Dizdari (persisht: دزدار Dizdār, turqisht: dizdar, kale muhafızı) ishte titulli i dhënë në Perandorinë Osmane një roje kështjelle ose komandant kalaje, i caktuar për të menaxhuar trupat dhe për ta mbajtur fortesën në rolin e saj si një pikë mbrojtëse.

Luftëtari turk prej shekullit të 16-të (autori: Melchior Lorck)

Fjala është me origjinë persiane, që do të thotë derëtar, roje, ose kastellan. Ajo u përhap në perëndim pas pushtimit osman të Evropës Juglindore.

Dizdari komandonte njësinë ushtarake në kala, por në të njëjtën kohë ai ishte përgjegjës edhe për vendbanimin (fshat ose qytet) nën ose përreth tij gjithashtu, sepse qëllimi i kalasë ishte të mbronte zonën.

Si person komandues, dizdari kishte zëvendësin e tij, të quajtur chekhaya (turqisht: kâhya) dhe vartësit e tjerë (p.sh. yasakci). Eprorët e tij ishin kapiteni, sanxhakbeu dhe oficerë të tjerë të lartë ushtarakë.

Në vitin 1835 Perandoria Osmane shfuqizoi kapitenerinë; titujt si kapiten dhe dizdar pushuan së ekzistuari.

Shiko gjithashtu

Redakto