Diskutim:Jahja Sadiku/Arkivi 1
Latest comment: 3 vjet më parë by Ikranjani in topic Shquarsia
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Jahja Sadiku/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Shquarsia
RedaktoPershendetje @Puntori, jam dakord qe titullimet e artikujve duhet te jene emer+mbiemer, por duhet te kuptohet qe ne disa raste shquarsia e personazhit historik ne fjale (si puna e ketij) nuk e njeh per emer mbiemer. Ka te bejne konteksti historik, figurat e meparshme historike, ndoshta te para 1 shekulli me perafersi, titulli u ka ecur bashke me emrin dhe te tille jane dokumentuar. Figura me te rishta me pas ka mundesi qe t'i nenshtrohen ne menyre me te njetrajtshme rregullimit. Flm --Ikranjani (diskutimet) 11 shkurt 2021 14:19 (CET)
- Përshëndetje Ikranjani, është e vërtetë kjo që thua dhe duhet të mbetet vetëm për personat të cilëve u mungon emri dhe mbiemri, por që kanë nofkë ose diç të ngjashme. Për personat që kanë emër dhe mbiemër duhet vendosur emri dhe mbiemri por dhe lidhja e zhvendosur e nofkës së njohur ose diç të ngjashme. Kjo është e rëndësishme për hulumtimet serioze sepse ndër popull këta persona janë të njohur me nofkat e tyre, por nëpër arkivat kombëtare dhe ndërkombëtare me emra dhe mbiemra. Për çfarëdo hulumtimi serioz emri dhe mbiemri janë parësorë. Përshëndetje Puntori (diskutimet) 11 shkurt 2021 14:29 (CET)
- Flm @Puntori,, hulumtimet serioze marrin persiper shquarsine sepse perfshihen disa faktore kulturologjike: formulimi emer+mbiemer nuk i perkiste kultures se kohes te personazhit ne fjale, titulli fetar dhe emri jane ngjizur ne memorien edhe kolektive, por edhe dokumentore. Keshtu se paku i radhit nje studjuese si Nathalie Clayer, keshtu qe nofkat nuk perbejne problem.--Ikranjani (diskutimet) 11 shkurt 2021 14:36 (CET)
- Nëse merremi me një hulumtim serioz dhe trajtojmë personalitetin e Jahja Sadikut duke trajtuar arkivat shtetërore Jugosllave ose Otomane ose ku e di unë. A mendon se do gjesh përmes titullit të tij apo përmes emrit të tij? Kjo është përgjigja përmes së cilës rregullohen personalitetet dhe publikimi i tyre. Varësisht nga kjo përgjigje duhet bërë edhe zhvillimi i artikujve në Wikipedia. Ky ishte vetëm një shembull, ndërsa nëse është fjala për këtë artikull konkretisht, atëherë duhet grisur sepse nuk plotëson shumë kritere. Nuk ka gjuhë shqipe të mirëfilltë, nuk ka referenca, nuk ka strukturë enciklopedike, është bazuar mbi lloj të shkrimit gojëdhënorë dhe më e keqja është kopjim i pastër (copy-paste).
- Arsyeja përse unë gjithmonë këto shkrime nuk i kam grisur që në fillim është 'shpresa' se ndokush, ndonjëherë do të merret seriozisht dhe do të përpilojë artikuj enciklopedik nga këto shkrime ose kopjime. Puntori (diskutimet) 11 shkurt 2021 14:48 (CET)
- Titulli me sa di une duhet te merret siç njihet personazhi historik, pra nga shquarsia. Keshtu e shoh se i perdor edhe Nathalie Clayer apo Jashar Rexhepagiq nder punimet e tyre per fene islame me tarikatet e veta neper viset shqiptare. Qe artikulli nuk ka strukture enciklopedike, kjo eshte afermendsh, por une po diskutoj per zhvendosjen ne emertim. Ndaj po e perseris, kjo figure e shek. XIX nuk kishte si te njihej emer mbiemer sepse nuk ishte kriter taksionomik i kultures se kohes, ndaj ka mbijetuar dhe ende njihet thjesht si Mulla Jahja. Sa per grisjen, ti shume mire mund ta nisesh duke e vene stampen. --Ikranjani (diskutimet) 11 shkurt 2021 15:08 (CET)
- E kuptoj shqetësimin tënd, por argumentimi është jo i plotë. Është lloj i shpërndarjes së emrave të personaliteteve të ndryshme shqiptare kudo që jetojnë. Shquarsia të cilën shfrytëzojnë Nathalie Clayer, Jashar Rexhepagiq, e të tjerë është vetëm e përcjellë nga gojëdhënat e rrethit ku kanë jetuar personalitetet. Le të marrim si shembull një personalitet tjetër "Molla Jakupi" ose "Mulla Jakupi" si do që të thuash është personalitet i cili vërtetë kështu njihet ndër muslimanët e të gjitha trojeve shqiptare (për ata të cilët kanë dëgjuar për të). Sidoqoftë, nëse hulumtojmë biografinë e tij në mënyrë profesionale, duhet të merremi me arkive të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe atje njihet jo si Molla Jakupi, por si Jakup Asipi. Sidoqoft, në gjuhët tjera si anglishtja, gjermanishtja, arabishtja e të tjerë merren shquarje të tilla, por fjala është për një personalitet i cili është një dhe i vetëm i njohur me atë shquarje. Shembull në anglisht "Billi the Kid" është një dhe i vetëm. Në literaturën arabe imamët njihen në forma të tilla, por janë të njohura për të gjithë studiuesit dhe nuk janë të përgjithshme ku përfshihen persona të ndryshëm. Psh Mulla Jahja, Mulla Jahja Plava, Mulla Jahja Nikushtaku etj.
- Sidoqoftë këto janë ndër arsyet të cilat më kanë shtyrë që gjithmonë të krijohet një rregull i paraqitjes së personaliteteve dhe punimeve tjera në sq.wiki. Në të kundërtën, mund të bëhet kërkesë për rikthimin e artikullit.
- Më vije keq, me kaq do ta përmbyllë këtë diskutim mbi këtë temë.
- Përshëndetje të sinqerta. Puntori (diskutimet) 11 shkurt 2021 16:23 (CET)
- Titulli me sa di une duhet te merret siç njihet personazhi historik, pra nga shquarsia. Keshtu e shoh se i perdor edhe Nathalie Clayer apo Jashar Rexhepagiq nder punimet e tyre per fene islame me tarikatet e veta neper viset shqiptare. Qe artikulli nuk ka strukture enciklopedike, kjo eshte afermendsh, por une po diskutoj per zhvendosjen ne emertim. Ndaj po e perseris, kjo figure e shek. XIX nuk kishte si te njihej emer mbiemer sepse nuk ishte kriter taksionomik i kultures se kohes, ndaj ka mbijetuar dhe ende njihet thjesht si Mulla Jahja. Sa per grisjen, ti shume mire mund ta nisesh duke e vene stampen. --Ikranjani (diskutimet) 11 shkurt 2021 15:08 (CET)
- Nese duam te diskutojme edhe metodologjine e Clayer, Rexhepagiq me koleget e tyre atehere them se kemi ngaterruar faqe. Por per t'iu rikthyer temes, propozova diskrecion kundrejt konteksteve nga vijne keto figura dhe nuancave qe i shoqerojne. Ne rastin e shume Mulla Jahjajve, mund te ndahen shume mire ne artikuj te posaçem. Ky te pakten dokumentohet, ne aq pak burime jo fort te mira sa c'ka ne google, Mulla Jahja. I nderuari Asipi kuptohet qe hyn tek bashkekohesit dhe eshte me i dokumentuar ne saje qasjes qe ka qelluar me mjetet e komunikimit ne te gjalle te tij. Flm per kohen dhe durimin. Ju pershendes. --Ikranjani (diskutimet) 11 shkurt 2021 19:57 (CET)