Diskutim:Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar

Latest comment: 8 orë më parë by Fallbackintoreality in topic Te gjitha takimet e Edit Rames ne artikuj te vecante !!
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Te gjitha takimet e Edit Rames ne artikuj te vecante !!

Redakto

@Zbulimi, Nuk po arrij ta kuptoj arsyen e krijimit per secilin takim te nje artikulli te vecante. Zbulimi, po fillon te me duket si nje fushate politike per marrje te votave apo reklamim.. Nuk e di nga je, por ne Kosove ne nuk e shohim te arsyeshme kete qasje, dhe do te ishte kunder rregullave, mbase jam gabim.. Edi Rama nuk eshte Albert Ajnshtajni.
@Klein Muçi. — Leutrim.P (diskutimet) 27 nëntor 2024 14:09 (CET)Reply

Leutrim.P, nëse nuk gabohem, janë 5 artikuj të tillë në total. Duke pasur parasysh dhe gjatësinë e tyre të shkurtër, mbase do të ishin mirë të ishin të mbledhur në një artikull të vetëm pasi edhe pse mund të kenë interes nga ana mediatike si ngjarje, nga pikëpamja enciklopedike tema paraqitet me një interes të reduktuar për sa kohë në këto takime nuk ka pasur ndryshime historiko-politike të mëdha. — Klein Muçi (diskutimet) 27 nëntor 2024 14:17 (CET)Reply
Faleminderit për komentin. Unë jam shqiptar dhe dëshiroj që të shkruhet historia e shqiptarëve.
Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka takuar shqiptarët nëpër botë.
Organizimi i takimeve me shqiptarët nëpër botë ka për qëllim të ruajë lidhjet kulturore dhe kombëtare me ata që jetojnë jashtë vendit për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe kombëtar, duke mbështetur idenë se diaspora është një pjesë e pandashme e kombit shqiptar. Zbulimi (diskutimet) 27 nëntor 2024 17:26 (CET)Reply
@Zbulimi, mor njeri, kjo është puna e lajmeve, jo e Wikipedisë. Plus, fakti që faqet që po i krijon për evente në historinë politike shqiptare përfshijnë gati ekskluzivisht presidentin si protagonist po çon dyshime rreth motivit të tyre. Fallbackintoreality (diskutimet) 28 nëntor 2024 22:17 (CET)Reply
@Zbulimi, Nuk po e konteston askush te drejten tende te shkruash per qfare te duash, por problemi eshte te krijimi i artikujve te vecant per secilin takim. Si thua per idene e Kleinit qe ti integrosh ne nje artikull te vetem, te gjitha ato takime te Edi Rames ku edhe mund te shtosh te reja aty sa here te ndodhin ato. P.sh me titull "Takimet e Edi Ramës me shqiptarët jashtë vendit" -- Leutrim.P (diskutimet)
Return to "Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar" page.