Federata Ndërkombëtare e Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Federata Ndërkombëtare e Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është një organizatë e ndihmës humanitare në mbarë botën që arrin 160 milion njerëz çdo vit përmes 192 Shoqatave Kombëtare anëtare të saj. [2] [3] Ajo vepron para, gjatë dhe pas katastrofave dhe emergjencave shëndetësore për të përmbushur nevojat dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve të cenueshëm. Ajo e bën këtë me paanshmëri sa i përket kombësisë, racës, gjinisë, besimeve fetare, klasave dhe opinioneve politike.

Henry Pomeroy Davison, themelues i Lidhjes së Shoqërive të Kryqit të Kuq. [1]
Një pullë postare nga Turqia për të mbështetur Gjysmëhënën e Kuqe, 1938.

Përmbledhje

Redakto

Udhëhequr nga Strategjia 2020 [4] - plani kolektiv i veprimit i FNSHKKGJK për të adresuar sfidat kryesore humanitare dhe zhvillimore të kësaj dekade - është e angazhuar për të shpëtuar jetë dhe ndryshuar mendjet.

FNSHKKGJK është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe GjysmëhënësKuqe së bashku me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe 192 Shoqërive Kombëtare. [5] Fuqia e saj qëndron në rrjetin e saj vullnetarë, ekspertizën e bazuar në komunitet si dhe pavarësinë e neutralitetin. Ajo punon për të përmirësuar standardet humanitare, si partnerë në zhvillim dhe në përgjigje të katastrofave. Ajo i bind vendimmarrësit të veprojnë në interes të njerëzve të cenueshëm. Ajo punon për të mundësuar komunitete të shëndetshme dhe të sigurta, zvogëlimin e cenueshmërisë, forcimin e rezistencës dhe nxitjen e një kulture paqeje në të gjithë botën. [6] [7]

Shtatë Parimet Themelore që udhëheqin punën e FNSHKKGJK dhe anëtarëve të saj janë: humanizmi, paanshmëria, asnjanësia, pavarësia, shërbimi vullnetar, uniteti dhe universaliteti.

Presidentët e Federatës

Redakto
  • 1919–1922: Henry Davison (American Red Cross)
  • 1922–1935: John Barton Payne (American Red Cross)
  • 1935–1938: Cary Travers Grayson (American Red Cross)
  • 1938–1944: Norman Davis (American Red Cross)
  • 1944–1945: Jean de Muralt (Swiss Red Cross)
  • 1945–1950: Basil O'Connor (American Red Cross)
  • 1950–1959: Emil Sandström (Swedish Red Cross)
  • 1959–1965: John MacAulay (Canadian Red Cross)
  • 1965–1977: José Barroso Chávez (Mexican Red Cross)
  • 1977–1981: Adetunji Adefarasin (Nigerian Red Cross Society)
  • 1981–1987: Enrique de la Mata (Spanish Red Cross)
  • 1987–1997: Mario Enrique Villarroel Lander (Venezuela Red Cross)
  • 1997–2001: Astrid Nøklebye Heiberg (Norwegian Red Cross)
  • 2001–2009: Don Juan Manuel Suárez Del Toro Rivero (Spanish Red Cross)
  • 2009–2017: Tadateru Konoe (Japanese Red Cross Society)
  • 2017–tani: Francesco Rocca (Italian Red Cross) [8] [9]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Home - www.redcross.int". www.redcross.int. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2007. Marrë më 12 qershor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Climate change a priority for newest Red Cross societies". Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2019. Marrë më 7 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The International Red Cross Red Crescent Movement on the Internet". Who we are. International Federation of Red Cross and Red Crescent Societies. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2017. Marrë më 7 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Strategy 2020". Who we are. International Federation of Red Cross and Red Crescent Societies. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2013. Marrë më 18 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "IFRC: Everyone Counts Report 2018" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 gusht 2020. Marrë më 7 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ IFRC: Who We Are: The Secretary General.
  7. ^ "Structure chart" (PDF). media.ifrc.org. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 gusht 2020. Marrë më 2020-03-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "The Governing Board – IFRC". www.ifrc.org. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2017. Marrë më 7 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Andre Durand, History of the International Committee of the Red Cross: From Sarajevo to Hiroshima, Geneva: ICRC, 1984, p. 147.

Lidhje të jashtme

Redakto