Edukimi estetik
Edukimi estetik është pjesë përbërëse e edukimit dhe arsimit që synon aftësimin e nxënësve për të kuptuar dhe vlerësuar të bukurën, për të formuar shije, koncepte dhe ideale estetike me qëllim të zhvillimit të aftësive krijuese. Më konkretisht ai paraqet një qasje ndaj mësimit dhe mësimdhënies e cila i angazhon nxënësit që të mësojnë rreth veprave të artit përmes pyetjeve, shkrimit dhe kreativitetit artistik. [1] Edukimi estetik, është koncept më i gjerë sesa koncepti edukim artistik pasi që edukimi artistik është më i kufizuar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën në artin e krijuar, kurse edukimi estetik ka të bëjë me të bukurën përgjithësisht, në natyrë, në jetë, në cilëndo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psikike, etj. Meqenëse cilësia estetike është një aspekt i të gjithë veprimtarisë, perceptimit dhe mendimit inteligjent, edukimi estetik i ndihmon nxënësit që të zbulojnë mënyra të reja të shikimit, dëgjimit, lëvizjes dhe të folurit në jetën dhe përvojën e tyre të përditshme. [2] Edukimi estetik nuk e kupton arsimin kryesisht ose vetëm si përvetësim të njohurive në të cilat të menduarit është një operacion mendor më i lartë se perceptimi, por edhe si rezultat i përvojave shqisore (sensuale) të cilat mund të jenë burim i njohjes dhe njohurive.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2020. Marrë më 19 korrik 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.doane.edu/facstaff/resources/cetl-home/arts-are-basic/32485