Dollmat për 4 vetë duhen:

Dollmat

Gatimi

Redakto

Pasi pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe koçani lakra e bardhë, vihet në tenxhere me ujë të vluar dhe kripë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak.

Pastaj kullohet dhe hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me mish te grire të përzier me oriz. Dollmatë palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaverdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, kripë dhe piper.