Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshin ngjarje të koordinuara globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës "Earth Day Network" (në anglisht). Earthday.net. Marrë më prill 22, 2011. në më shumë se 193 vende. "Earth Day International" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më mars 15, 2010. Marrë më prill 15, 2013.</ref>

Earth Day Flag.png

Në Ditën e Tokës 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera. [1] [2] [3] Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.

Në vitin 1969 në një Konferencë të UNESCO-sSan Francisko, aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes, që së pari herë do të festohet më 21 mars 1970, ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore. Kjo ditë e natyrës u sanksionua më vonë në një shpallje të shkruar nga McConnell dhe e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm U Thant në Kombet e Bashkuara. Një muaj më vonë një Senator i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson propozoi idenë për të organizuar një mësim mbarëkombëtar mbi mjedisin më 22 prill 1970. Ai angazhoi një aktivist të ri, Denis Hayes, që të ishte Koordinatori Kombëtar për çështjen në fjalë. Nelson dhe Hayes e riemërtuan ngjarjen "Dita e Tokës". Nelsonit më vonë iu dha çmimi Medalja Presidenciale e Lirisë në njohje kontributit dhe punës së tij. [4] Dita e parë e Tokës u përqëndrua në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1990, Denis Hayes, koordinatori kombëtar i vitit 1970, e mori mbi vete organizimin e ngjarjes ndërkombëtare në 141 vende. [5] [6] [7]

Komunitete të shumta krahas kësaj festojnë edhe Javën e Tokës, e që përfshin një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota. [8] [9]

Shih edheRedakto

ReferimetRedakto

  1. ^ "Here's Why the U.S. and China Are Signing the Historic Paris Agreement on Earth Day". whitehouse.gov (në anglisht). 31 mars 2016.
  2. ^ McGrath, Matt (31 mars 2016). "Paris Climate Treaty: 'Significant step' as US and China agree to sign". BBC News (në anglisht).
  3. ^ "'Today is an historic day,' says Ban, as 175 countries sign Paris climate accord". United Nations (në anglisht). 22 prill 2016.
  4. ^ "Earth Day | Care2 Healthy Living" (në anglisht). Care2.com. Arkivuar nga origjinali origjinali më prill 23, 2013. Marrë më prill 24, 2013.
  5. ^ "Staff – The Builtt Foundation" (në anglisht). Bullitt.org. Arkivuar nga origjinali origjinali më gusht 7, 2011. Marrë më prill 22, 2011.
  6. ^ "The Rumpus Interview With Earth Day Organizer Denis Hayes" (në anglisht). The Rumpus.net. 17 prill 2020. Marrë më prill 20, 2020.
  7. ^ "How Earth Day gave birth to the environmental movement=The Harvard Gazette" (në anglisht). janar–shkurt 1990. Arkivuar nga origjinali origjinali më mars 28, 2010. Marrë më prill 22, 2010.
  8. ^ Kate Wheeling (18 prill 2017). "'The Ocean Is Boiling': The Complete Oral History of the 1969 Santa Barbara Oil Spill" (në anglisht). Pacific Standard. Marrë më maj 9, 2018.
  9. ^ Jonathan Bastian (21 prill 2017). "How the 1969 Santa Barbara oil spill sparked Earth Day" (në anglisht). KCRW. Marrë më maj 9, 2018.

Lidhje të jashtmeRedakto

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Dita e Tokës.