Mikel Tarabulluzi

(Përcjellë nga Dom Mikel Tarabulluzi)
This is the stable version, checked on 8 prill 2023. 2 pending changes await review.

Mikel Tarabulluzi (Prizren, 4 prill 1868 - 1933) qe famullitar dhe mësues në Stubëll si dhe famullitar në Gjakovë nga fundi i shekullit 19.[1]

Shkolla e Dom Mikel Tarabulluzit

Biografia

Redakto

U lind më 4 prill 1868 në Prizren, i biri i Zefit dhe Stanës, në gjirin e një familjeje që mbiemrin e kishin në sajë të tregtisë me Tarabulluzin në Magreb.[2] Ndoqi mësimet filozofinë e teologjinë në Seminarin Papnor të Shkodrës. Më 20 dhjetor 1890 u shugurua prift. Imzot Andrea Logoreci ka merita të mëdha në mbrujtjen e Dom Mikelit të ri, si për thirrjen priftërore ashtu edhe për atë të shqipes.

Një kohë dom Mikeli shërben në Pejë, kurse në fillim të vitit 1896 emërohet famullitar i Karadakut, përkatësisht i Letnicës, ku gravitonin Stublla Epërme, Binça dhe disa katunde të tjera. Pikërisht në këtë vit, me angazhimin e tij, por edhe të bemirësisë së familjes së Sedovytëve (sc. Sedaj), është siguruar shtëpia në pasurinë e kësaj familje, që do të shërbejë për kishë dhe më vonë për shkollë. Kështu, në vend që besimtarët e Stubllës dhe të disa katundeve të tjera të shkojnë të dieleve në Letnicë, nga Letnica vinte dom Mikeli te ata, jo vetëm për t'iu meshuar dhe për t'ju bërë shërbesat e tjera fetare. Misioni i tij u tejçua deri aty sa për t'i hapur Stubllës një shkollë shqipe.

Veprimtaria

Redakto

Themelues i Shkollës së Parë Shqipe - Veprimtarinë e bariut të mirë, të dom Mikelit, si famullitar dhe mësues, nuk mund ta kuptojmë jashtë lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të një lëvizjeje të përgjithshme të popujve ballkanikë për t'u çliruar nga zgjedha turke. Është konstatuar se pikërisht dom Mikeli, i frymëzuar nga kërkesat e Lidhjes së Prizrenit, iu kishte, bashkangjitur aradhës së Idriz Seferit, kështu që patriotët dhe luftëtarët e Stubllës (Gjon Koliqi, Engj Pali, Gjon Andrea, etj.), marrin pjesë aktivisht në Luftën e Kaçanikut më 1910. Fytyra e tij e ndritshme, ndonëse ende e pastudiuar mirë, ka zgjuar interesim të studiuesit e zellshëm stubllanë, Isak Ahmeti, dom Gjergj Gjergji, Engjëll S. Koliqi, Franë Gjergji, Sarë Gjergji dhe të tjerë,[18] dhe është bërë simboli qëndresës shqiptare. Disa njerëz të moshuar nga Stublla Epërme me pietet edhe sot e gjithë ditën flasin për dom Mikelin e tyre, të urtë e të vyeshëm. Këto ditë takuam lokën Dile Ramaj, 92 vjeçare, njërën prej nxënësve të shkollës së parë në Stubëll, e të dashur e të respektuar nga të gjithë stubllanët, e cila me krenari evokoi shumë kujtime mbi dom Mikelin e urtë. Natyrisht, nxënës të tij dhe të vëllait të tij Jakut janë edhe Mark Lorenci, Zinë Demaj, Pal Ramaj, Gjergj Ramaj etj., që jetojnë në Stubëll, por edhe disa stubllanë të tjerë, si të thuash, të një gjenerate më të re, siç është Ndue Ballabani, i biri Jozës, bashkëpunëtorit dhe mikut të ngushtë të dom Mikelit, i mbajnë të gjalla në kujtesë punët pastorale dhe arsimore të famullitarit dhe mësuesit të tyre.

Familja e don Mikelit

Redakto

Prindërit e Mikelit, Zefi dhe Stana, njëri nga Prizreni e tjetri nga Shkodra, kishin pesë fëmijë, katër djemë dhe një vajzë: Augustin, Pashkun, Jakun, Mikelin dhe Filen. Të gjithë ishin të vyeshëm dhe inteligjentë. Augustini, Pashku dhe Jaku kishin krijuar familje, kurse Mikeli ishte bërë prift ndërsa Filja murgeshë. Jaku, i cili gjithashtu ka punuar si mësues në Stubëll, bashkë me të vëllanë, kishte për grua Tonjen, e cila ia kishte lindur Franën, Marinë dhe Lulen. I biri i Jakut, Frana, ende është gjallë dhe jeton në Prishtinë të nipi i tij prof. Jak Mita (1929), që është biri i Lules. Nga këta dy njerëz të urtë e modestë, nga Frana dhe prof. Jaku, kemi mësuar shumë gjëra mbi prejardhjen dhe veprimtarinë e familjes përparimtare të Tarabulluzëve që në traditën familjare kishin mësimin e gjuhëve të huaja dhe lëvizjen permanente nëpër botë.

Referime

Redakto
  1. ^ Schmitt, Oliver Jens; Frantz, Eva Anne, red. (2020). "Politik und Gesellschaft im Vilayet Kosovo und im serbisch beherrschten Kosovo 1870–1914: Berichte der österreichisch-ungarischen Konsuln aus dem zentralen Balkan" (PDF). austriaca.at (në gjermanisht). fq. 362.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Sedaj, Engjëll (30 maj 2005). "Shkolla e parë shqipe dhe mësuesi i saj Dom Mikel Tarabulluzi". shkoder.net.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)