Dren Hoxha (lindi më 27 mars 1994) është futbollistë shqiptarë i cili luan për klubin gjerman Kickers Offenbach.[1]

Dren Hoxha
Të dhënat vetjake
Datëlindja27 mars 1994
VendlindjaOffenbach am Main, Gjermani
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor në sulm
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Kickers Offenbach
Numri21
Karriera me të rinjtë
2002–2013Kickers Offenbach
2013–2015FC Schalke 04
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2015FC Schalke 04 II31(3)
2015–2016VfR Aalen2(0)
2016–Kickers Offenbach95(31)
Karriera ndërkombëtare
2014Shqipëria U210(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Jeta e hershme

Redakto

Hoxha lindi në Offenbach am Main, Gjermani tek prindërit kosovarë të cilët migruan në Gjermani për shkak Luftës së Kosovës në vitin 1992. Babai i tij ishte gjithashtu futbollistë që luajti si sulmues dhe ishte golëshënues i suksesshëm.

Karriera

Redakto

Ai filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes Kickers Offenbach më 2002. Pas falimentimit të Kickers Offenbach ai vendosi të nënshkroj për FC Schalke 04 më 2013.[2]


Ai filloi të luaj me FC Schalke 04 II ku ai debutoi më he 28 korrik 2013 kundër Rot-Weiß Oberhausen si zëvendësues në minutën e 73-të për Olivier Caillas.[3] Ai shënoi golin e tij të parë për Schalke 04 II më 30 nëntor 2013 në ndeshjen kundër Fortuna Düsseldorf II që përfundoi si 2-4 humbje.[4]

Ai përfundoi sezonin e parë me 23 paraqitje dhe 2 gola të shënuara.

Më 19 korrik 2014, Hoxha luajti në një ndeshje miqësore me skuadrën e parë të FC Schalke 04 dhe shënoi një golë në një fitore 3–1 kundër Hansa Rostock.[5]

Hoxha filloi me gol sezonin 2014-15 me Schalke 04 II ku luajti 8 ndeshje dhe në tetor 2014 ai pësoi një dëmtim që e mbajti atë jashtë lojës deri në fund të sezonit.[6]

VfR Aalen

Redakto

Më 7 korrik 2015 Hoxha nënshkroi një kontratë një vjeçare me klubin gjerman VfR Aalen3. Liga.[7] Ai bëri debutimin e tij profesional për VfR Aalen më 5 dhjetor 2015 kundër SV Werder Bremen II duke ardhur si zëvendësues në minutën e 84-të në vend të Fabian Menig.[8]

Kickers Offenbach

Redakto

Më 29 janar 2016 Hoxha nënshkroi për klubin Kickers Offenbach, klubi ku ai luajti kur ishte 8 vjeç.[9]

International career

Redakto

Pas ndeshjes miqësore me Schalke 04 kundër Hansa Rostock, ai deklaroi në një intervistë se dëshiron të luaj për Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar.[2]

Hoxha u thirr të luaj në një ndeshje miqësore kundër Rumania U21 më 8 tetor 2014,[10] por mes dy lojtarëve të tjerë që luajtën në Gjermani, Valmir Sulejmani & Leart Paqarada u tërhoqën për shkak të një kundërsulm të mundshëm nga Gjermania.[11]

Hoxha u thirr për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe më 12-18 nëntor 2014, ai do të ishte i paaftë të bashkohej me ekipin kombëtar U-21 për shkak të një lëndimi.[12]

References

Redakto
  1. ^ "Sieben Leistungsträger fehlen". Schwaebische Post. 26 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Intervista ekskluzive/ Dren Hoxha : "Pres Shqipërinë" Arkivuar 10 janar 2017 tek Wayback Machine aSport.al
  3. ^ Schalke 04 II vs. Rot-Weiß Oberhausen - 28 korrik 2013 Soccerway
  4. ^ Schalke 04 II vs. Fortuna Düsseldorf II - 30 nëntor 2013 Soccerway
  5. ^ Dren Hoxha shënon në fitoren e Schalkes Arkivuar 8 dhjetor 2015 tek Wayback Machine Borozani.com
  6. ^ Dren Hodja matches Soccerway
  7. ^ Dren Hoxha braktis Shalke 04 dhe i bashkohet Aalenit Arkivuar 7 maj 2019 tek Wayback Machine Telesport
  8. ^ Werder Bremen II vs. Aalen - 5 December 2015 Soccerway
  9. ^ DREN HODJA UNTERSCHREIBT BEIM OFC Offenbacher Kickers
  10. ^ U-21 ben gati miqesoren kunder Rumanise Arkivuar 7 gusht 2017 tek Wayback Machine FSHF.org
  11. ^ Kaos me tre talente, Gjermania bën bllokadë Panorama Sport
  12. ^ Shpresat, turne miqesor ne Dubai Arkivuar 22 nëntor 2014 tek Wayback Machine FSHF.org