Diskutim:Surja Al Imran

Shto një temë
Active discussions
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Surja Al Imran. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Titulli i kaptinësRedakto

Titulli i kësaj kaptine në gjuhën shqipe është "Ali Imran" kurse ai që kam vendosur unë fillimisht ka qenë një gabim teknik. Shqipja nuk është anglishte e as arabishre dhe nuk krahasohet me ato. Jo të gjitha krahasimet duhet bërë me gjuhë tjera dhe duhet realizuar sipas asaj që është në gjuhë të huaja. Këto lloj argumentimi janë pa bazë dhe absurde. Puntori (diskutimet) 11 shkurt 2021 14:41 (CET)

Ndjese @Puntori, se po duket se po te vihem nga pas. Titulli i sures eshte e vertete qe tek [file:///C:/Users/videa/Downloads/Sherif-Ahmeti-P%C3%ABrkthim-i-Kuranit-Fisnik-me-komentim.pdf varianti] i Sherif Ahmetit eshte Ali Imran, por pikerisht ketu krahasimet duhen bere edhe me brenda gjuhes shqipes, edhe me gjuhet e tjera. Ali ne shqip eshte emer i perveçem, ne arabisht fjala tingullon diçka si Aal, si te thuash konaku, vatra e Imranit. Ndaj, per keso detajesh dhe varianti i H. Sherif Ahmetit ka kritika. Nje variant tjeter ruan formen konvencionale te sjellur nga arabishtja. Nuk duhet te harrohet kriteri kulturor i tekstit, qe kuti mates eshte arabishtja, ndaj edhe anglishtja si lingua islamica e koheve te sotme e ndjek fije per pe. Keshtu edhe shqipja nuk duhet te dalloje nga to. --Ikranjani (diskutimet) 11 shkurt 2021 15:04 (CET)
Mund edhe të e kesh me të drejtë, por unë për bazë e marr një libër ose dy si psh Sherif Ahmedi dhe Hasan Nahi. Më vije shumë keq, por të gjitha mendimet tjera derisa nuk janë të lidhura me përkthime serioze të Kur'anit nuk janë me vlerë të nivelit të lartë. Nivelit të duhur. Unë nëse i anashkaloj dy profesionist aq serioz sa që të marrin përsipër përkthimin e Kur'anit dhe marr për bazë një vlerësim tjetër atëherë nuk jam duke vepruar në nivel shkencor.
Në anën tjetër, nëse kemi më shumë përkthime të Kur'anit dhe ato kanë më shumë versione në emërimin e kësaj kaptine ose edhe të tjera, atëherë të gjitha përkthimet duhet sqaruar në artikull dhe si titull duhet marrë ai më i përhapuri. Në këtë rast titulli më i përhapur është "Suretul Ali Imran". Përshëndetje të sinqerta. Puntori (diskutimet) 11 shkurt 2021 15:17 (CET)
Return to "Surja Al Imran" page.