Dragonjtë Hyjnor (天竜人, Tenryūbito) ose Fisnikët e Botës (世界貴族, Sekai Kizoku) janë pasardhësit e nëntëmbëdhjetë të Njëzet Mbretërive që themeluan Qeverinë Botërore në serialin e animuar One Piece. Ata janë antagonistët kryesorë, përfshirë Pesë Pleqtë, ish-Shichibukai Donquixote Doflamingo dhe tri personazheve që u shfaqën në Sabaody Archipelago që quhen Rosward, Charlos dhe Shalulia.

Pëmbledhja

Redakto

Dragonjtë Hyjnor janë njerëz që i'u lejohen të jetojnë në vendin e shenjtë Mary Geoise. Sidoqoftë, për shkak të lidhjes së tyre me Qeverinë Botërore, ata vazhdimisht abuzojnë me pushtetin e tyre dhe shohin poshtë njerëzit që janë nën ta, duke iu referuar atyre si të zakonshëm. Nganjëherë ato mund të shihen duke ecur nëpër Sabaody Archipelago, por janë shkëputur deri në atë pikë sa që mbajnë një veshje prej flluskave mbi kokat e tyre për të mos lejuar që ata të marrin frymë nga ajri i njerëzve të thjeshtë. Në rastin e vizitave jashtë Arkipelagut, ata mbajnë lloje të tjera të helmetave, pasi flluskat do të dalin nga zona. Sa herë që dikush shfaqet, njerëzit përkulen në çast në mënyrë që të mos i mërzisin, me përjashtim të rojeve, shërbëtorëve dhe skllevërve që janë pranë tyre. Madje edhe mbretërit dhe mbretëreshat e vendeve më të vogla pritet të përkulen tek tekat e Fisnikëve Botëror ose mbretëritë e tyre të tërë mund të përballen me shkatërrime.

Dragonjtë Hyjnor secili posedon një çip identifikimi të lëshuar nga qeveria për të identifikuar statuset e tyre. Homing ia dorëzoi familjen e tij në përcjelljen zyrtare të qeverisë, kur ai i kishte hequr statuset e tyre.[1]

Historia

Redakto

Nëntëqind vite më parë, njëzet mbretërit sundonin deri sa Mbretëria e Madhe erdhi dhe mbretërit luftuan për të dhe fituan.

Tetëqind vjet më parë, këta njëzet mbretër u mblodhën për të "ndërtuar" atë që është puna e tanishme e botës dhe u ftuan të jetonin në Mary Geoise pas luftës. Pasardhësit e tyre më vonë u bënë Fisnikët e Botës. Dy klane të njohura të këtyre njëzet mbretërve janë Donquixote dhe Nefeltari, edhe pse këta të fundit refuzuan të largoheshin nga mbretëria e tyre, dhe kështu nuk ishin Fisnikeët e Botës.[2]

700 vjet më parë, ata urdhëruan krijimin e një ure në East Blue për të lidhur ishujt së bashku që u bë vendi i quajtur Tequila Wolf për arsye që ende duhet të zbulohen.

15 vite para fillimit të serialit, Fisher Tiger shkaktoi kërdi në Mary Geoise për të liruar të gjithë skllavët e racës së tij, edhe pse nuk i pëlqente racën njerëzore, Fisher Tiger poashtu i liroi skllavët e të gjithë racave. Gjatë shkatërrimit, Fisher Tiger i'u thoshte të gjithë skllavëve “të largohen dhe të mos kapen pësëri”.

Skllavëria

Redakto

Dragonjtë Hyjnor kanë të drejta dhe privilegje të ndryshme që nuk mbahen nga shumë njerëz të tjerë në botë. Në veçanti, ata janë në gjendje të blejnë njerëz, duke përfshirë piratë, të cilët janë kapur dhe vënë në skllavëri, ose skllavërojnë hapur çdo fisnikë dhe rojë që kanë hasur, me veprimet e tyre të anashkaluara nga Qeveria Botërore. Ata përdorin një hekur të quajtur ku bëjnë vulë çdo skllavit të tyre në shpinë të tyre. Sipas Boa Hancock, kushdo që mban këtë shenjë nuk shihet si qenie njerëzore, por si send ose posedim i Fisnikëve të Botës.

Ata i trajtojnë skllevërit shumë keq duke i lodhur dhe pastaj duke i dënuar për shkak dobësive të tyre. Çdo Dragonj Hyjnor kanë armë zjarri duke i qëlluar njerëzit që refuzojnë të përkulen. Ata kanë fuqi të thërrasin admiralin ku dikush mundohet të shkoj kundër tyre.

Ata i vendosin një qafore çdo skllavi që do të thotë se nëse dikush prej skllevërve tenton të arratiset, qaforja eksplodon. Në filmin Gold, Gild Tesoro ishte poashtu skllav duke thënë se Dragonjtë nuk i lejojnë që skllevërit të qeshin.

Thesari

Redakto

Fisnikët Botërorë posedojnë një thesar brenda Mary Geoise, i cili thuhet se është në gjendje të lejojë një të kontrollojë botën. Komuniteti jashtë rrethit të brendshëm të Fisnikëve Botëror pengohen nga njohja e këtij thesari, sepse nëse njohja e saj përhapet, mund të jetë e dëmshme. Kur Doflamingo u kthye në Mary Geoise, Dragonjtë Hyjnor u përpoqën ta vrisnin atë për njohurinë e tij për thesarin kombëtar, pasi ata nuk e konsiderojnë më atë si një prej tyre. Doflamingo shpëtoi gjallë dhe shantazhoi ish bashkatdhetarët e tij për t'i dhënë atij favore që vetëm Dragonjtë Hyjnor mund të japin, të cilat ata friksohen se Doflamingo do ta ekspozojë thesarin e botës.[3]

Më vonë është zbuluar se ky thesar kombëtar është një kapelë prej kashte dhe është në ruajtje të ftohtë brenda Kalasë Pangea në Mary Geoise. Nëse ky thesar kombinohet me frutin e Trafalgar Law, kjo do ta lejoj personin ta pushtoj botën.

Kuriozitete

Redakto
  • Ata duket se bazohen në stereotipin e parave të vjetra, njerëz që besonin se ishin superiorë nga ata që i shihnin si klasa më të ulët dhe e shohin veten më mirë për shkak të asaj që arritën paraardhësit e tyre. Kjo, e përzier me një besim se ata janë në një farë mënyre hyjnorë, reflektohet në mënyrën se si ata quhen "Shenjtorët" (ironi, pasi ata e kanë treguar veten të jenë jashtëzakonisht mizorë; kujdesen pak për jetën njerëzore) dhe jetojnë në "Tokën e Shenjtë".
  • Mënyra e Charlos dhe Jalmack që hipën në shpinën e njerëzve bazohet në jetën reale të Jie i Xia. Në një incident, Jie hipi në shpinën të një kancelari të lartë, dhe pas një kohe kancelari ishte shterur deri në atë pikë sa nuk mund të zvarritet ose të lëvizte. Ai e pyeti mbretin Jie për të kursyer atë, dhe Jie menjëherë e tërhoqi atë jashtë për t'u ekzekutuar. Në mënyrë të ngjashme, Charlos shiti skllavin e tij i cili ishte shumë i rraskapitur për ta mbajtur atë më tej.
  • Roli i Fisnikëve Botëror është i ngjajshëm me kulturën evropiane, përfshirë greke dhe romake, ku fisnikët kanë fuqinë absolute nga e drejta e lindjes.

Referimet

Redakto
  1. ^ One Piece Anime - Kapitulli 763 dhe Epizodi 702, Homing dorëzoi indentifikimin e tij dhe familjes së tij kur u largua nga Mary Geoise.
  2. ^ One Piece Anime - Kapitulli 722 dhe Epizodi 653, Doflamingo është një pasardhës i një nga njëzet mbretërit.
  3. ^ One Piece Anime - Kapitulli 761 dhe Epizodi 700, Doflamingo i tregon Law për të kaluarën e tij.