Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq - KNKK (anglisht: International Committee of the Red Cross - ICRC ; frëngjisht: Comité International de la Croix-Rouge) është një institucion humanitar me qendër në Gjenevë, Zvicër dhe një Laureat i Çmimeve Nobel për tre herë. Palët shtetërore (nënshkruesit) të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet e saj shtesë të vitit 1977 (Protokolli I, Protokolli II) dhe Protokolli i vitit 2005 i kanë dhënë KNKK-së një mandat për të mbrojtur viktimat e konflikteve të armatosura ndërkombëtare dhe të brendshme. Viktima të tilla përfshijnë të plagosur në luftë, të burgosur, refugjatë, civilë dhe joluftëtarë të tjerë . [1]

Stema e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (frëngjisht: Comité International de la croix-rouge ).
Henry Dunant, autor i veprës me titull A Memory of Solferino
Dokumenti origjinal i Konventës së parë të Gjenevës, 1864
Kryqi i Kuq në veprim në vitin 1864
Memorial për të përkujtuar përdorimin e parë të simbolit të Kryqit të Kuq në një konflikt të armatosur gjatë Betejës së Dybbøl (Danimarkë) në vitin 1864; i ngritur bashkërisht në vitin 1989 nga shoqëritë kombëtare të Kryqit të Kuq të Danimarkës dhe Gjermanisë
Kartolina Franceze në nderim të rolit të infermierëve të Kryqit të Kuq gjatë Luftës së Parë Botërore, 1915.

ICRC është pjesë e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe 190 Shoqërive Kombëtare. [2] KNKK - ICRC është organizata më e vjetër dhe më e nderuar brenda lëvizjes ndërkombëtare dhe një nga organizatat më të njohura në botë, duke fituar tre Çmime Nobel për Paqe në vitet 1917, 1944 dhe 1963. [3]

Historiku

Redakto

Kryqi i Kuq u krijua për të ndihmuar njerëzit në nevojë në fushën e betejës. Henry Dunant, themeluesi i Lëvizjes së Kryqit të Kuq, ishte nje biznesmen nga Gjeneva që u bë rastësisht dëshmitar i betejës së Solferinos në Itali më 1859 dhe u trondit thellë kur pa shumë ushtarë të plagosur të braktisur në fatin e tyre. Shumë prej tyre mund të shpëtonin prej vdekjes po t'u jepej ndihmë, por personeli sanitar që dispononin ushtritë në atë kohë, ishte shumë më i vogël se ç'nevojitej. Numri i viktimave të betejës së Solferinos arrinte në 40.000 vetë. Pas kthimit në Gjenevë ai shkruan një libër "Një kujtim nga Solferino" ku bën dy propozime që shënojnë në të njëjtën kohë edhe lindjen e idesë së Kryqit të Kuq. Propozimi i parë që bëri Henry Dunant, ishte krijimi në çdo vend i një shoqate e cila do të formonte që në kohë paqeje, vullnetarë për të ndihmuar personelin mjekësor të forcave të armatosura në rast se do të shpërthente lufta. Dhe duke qenë se të formosh këta vullnetarë në dhënien e ndihmës nuk mjafton, por duhet gjithashtu që ata të jenë pranë të plagosurve në fushën e betejës, ai bëri propozimin e dytë sipas të cilit shtetet të nxirrnin rregulla të zbatueshme në të gjitha konfliktet e armatosura ndërkombëtare, të cilat do të siguronin ndihmë dhe mbrojtje për luftëtarët e plagosur dhe do të mbronin personat e ngarkuar për t'u kujdesur për ta.

Sot, 185 vende kanë një Shoqatë Kombëtare të Kryqit të Kuq apo të Gjysmëhënës së Kuqe të cilat janë njohur nga Asambleja e Lëvizjes dhe me miliona vullnetarë janë formuar prej tyre në dhënien e ndihmës. Ndërsa që nga marrëveshja e parë që bënë shtetet më 1864 që ishte një traktat që përmblidhte rregullat për të cilat shkruante Dunanti dhe që u bë i njohur nën emrin Konventa e Parë e Gjenevës, sot ekzistojnë një mori marrëveshjesh në këtë fushë që formojnë të ashtuquajturën të Drejtë Ndërkombëtare Humanitare. Shumë i rëndësishëm është në këtë kuadër identifikimi me lehtësi i personave që japin dhe marrin ndihmë në kohë lufte me qëllim që të mbrohen prej palëve në konflikt. Për këtë arsye u vendos që të përdorej e njëjta shenjë mbrojtëse dhe identifikuese: një kryq i kuq mbi një fushë të bardhë. Prej kësaj embleme morën më vonë edhe emrin shoqatat e ndihmës, ato u quajtën shoqata të Kryqit të Kuq. Vëndet e botës arabe dhe të besimit mysliman e zëvendësuan me një simbol tjetër: një Gjysmëhënë të Kuqe në një fushë të bardhë. Këto dy simbole kanë sot të njëjtin qëllim dhe të njëjtën vlerë. Ato shpalosin që të dyja neutralitetin dhe paanësinë, parime të domosdoshme për të siguruar besimin e të gjithë luftëtarëve dhe të të gjithë viktimave dhe për t'u lejuar mbajtësve të tyre të identifikohen dhe të ndihmojnë viktimat në vendin ku ato janë goditur.

Në rrjedhën e viteve, Konventa I e Gjenevës u zgjerua për t'iu përshtatur nevojave në ndryshim të luftës moderne. U nënshkruan njëra pas tjetrës tre Konventa të tjera, të cilat bëjnë fjalë për viktima të tjera të ndryshme nga të plagosurit në fushën e betejës, siç janë të mbyturit në det, robërit e luftës dhe popullsia civile. Këto katër Konventa, të rishikuara më 1949 dhe të nënshkruara deri në fund të vitit 1992 nga 185 vende, janë quajtur katër Konventat e Gjenevës të vitit 1949.

Më 1977 u miratuan Protokollet shtesë për të plotësuar katër Konventat e Gjenevës duke u dhënë kështu një mbrojtje më të gjërë viktimave të konflikteve, si atyre ndërkombëtare ashtu dhe atyre lokale. Thelbi i konventave dhe protokolleve shtesë të Gjenevës është mbrojtja e dinjitetit të njeriut, dinjitet që duhet të respektohet në çdo kohë. Kjo duhet bërë pa asnjë lloj diskriminimi, për të zbutur vuajtjet e atyre të cilët nuk marrin pjesë direkt në konflikt apo që kanë dalë jashtë luftimit për arsye sëmundje, plagosje ose burgosje. Që nga akti i realizuar më 1859, në fushën e betejës së Solferinos në të cilën i'u dha ndihmë qënies njerëzore që vuan pa dallim kombësie, vepra e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është zhvilluar gjatë viteve duke përfshirë veprimtari të shumta shpesh të krijuara nga një përvojë e gjatë, nganjëherë të improvizuar me ngut në terrene nga më të ndryshmet, por gjithmonë të mbështetura në disa vlera humanitare. Këto vlera shprehen në mënyrë të përmbledhur në shtatë parimet themelore të Lëvizjes të cilat janë baza e veprimtarisë së shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në çdo kohë. Këto parime janë: Humanizmi, Paanësia, Neutraliteti, Pavarësia, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti. [4] [5] [6]

Misioni

Redakto

Deklarata zyrtare e misionit thotë se: "Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) është një organizatë e paanshme, asnjanëse dhe e pavarur, misioni i pavarur humanitar i të cilit është të mbrojë jetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës dhe dhunës së brendshme dhe t'u sigurojë atyre ndihmë. "Ajo gjithashtu drejton dhe koordinon lehtësimin ndërkombëtar dhe punon për promovimin dhe forcimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe parimeve humanitare universale. [7] Detyrat thelbësore të Komitetit, të cilat rrjedhin nga Konventat e Gjenevës dhe statutet e veta [8] janë:

  • të monitorojë pajtueshmërinë e palëve ndërluftuese me Konventat e Gjenevës
  • të organizojë infermierinë dhe kujdesin për ata që janë plagosur në fushën e betejës
  • të mbikëqyrë trajtimin e të burgosurve të luftës dhe të bëjë ndërhyrje konfidenciale me autoritetet e ndalimit
  • të ndihmojë në kërkimin e personave të zhdukur në një konflikt të armatosur (shërbimi i gjurmimit)
  • të organizojë mbrojtje dhe kujdes për popullatën civile
  • të veprojë si një ndërmjetës neutral midis palëve ndërluftuese

KNKK - ICRC në vitin 1965 hartoi shtatë parime themelore që u miratuan nga e gjithë Lëvizja e Kryqit të Kuq. [9] Ato janë humanizmi, paanshmëria, asnjanësia, pavarësia, vullnetarizmi, uniteti dhe universaliteti. [10]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Discover the ICRC". 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2010. Marrë më 2009-05-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) p.6.
  2. ^ "PageNotFound - IFRC". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 17 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Nobel Laureates Facts – Organizations". Nobel Foundation. Marrë më 2009-10-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ IRC, Memory of Solferino by Henry Dunant, ICRC publication 1986, complete text
  5. ^ IRC Geneva Society for Public Welfare, 1863
  6. ^ "Convention for the Amelioration of the Condition of the Wounded in Armies in the Field. Geneva, 22 August 1864". Geneva, Switzerland: International Committee of the Red Cross ICRC. Marrë më 2017-06-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ ICRC. The Mission. Arkivuar 22 maj 2014 tek Wayback Machine. 7 May 2006.
  8. ^ "International Committee of the Red Cross". 3 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2006. Marrë më 7 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ David P Forsythe, The Humanitarians: The International Committee of the Red Cross, (Cambridge, NY:Cambridge University Press, 2005), 161.
  10. ^ ICRC. 1 Jan 1995. The Fundamental Principles Arkivuar 21 tetor 2006 tek Wayback Machine.

Bibliografia

Redakto
  • Forsythe, David P. and B. Rieffer-Flanagan. The International Committee of the Red Cross- A Neutral Humanitarian Actor (Routledge, 2007)
  • Forsythe, David P. The Humanitarians. The International Committee of the Red Cross. (2nd ed. Cambridge UP, 2005), ISBN 0-521-61281-0
  • Dunant, Henry. A Memory of Solferino. ICRC, Geneva 1986, ISBN 2-88145-006-7
  • Haug, Hans. Humanity for all: the International Red Cross and Red Crescent Movement. Henry Dunant Institute, Geneva in association with Paul Haupt Publishers, Bern 1993, ISBN 3-258-04719-7
  • Willemin, Georges and Roger Heacock: International Organization and the Evolution of World Society. Volume 2: The International Committee of the Red Cross. Martinus Nijhoff Publishers, Boston 1984, ISBN 90-247-3064-3
  • Pierre Boissier: History of the International Committee of the Red Cross. Volume I: From Solferino to Tsushima. Henry Dunant Institute, Geneva 1985, ISBN 2-88044-012-2
  • André Durand: History of the International Committee of the Red Cross. Volume II: From Sarajevo to Hiroshima. Henry Dunant Institute, Geneva 1984, ISBN 2-88044-009-2
  • International Committee of the Red Cross: Handbook of the International Red Cross and Red Crescent Movement. 13th edition, ICRC, Geneva 1994, ISBN 2-88145-074-1
  • Hutchinson, John F. Champions of Charity: War and the Rise of the Red Cross. Westview Press, Boulder 1997, ISBN 0-8133-3367-9
  • Moorehead, Caroline. Dunant's dream: War, Switzerland and the history of the Red Cross. HarperCollins, London 1998, ISBN 0-00-255141-1 (Hardcover edition); HarperCollins, London 1999, ISBN 0-00-638883-3 (Paperback edition)
  • François Bugnion: The International Committee of the Red Cross and the protection of war victims. ICRC & Macmillan (ref. 0503), Geneva 2003, ISBN 0-333-74771-2
  • Angela Bennett: The Geneva Convention: The Hidden Origins of the Red Cross. Sutton Publishing, Gloucestershire 2005, ISBN 0-7509-4147-2
  • Favez, Jean-Claude (1999). The Red Cross and the Holocaust. Cambridge, UK: Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-41587-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dominique-D. Junod : "The Imperiled Red Cross and the Palestine Eretz Yisrael Conflict: The Influence of Institutional Concerns on A Humanitarian Operation." 344 pages. Kegan Paul International. @ The Graduate Institute of International Studies Geneva. ISBN 0-7103-0519-2, 1995.

Lidhje të jashtme

Redakto