Edlira Dedja
muzikante shqiptare
Edlira Dedja, pianiste profesioniste, docente në Konservatorin Neuchatel në Zvicër dhe themeluese e Fondacionit “Opéra sans frontiéres”, prej zgjedhjeve të vitit 2012 mban postin e këshilltares komunale në kantonin francez të Neuchatel (Zvicër) për Partinë Socialiste Zvicerane. Edlira është bija e Akademikut dhe shkrimtarit humanist për fëmijë Bedri Dedja nënë e dy djemve dhe një vajze dhe bashkëshorte e diplomatit nga Gjakova z.Ilir Bytyçi.
Aktiviteti poliedrik
Redakto- Vepra intelektuale znj. Dedja është së pari angazhimi kulturor duke promovuar vlerat e artistëve shqiptarë si Tenori Saimir Pirgu, sopranoja Ermonela Jaho, basi Frano Lufi, mezzo-soprano Mariana Leka, Violinisti Tedi Papavrami dhe balet maestri Enkel Zhuti në skenat evropiane.
- Së dyti në rrafshin humanitar duke ndihmuar me koncerte bamirësie përmes rolit të shoqërisë civile fëmijët invalidë veçanërisht problematikën e shëndetit mendor.
- Së treti si këshilltare kantonale znj. Dedja ka lobuar për integrimin e komunitetit të shqiptarëve në bashkëjetesën harmonike në një vend multi kulturor dhe shumë gjuhësh si model i qytetërimit Perëndimor që është Zvicra.
Ngjarjet kulturore
Redakto- 28 nëntor 2012 Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Edlira Dedja organizoi në Bruksel (Théatre de la Monnaie), Koncertin e muzikës lirike dhe klasike me artistë të njohur shqiptarë.
- 2012 Organizon Olimpiadën e Baletit me artistin Enkel Zhuti në kantonin e Neuchatel-it me pjesëmarrjen institucioneve zvicerane dhe drejtuesve të Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë.
- 2007 Rikthen në Shqipëri dhe Kosovë premierë pasardhësin nga Italia të Gjergj Kastriot Skënderbeut aktorin dhe muzikantin arbëresh Alessandro Castriota Scanderbeg.
Lidhje të jashtme
Redakto- Albinfo.ch/fr
- Kosovapress.com Arkivuar 17 dhjetor 2013 tek Wayback Machine
- Shqiptarja.com
- Shqiperia.com Arkivuar 12 mars 2016 tek Wayback Machine
- Voal-online.ch Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine