Eduard Halimi
Eduard Halimi është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.[1][2]
Eduard Halimi | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2009–Vazhdon | |
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë shtator 2009 – 13 shtator 2013 | |
Paraprirë nga | Bujar Nishani |
Pasuar nga | Nasip Naço |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 8 dhjetor 1972 Korçë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PD |
Fëmijët | (2 vajza) Nikol, Ela |
Arsimimi | Universiteti i Tiranës (juridik) |
Punësimi | Politikan, Jurist |
Biografia
RedaktoEduard Halimi ka lindur në Korçë në 8 dhjetor 1972. Ai është i martuar dhe ka dy vajza, Nikol dhe Elen. Halimi vazhdoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vtet 1991-1995 nga ku u diplomua për drejtësi. Në vitet 1995-1997 kreu Akademinë e Policisë dhe në vtet 1997-2000 kreu Shkollën e Magjistraturës dhe mori titullin “Magjistrat”. Ka ushtruar profesionin e avokatit deri në vitin 2005 dhe është zgjedhur si ekspert i komisioneve hetimore parlamentare, prej vitit 2002 deri në 2005. Në tetor të vitit 2005 është emeruar Zëvëndësministër i Drejtësisë duke e ushtruar detyrën deri ne emërimin Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, në vitin 2008. Në vitin 2007 është zgjedhur Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike për qarkun Durrës në Kuvendin e Shqipërisë dhe ushtroi edhe funksionin e Sekretarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 u rizgjodh Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë. Eduard Halimi është Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Shiko edhe
RedaktoGrupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017
Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë