Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është një festë vjetore e parimeve të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Dita Botërore e Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqit të Kuq festohet me 8 maj të çdo viti. [1] Kjo datë është përvjetori i lindjes së Henry Dunant, i cili është i lindur më 8 maj të vitit 1828. Ai ishte themeluesi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe fitues i Çmimit të parë Nobel për Paqen. [2] [3] [4] [5]
Historiku
RedaktoIdeja për një "aksion të përvitshëm që mund të mbahej në të gjithë botën ... që do të ishte një kontribut i madh për paqen" u prezantua menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Kjo iniciativë, e njohur si "Armëpushimi i Kryqit të Kuq", u studiua nga një Komision Ndërkombëtar i krijuar në Konferencën e 14-të Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq. Raporti i tij, i paraqitur në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Tokio në vitin 1934, edhe u miratua nga organet përkatëse. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, propozimi i Tokios u rishqyrtua nga Lidhja e Shoqërive të Kryqit të Kuq (LRCS), (riemërtuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në vitin 1991). Dy vjet më vonë, duke marrë parasysh parimet e armëpushimit dhe zbatueshmërinë e saj nëpër rajone të ndryshme të botës, propozimi i një Dite Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq u miratua [2] dhe Dita e parë e Kryqit të Kuq u festua më 8 maj të vitit 1948. Titulli zyrtar i ditës ndryshoi me kalimin e kohës dhe u bë "Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe" në vitin 1984. [6]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Foreign Secretary marks World Red Cross and Red Crescent Day". gov.uk (në anglisht). Marrë më 7 maj 2019.
- ^ a b International Committee of the Red Cross (7 maj 2003). "World Red Cross Red Crescent Day". Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2010. Marrë më 29 tetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "World Red Cross Red Crescent Day – 8 May 2013". Education Scotland (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2016. Marrë më 30 gusht 2012.
- ^ "International Red Cross and Red Crescent Day". South African Government Information (në anglisht). 10 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2012. Marrë më 7 prill 2020.
- ^ "We observe World Red Cross and Red Crescent Day 2012". Tempo. 8 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2020. Marrë më 30 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ 8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe Kryqi i Kuq Shqiptar