E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët
E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët është një sprovë historiografike e Pashko Vasës e botuar në gjuhën frënge në Stamboll më 1879.[1] Punim ky që përbën të parin manifest të ideologjisë kombëtare shqiptare që pohon ekzistencën e një kombi shqiptar në mesin e një konteksti të trazuar gjeopolitik.[2] Titulli në origjinal ishte La vérité sur l'Albanie et les Albanais: étude historique et critique par Wassa Effendi, fonctionnaire chrétien albanais (sq. E vërteta mbi Shqipërinë e shqiptarët: studim historik e kritik nga Vasa Efendiu, funksionar i krishterë shqiptar).
Përmbajtja
Redakto
Botime e përkthime
RedaktoBotimi i parë në formë pamfleti në gjuhën frënge u shtyp në Stamboll, ishte botimi i parë i Shoqërisë së të Shtypurit me Shkronja Shqip, dhe u përhap me përkrahjen e autoriteteve osmane. Pasi u ribotua në frëngjisht në Paris, u botua edhe anglisht në Londër dhe gjermanisht në Berlin falë konsullit osman në Paris.[1] Më pas u përkthye në turqisht nga Ali Danish bej Gjinolli nga Prishtina,[3] arabisht, italisht[1] në gjuhën greke nga Anastas Kullurioti.[4][5] Në gjuhën shqipe u përkthye së pari dhe u pajis me shënimet e nevojshme nga Mehdi bej Frashëri me titullin "E vërteta mbi Shqipninë e shqiptarët", botuar në Tiranë më 1935.[6]
Shtëpia botuese: "Argeta - LMG". Viti i botimit 2010, faqe 102.
Referime
Redakto- ^ a b c Bahadır Bayraktar, Uğur (2011). "Mythifying the Albanians: A Historiographical Discussion on Vasa Efendi's "Albania and the Albanians"". Balkanologie (në anglisht). XIII (1–2).
- ^ Iseni, Bashkim (2008). La question nationale en Europe du Sud-Est: genèse, émergence et développement de l'indentité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine (në frëngjisht). Peter Lang. fq. 193. ISBN 9783039113200.
- ^ Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet. Vëll. II. Shkodër: Idromeno. fq. 471. ISBN 978-99927-623-4-9.
- ^ Xholi, Zija (1987). Mendimtare të Rilindjes Kombëtare. Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 141.
- ^ Reso, Zihni (1981). Anastas Kullurioti dhe gazeta "Zëri i Shqipërisë" 1879-1880. Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 45.
- ^ Prifti, Kristaq (2001). "La Publication et la Diffusion en Europe de l'Ouvre de Pashko Vasa «La Verité sur l'Albanie et les Albanais»". Studia Albanica (në frëngjisht). 34: 44.