Edukimi artistik është mësimi artistik që zhvillohet në shkolla dhe institucione tjera arsimore, edukative dhe artistike duke përfshirë, artet pamore, vizatimin, pikturën, skulpturën, gravurën, qeramikën, thurjen, etj. dhe fusha tjera më praktike siç janë grafika komerciale dhe orenditë shtëpiake. Temat bashkëkohore përfshijnë edhe fotografinë, videon, filmin, dizajnin dhe artin kompjuterik. Edukimi artistik mund të përqendrohet te nxënësit dhe studentët që krijojnë art, pastaj në aftësimin për të kritikuar ose vlerësuar artin dhe veprat artistike, ose ndonjë kombinim tjetër të të dyjave. [1] [2]

Arti shpesh mësohet përmes vizatimit, pikturës, skulpturës, instalacionit, etj. Vizatimi shihet si një veprimtari empirike që përfshin shikimim, interpretimin dhe zbulimin e shenjave të përshtatshme për të riprodhuar një fenomen të vërejtur. Udhëzimet për vizatimin kanë qenë pjesë përbërëse e arsimit zyrtar në botën perëndimore që nga periudha helenistike.[3]Azinë Lindore, mësimi i arteve për artistë joprofesionistë përqendrohej zakonisht në furça; kaligrafia numërohej midis Gjashtë Arteve të zotërinjve në Kinë që nga koha e Dinastisë Zhou, e ku kaligrafia dhe piktura kineze numëroheshin midis Katër Arteve të dijetarëve zyrtarëve në Kinën perandorake.[4]

Ka pikëpamje dhe mendime sipas të cilave edukimi artistik është pjesë e një koncepti dukshëm më të gjerë të njohur si edukimi estetik sepse përderisa koncepti edukim artistik është më i kufizuar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën në artin e krijuar, edukimi estetik ka të bëjë me të bukurën përgjithësisht, në natyrë dhe në jetë, si dhe në cilëndo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psikike, etj.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Eisner, Elliot W.; Day, Michael D. (2004). Handbook of Research and Policy in Art Education. fq. 769. ISBN 1135612315. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Atkinson, Dennis (2003). "Forming Teacher Identities in ITE". përmbledhur nga Addison, Nicholas (red.). Issues in Art and Design Teaching. fq. 195. ISBN 0415266696. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Efland, Arthur (1990). A History of Art Education. fq. 177. ISBN 0807770035. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Welch, Patricia Bjaaland (2008). Chinese Art: A Guide to Motifs and Visual Imagery. fq. 226. ISBN 080483864X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)