Diskutim:Shpërthimi në Gërdec/Arkivi 1

Latest comment: 4 muaj më parë by InternetArchiveBot in topic Internet Archive Bot
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shpërthimi në Gërdec/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 2 lidhje të jashtme te artikulli Shpërthimi në Gërdec. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Gjithashtu aty mund të gjeni informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 7 tetor 2019 21:27 (CEST)

Emërtimi i artikullit

Redakto

Artikulli duhet të emërtohet Shpërthimi në Gërdec duke përdorur ë. --Zeke 18 Mars 2008 13:54 (UTC)

Ligjet per te drejtat e autorit

Redakto

Ne cdo rast eshte mire te dihen:

SIPAS LIGJIT PER TE DREJTEN E AUTORIT

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, dt. 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave, aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë:

Neni 7
Riprodhimi i lirë në formë citimi
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim të citohet një vepër e botuar sipas ligjit në një vepër tjetër, po gjithmonë duke shkruar detyrimisht burimin dhe emrin e autorit, po qe se është në veprën origjinale, me kusht që citimi të jetë i ndershëm, i saktë dhe të mos tejkalohet qëllimi i përdorimit.
Neni 8
Përdorimi i lirë për mësimdhënie
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, por duke përmendur detyrimisht burimin dhe emrin e autorit, po qe se është në veprën origjinale:
a) të përdoret një vepër e botuar sipas ligjit për ilustrime në botime, transmetime a regjistrime të zërit e të figurës për mësimdhënie;
b) të riprodhohen, me mjete reprografike, artikuj të veçantë të botuar sipas ligjit në një gazetë a revistë; pjesë të shkruara të shkëputura nga një vepër e botuar sipas ligjit, ose një vepër e plotë e shkurtër e botuar sipas ligjit, për mësimdhënie a për provime në institucione shkollore, veprimtaria e të cilave nuk ka qëllim të drejtpërdrejtë a të tërthortë fitimin komercial, me kusht që përdorimi të jetë gjithnjë i ndershëm.
Neni 9
Riprodhimi i lirë nga bibliotekat dhe arkivat
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, riprodhimi i një vepre në një kopje nga një bibliotekë ose arkiv, veprimtaria e të cilëve nuk ka për qëllim të drejtpërdrejtë a të tërthortë fitimin komercial. Kopja në fjalë mbetet në koleksionin e përhershëm të bibliotekës a të arkivit, me qëllim :
a) ruajtje dhe, po të jetë nevoja (në rast humbjeje, shkatërrimi ose daljeje jashtë përdorimi), edhe zëvendësimi;
b) zëvendësimi i një kopjeje (të humbur, të shkatërruara të dalë jashtë përdorimi) për koleksionin e përhershëm të një biblioteke ose arkivi tjetër. Këto veprim kryhen nëse blerja e kopjes origjinale është e pamundur për një periudhë kohe të gjatë dhe në kushte të arsyeshme.
Neni 10
Riprodhimi i lirë për qëllime legale dhe administrative
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, riprodhimi i një vepre për përdorim në një proces gjyqësor ose procese të tjera administrative në masën e përligjur nga qëllimi.
Neni 11
Përdorimi i lirë me qëllim dhënieje informacioni
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, por duke përmendur detyrimisht burimin dhe emrin e autorit,po qe se është në veprën origjinale:
a) të riprodhohet e të shpërndahet me anë të shtypit, transmetimit a komunikimit për publikun me kabllo, një artikull i botuar në një gazetë a revistë me temë ekonomike, politike apo fetare ose një vepër tjetër e transmetuar, në rastet kur e drejta e riprodhimit, e transmetimit ose e një komunikimi të ngjashëm për publikun nuk është shprehimisht e kufizuar;
b) të riprodhohet dhe t'i jepet publikut, në rastet kur jepen lajme për një ngjarje të ditës, një vepër e parë ose e dëgjuar gjatë asaj ngjarjeje, me anë të fotografisë, kinematografisë, transmetimit a komunikimit me kabllo, pa kaluar masën e qëllimit informativ;
c) të riprodhohen në shtyp, në transmetime ose në mjete të tjera të komunikimit masiv, leksione, fjalime, predikime dhe vepra të tjera të një natyre të ngjashme me to, të mbajtura në vende publike, si dhe fjalimet e mbajtura gjatë një proçedure ligjore, me qëllim dhënieje informacioni (pa tejkaluar qëllimin informativ), në një kohë që autorët në fjalë ruajnë të drejtën e botimit të përmbledhjeve të veprave të tilla.
Neni 12
Përdorimi i lirë i fotografive të veprave të vendosura në vende publike
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim,riprodhimi, transmetimi ose komunikimi për publikun me kabllo,i një fotografie të një vepre arkitektonike, arti të bukur, vepre fotografike ose vepre arti të aplikuar, të vendosur në një vend publik (shesh, rrugë, park, etj.), me përjashtim të rasteve kur fotografia është tema kryesore e riprodhimit, transmetimit a komunikimit dhe kur përdoret për qëllime komerciale.
Neni 15
Regjistrimi i lirë i përkohshëm nga organe transmetuese
Një organ transmetues mund të regjistrojë për përdorim të përkohshëm, me mjetet e tij, një vepër, për të cilën ai e gëzon këtë të drejtë pa pëlqimin e autorit dhe pa shpërblim të osaçëm. Ky organ është i detyruar ta shkatërrojë regjistrimin në fjalë brenda gjashtë muajve, që nga koha e marrjes, përveç rasteve kur është rënë dakord me autorin e veprës për një afat më të gjatë. Megjithatë një regjistrim i tillë mund të ruhet në arkiva zyrtare dhe pa një marrëveshje të tillë, kur ka vlera të veçanta dokumentare a historike.
Neni 16
Shfaqja e lirë publike
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, shfaqja publike e një vepre gjatë një veprimtarie të një institucioni shkollor, përgatitur nga vetë personeli, po qe se spektatorët janë thjesht personeli dhe studentët e institucionit, prindërit ose kujdestarët e studentëve, si dhe persona të tjerë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionin.

--Lagoon 22 Prill 2008 11:03 (UTC)

Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Shpërthimi në Gërdec. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 30 korrik 2023 05:30 (CEST)

Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 0 lidhje të jashtme te artikulli Shpërthimi në Gërdec. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 16 korrik 2024 05:27 (CEST)

Return to "Shpërthimi në Gërdec/Arkivi 1" page.