Ditëlindja
dita e lindjes së një personi
Ditëlindja[1] është përvjetori i lindjes së një personi, ose figurativisht i një institucioni. Ditëlindjet e njerëzve festohen në kultura të shumta, shpesh me dhurata për ditëlindje, kartolina ditëlindjeje, një festë ditëlindjeje ose një rit kalimi.

Shumë fe festojnë lindjen e themeluesve të tyre ose figurave fetare me festa të veçanta (p.sh. Krishtlindjet, Mevlydi, Ditëlindja e Budës dhe Krishna Janmashtami).
Ekziston një dallim midis ditëlindjes dhe datëlindjes: e para, përveç 29 shkurtit, ndodh çdo vit (p.sh. 15 janar), ndërsa e dyta është data e plotë kur ka lindur një person (p.sh. 15 janar 2001).
Referime
Redakto- ^ "Fjalorthi". fjalorthi.com (në anglisht). Marrë më 2025-01-21.