Dylber Vrioni
Dylber Vrioni (Berat, 4 qershor 1946) ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ministër i shtetit shqiptar.
Dylber Vrioni | |
---|---|
Zëvendëskryeministër | |
Në detyrë 4 dhjetor, 1994 – 10 korrik, 1996 | |
Paraprirë nga | Bashkim Kopliku |
Pasuar nga | Tritan Shehu |
Ministër i Financave dhe i Ekonomisë | |
Në detyrë 4 dhjetor, 1994 – 10 korrik, 1996 | |
Paraprirë nga | Pirro Dishnica |
Pasuar nga | Ridvan Bode |
Ministër i Privatizimit | |
Në detyrë 11 korrik, 1996 – 1 mars 1997 | |
Paraprirë nga | de novo |
Pasuar nga | Eduart Ypi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 4 qershor 1946 Berat, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Partia politike | Partia Demokratike e Shqipërisë |
Punësimi | inxhinier, politikan |
Biografia
RedaktoU lind në Berat më 4 qershor 1946, i biri i Irfan bej Vrionit. Pas arrestimit të dytë të të atit, ende foshnje disamujore, strehohet së bashku me nënën e tij në Tiranë tek shtëpia e gjyshit amësor. Dylber Vrioni ndjek arsimin e ulët dhe të mesëm në Tiranë pranë gjimnazit Sami Frashëri. Ndjek dhe diplomohet në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetit të Tiranës në vitet 1967-1971.
Pas diplomimit, emërohet si inxhinier në Uzinën Mekanike në Peshkopi, qytet në të cilin punon për disa vite. Më 1979 komandohet me punë pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Mekanike në Tiranë. Më 1987 - 1990 ka qenë inxhinier në Uzinën Elektroteknike.
Ndryshimet e vitit 1990 e shtyjnë Vrionin të përfshihet në politikën shqiptare në anën e Partisë Demokratike, ku më 1991-1992 punoi në sektorin e jashtëm të saj. Po më 1991 u zgjodh nënkryetar i PD-së së Tiranës.
Më 22 mars 1992 zgjidhet deputet i Tiranës për Legjislaturën XII 4.4.1992- 29.3.1996. Në qershor të vitit 1993 emërohet President i Bankës Italo-Shqiptare, gushtin e po atij viti emërohet Kryetar i Komitetit Shqiptar për Negociimin e Borxhit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Një muaj më tej, në shtator emërohet Guvernator i Bankës së Shtetit Shqiptar.
Në dhjetor të 1994 emërohet Ministër i Financave dhe i Ekonomisë dhe zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë. Ngarkohet me misionin e reformës ekonomike dhe asaj të privatizimit. Me zgjedhjet e 26 maj 1996 zgjidhet deputet i Beratit për Legjislaturën e Re XIV 1.7.1996 - 15.5.1997.
Në qershor 1996 emërohet Ministër i Privatizimit i Republikës së Shqipërisë.[1]
Kontributet
Redakto- Themelimi i Bankës Italo-Shqiptare si një sipërmarrje e përbashkët e Banca di Roma dhe Bankës Kombëtare Tregtare Shqiptare
- Rinegociimi i Borxhit Publik dhe Privat të Shtetit Shqiptar
- Hartimi dhe implementimi i strategjisë së privatizimit
- Negociimi dhe kthimi në Republikën e Shqipërisë i rezervave të arit të Shtetit Shqiptar marrë nga Shteti Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore e më vonë të ngrira prej sheteve aleate[2]
- Implementimi i TVSH i Republikës së Shqipërisë.
- Themelimi i Regjistrit të Aksioneve dhe themelimi i Bursës së Tiranës.
Referime
Redakto- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 251. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania to Get Back $30 m Gold Seized by War Allies". hri.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)