, Himara, Bregu i Detit, Gryka e Dukatit.
Rreth percaktimit te kufijve te krahines se Laberise sillen pikepamjet e ndryshme te studiuesve shqiptare e te huaj, te cilat, veç dallimeve, bashkohen ne nje pike kryesore se Laberia është nje krahine ne Jug Perendim te Shqiperise, qe ka mbrojtur vetqeverisjen vendore, por shume kohe, ka ruajtur autoktonine, identitetin kombetar, gjuhen, zakonet e veta, ne lufte te vazhdueshme kunder pushtuesve te huaj, ashtu sikurse malesite e Veriut te Shqiperise. Himares iu njohen (venomet) e drejta e vetqeverisjes vendore nga pushtuesit osmane qe ne vitin 1492 e ne vazhdimesi.
Ne liber trajtohet historiku i se drejtes zakonore te Laberise, te trasheguar nga lashtesia ilire brez pas brezi, e sidomos referimi qe ben tradita gojore te Kanuni i Papa Zhulit (ne mesjete), zhvillimet e mevonshme, ndryshimet e plotesimet e tij, posaçerisht me reformat (Shartet e Idriz Sulit) (shek. XVIII-XIX) dhe deri reformat e bera ne Kuvendin e Laberise, te mbledhur ne Kuç te Kurveleshit me 28 nentor 1924.
Vend te veçante zene normat qe rregullonin marredheniet familjare e martesore, organizimin shoqeror (organizmat e vetqeverisjes vendore ¬pleqte (pleqesia), kuvendet etj.), marredheniet civile e te pronesise, detyrimet (kontratat), trashegimine, normat me karakter penal (ne menyre te veçante kufizimin e gjakmarrjes), normat me karakter procedural penal e civil, sidhe kundervajtjet administrative.
E drejta zakonore shqiptare ka nje shtrat te perbashket. Ngjasimet me Kanunin e Leke Dukagjinit janë te shumta, pa perjashtuar dallimet e veçata midis tyre.
Botimi i librit është pritur me interesim te madh nga opinioni shoqeror e shkencor. Për kete deshmojne 20 recensione me vleresime mjaft pozitive për botimin e pare dhe për botimin e dyte te tij.
Mbi bazen e materialit te mbledhur nga tradita gojore po pergatitet për botim Kanuni i Laberise.
Libri synon te ndihmoje ne luften për zhdukjen e ndikimit te normave te se drejtes zakonore me karakter patriarkal fisnor ne jeten e shoqerise sone, e cila tani qeveriset ne baze te Kushtetutes e te ligjeve demokratike dhe aspiron për t'u bashkuar me popujt e tjere te qyteteruar te Evropes.
Si i pari, studimi i ketij lloji për te drejten zakonore te Laberise hedh bazat për hulumtime e kerkime shkencore te metejshme nga studiuesit tane.
(Puntori 2 Gusht 2007 07:29 (UTC))