Sot Kina është ekonomia e tretë më e madhe e botës. Ne vitin 2010 ajo pritet që tia kalojë dhe ekonomisë së Japonisë, dhe të marrë së shpejti fuqinë nr 2 ne botë pas SHBA-se. Kjo falë rritjes se jashtëzakonshme ekonomike te saj (8-12 % çdo vit. Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia, blegtoria, industria, transporti dhe tregtia. Bujqësia është dega kryesore e ekonomisë. Prodhimet kryesore bujqësore janë : orizi, gruri, misri, meli, soja, pambuku, qaji dhe duhani. Me prodhimin e orizit Kina zë vendin e parë në bote. Rajonet ku bimësia është më e zhvilluar në luginat e lumenjve Jance, Huanho dhe ultësira Manqurisë në Kinën verilindore.

  • Blegtoria
Ekonomia e Kinës
Shangai
Renditja2ta (nominali) / 2-ta (PPP)
ValutaRenminbi (RMB); Njësia: Yuan (CNY)
Viti fiskalViti kalendarik
Statistika
PBB$8.250 trilion (nominali: [1])
$12.38 trilion (PPP: 2ta; 2012)[2]
Rritja e PBB7.8% (2012)[3]
PBB për frymë$6,094 (nominali: 84ta; 2012)[2]
$8,382 (PPP: 90ta; 2011)[2]
PBB për Sektoragrikultura: 9.7%, industria: 46.6%, shërbimet: 43.7% (2012)CIA - The World Factbook
Inflacioni (CPI)2.5% (dhjetor 2012)[4]
Popullsia
nën nivelin e varfërisë
më pak se $1.25 / 13.1% (2008)
më pak se $2 / 29.8% (2008)[5]
Koefiçenti Gini0.48
Forca punëtore795.5 milion (1; 2010)
Forca punëtore
sipas fushës
Agrikultura 36.7%, Industria 28.7%, Shërbimet 34.6% (2008)
Papunësia4.1% (2012)[6]
Industritë kryesoreminiera dhe metalurgji, hekur, çelik, alumin, dhe metale të tiera, qymyr; makineri; armatime; tekstile; naftë; çimento; kimikate; plehëra kimikë; produkte konsumi, këpucë, lojëra, elektronikë; ushqime; paisje transporti, automjete, vagona dhe lokomotiva, anije, avionë; paisje telekomunikacioni, mjete lëshimi hapësinore tregëtare, satelitë
Indeksi i Lehtësive në Biznes91-ta[7]
Të Jashtme
Eksporte$1.904 trilion (2011)
Lloji i eksporteveelektronikë, veshmbathje, tekstile, hekur, çelik etj.
Partnerët kyesorë të eksportitSHBA 17.1%, Hong Kongu 14.1%, Japonia 7.8%, Koreja e Jugut 4.4%, Gjermania 4% (2011)
Importet$1.743 trilion (2011)
Lloji i importevemakineri dhe paisje, ushqime, elektronikë etj.
Partnerët kyesorë të importitJaponia 11.2%, Koreja e Jugut 9.3%, SHBA 6.8%, Gjermania 5.3%, Australia 4.6% (2011)
Financat publike
Borxhi publik22.15% e PBB (2012)[8]
Të ardhurat$1.838 trilion (2012)
Shpenzimet$2.031 trilion (2012)
Ndihmat ekonomikemarrës: $1.12 për frymë (2008)[9]
Vlerësimi i kredititAA- (I brendshëm)
AA- (I jashtëm)
AA- (Vlerësimi T&C)
(Standard & Poor's)[10]
Rezervat e huaja$3.28 trilion (2012)
Burimi Kryesor i Të Dhënave: CIA World Fact Book
Të Gjitha Vlerat Monetare Janë në USD

Në Kinë rriten derrat, gjedhet, delet, dhitë , kuajt dhe shpezët shtëpiak. Kina e ka të zhvilluar edhe peshkatarinë. Kina zë vendin e parë në botë për peshkatari.

  • Industria ka prodhimet e veta siç janë porcelani, mëndafshi, qilimet, prodhimin e lodrave etj. Transportet në Kinë hekurudhor, automobilistik, ajror dhe ujor.
  • Tregtia

Kina eksporton : sojë, qaj, pambuk, duhan, mëndafsh, qymyr, hekur, mangan, volfram, antimon, prodhime te artizanateve, makia moderne etj. Ndërsa importon : oriz, grurë, mjete te komunikacionit, prodhime të elektroindustrisë, prodhimeve kimike, metale etj., ka marrëdhënie të mira tregtare me : Japoninë, Australinë, Britaninë e Madhe Francën, Rusinë, Italinë, Gjermaninë, SHBA-në.

Gjendja ekonomike

Redakto

Qysh nga shpallja e Kinës së re, ekonomia kineze ka pasur një zhvillim të shpejtë. Sidomos, qysh nga fillimi, në vitin 1978, i reformës dhe i hapjes, ekonomia kineze është zhvilluar përpara në mënyrë të vazhdueshme dhe të shëndetshëm me një rritje mesatare vjetore mbi 9 %. Në vitin 2003, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit të Kinës arriti në 1 trilionë e 400 miliardë dollarë amerikanë dhe vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze është radhitur në vendin e 6-të në botë pas SHBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës. Deri në fund të vitit 2003, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit për frymë të Kinës i kaloi 1000 dollarët amerikanë.

Tani, gjendja e investimeve dhe e konsumit të vendit të Kinës është shumë e mirë. Në vitin 2003, investimet në kapitale fikse të gjithë shoqërisë kineze arritën në mbi 5 trilionë e 500 miliardë juanë, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit të gjithë shoqërisë ishte 4 trilionë e 600 miliardë juanë, vëllimi i tregtisë së jashtme arriti në mbi 850 miliardë dollarë amerikanë, shifër kjo kaloi Anglinë e Francën dhe është radhitur në vendin e 4-të në botë pas SHBA-së, Gjermanisë dhe Japonisë. Deri në fund të vitit 2003, rezerva e valutave të Kinës kaloi 400 miliardë dollarët amerikanë, duke zënë vendin e 2-të në botë pas Japonisë.

Me rezultate të reformës dhe të hapjes mbi 20-vjeçare dhe të ndërtimit të modernizimit, Kina ka kryer, në përgjithësi, ndryshimin e ekonomisë socialiste të tregut nga ekonomia e planit dhe krijimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të ekonomisë socialiste të tregut. Njëkohësisht, ligjet e rregulloret kineze janë përmirësuar pandërprerë, shkalla e hapjes së tregut është shtuar pandërprerë, mjedisi i investimeve është përsosur pandërprerë dhe reforma e sistemit monetar është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Të gjitha këto i kanë dhënë garancinë e sigurt zhvillimit të vazhdueshëm të ekonomisë kineze.

Qysh nga hyrja në shekullin e ri, Kina ka parashtruar më tej konceptin e zhvillimit të gjithanshëm dhe përpjesëtimor midis njeriut e natyrës, njeriut e shoqërisë, qyteteve e fshatrave, lindjes e perëndimit dhe ekonomisë e shoqërisë. Në vitin 2002, Kongresi i 16-të i Partisë Komuniste të Kinës ka parashtruar edhe objektivi i luftës për ndërtimin e plotë të shoqërisë komode deri në vitin 2020.

Gjendja themelore e strukturës industriale

Redakto

Struktura industriale do të thotë përbërja proporcionale të faktorëve kryesorë të prodhimit midis sektorëve të industrisë dhe lidhja e ekzistencës reciproke dhe e frenimit reciprok midis tyre, duke u përfshirë marrëdhëniet proporcionale midis bujqësisë, industrisë dhe industrisë shërbyese dhe midis sektorëve të ndryshëm etj.

Qysh nga shpallja e Kinës së re, struktura industriale e Kinës ka kaluar 3 periudhat e zhvillimit. Periudha e parë filloi nga 50 vitet e shekullit të kaluar deri në fund të 70 viteve, Kina ndryshoi shumë shpejt karakteristikën e ekonomisë gjysmëkoloniale, duke vendosur fillimisht bazën e industrializimit. Periudha e 2-të filloi nga viti 1979 deri në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, Kina ka zbatuar kursin e reformës dhe të hapjes, duke rregulluar pandërprerë strukturën industriale. Si rezultat, Kina ka hyrë në periudhën e mesme të industrializimit. Periudha e 3-të filloi nga fillimi i viteve 90 të shekullit të kaluar, pasi Kina parashtroi krijimin e sistemit të ekonomisë socialiste të tregut, deri në vitin 2020, Kina do të realizojë industrializimin dhe do të kryejë informatizimin fillestar.

Gjatë më se 50 vjetëve të kaluar, në marrëdhëniet proporcionale midis 3 industrive të Kinës ndodhën, gjithashtu, ndryshime shumë të mëdha. Qysh nga fillimi i viteve 50 të shekullit të kaluar deri në vitin 2002, pesha e bujqësisë kineze u ul në 14,5 % të vitit 2002 nga 45,4 % që ishin, pesha e industrisë u ngrit në 51,8 % nga 34,4 % që ishin, dhe pesha e industrisë shërbyese u rrit në 33,7 % që 20,2 % që ishin.

Bujqësia

Redakto

Kina është një vend me një popullsi bujqësore dërrmuese. Pozita e bujqësisë është shumë e rëndësishme në ekonominë kineze. Megjithëse Kina ka një sipërfaqe tokësore prej 9 milionë e 600 mijë kilometrash katrore, ndërsa sipërfaqja e tokave të punueshme ka vetëm 1 milion e 270 mijë kilometra katrore, shifër kjo ka zënë 7 % të sipërfaqes së përgjithshme të tokave të punueshme të botës, të cilat janë grumbulluar në zonën fushore dhe të ultësirave të Kinës lindore. Mbjellja është sektori më i rëndësishëm i prodhimit bujqësor të Kinës. Kulturat e drithërave kryesore janë orizi, gruri, misri, soja etj, bimët industriale janë pambuku, kikiriku, lakër vajdhënëse, panxhar sheqeri etj.

Zhvillimi i shpejtë i bujqësisë kineze është filluar nga viti 1978, pas reformës së fshatrave. Gjatë më se 20 vjetëve të kaluar, nën kornizën e pronësisë kolektive, reforma e fshatrave kineze, me tregun si drejtim, ka prishur me guxim të madh pengesën e sistemit tradicional dhe ka kërkuar formën e re të realizimit të ekonomisë kolektive nën kushtet e ekonomisë së tregut. Reforma u ka sjellë fshatarëve interesat, ka çliruar dhe zhvilluar forcat prodhuese, ka nxitur rritjen e shpejtë të bujqësisë, sidomos të prodhimit të drithërave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të strukturës bujqësore, në mënyrë që bujqësia kineze ka arritur sukseset e dukshme. Tani, sasia e prodhimit të drithërave, pambukut, farërave të lakrës vajdhënëse, duhanit, mishrave, vezave, produkteve ujore dhe të zarzavateve zë mesatarisht vendin e parë në botë.

Vitet e fundit, qeveria kineze e ka konsideruar, gjithmonë, zhvillimin e bujqësisë si një punë më të rëndësishme në punët e rëndësishme, ka shtuar pandërprerë investimet në bujqësi, ka ngritur të ardhurat e fshatarëve dhe ka realizuar ngradualisht zhvillimin përpjesëtimor të fshatrave dhe të qyteteve.

Industria

Redakto

Zhvillimi i shpejtë i industrisë kineze filloi në fillim të viteve 50 të shekullit të kaluar. Pas shpalljes së së Kinës së re në vitin 1949, industria kineze ka hyrë në periudhën e rigjallërimit dhe të zhvillimit të plotë. Deri në vitin 1978, para reformës dhe hapjes, Kina ka krijuar fillimisht një sistem relativisht të përsosur të ekonomisë industriale. Industria tradicionale e naftës si dhe industria kimike e industria elektronike, si industri të reja, kanë pasur një zhvillim relativisht të shpejtë, industria bërthamore e industria kozmike, si industri të shkencës dhe teknologjive të larta, kanë arritur zhvillimin e përshtatshëm. Qysh nga fundi i viteve 70 të shekullit të kaluar, prirja e zhvillimit të industrisë kineze është shpejtuar më tej, nga viti 1979 deri në vitin 2003, rritja vjetore e mesatare e vlerës së shtuar të industrisë ishte mbi 10 %.

Me zhvillimin mbi 50-vjeçar, sasia e prodhimit të produkteve kryesore të industrisë kineze është shtuar në dhjetëra dhe qindra herë, produktet e shumëllojshme industriale janë shitur në rajone të ndryshme të botës. Qysh nga viti 1996, sasia e prodhimit të çelikut, qymyrgurit, çimentos, plehrave kimike dhe televizorëve ka zënë gjithmonë në vendin e parë të botës.

Në vitin 2003, vlera e shtuar e industrisë kineze arriti në 5 trilionë e 361 miliardë e 200 milionë juanë, duke u shtuar 12,6 %. Tani, Kina jo vetëm mund të prodhojë aeroplanët, anijet dhe automjetet, por edhe mund të prodhojë satelitin tokësor artificial si dhe pajisjet industriale të modernizimit. Është krijuar një sistem i pavarur industrial. Në të ardhmen, Kina do të zbatojë më tej strategjinë e industrializimit në mbështjen nga informatizimi, për të shpejtuar rilin e nxitjes të industrisë për zhvillimin ekonomik të Kinës.

Sektorët e shërbimeve

Redakto

Qysh nga fundi i viteve 70 të shekullit të kaluar, sektorët e shërbimeve të kinës kanë pasur zhvillimin e përshtatshëm. Ai ka treguar kryesisht në dy drejtime: së pari ; përmasa e sektorëve të shërbimeve është zgjeruar pandërprerë. Sipas të dhënave statistikore, nga viti 1978 deri në vitin 2002, vlera e shtuar e sektorëve të shërbimeve të Kinës u shtua në 3 trilionë e 453 miliardë e 300 milionë juanë nga 86 miliardë e 500 mijë juanë, duke u shtuar në 40 herë. Rritja vjetore mesatare ishte mbi 10 %, shifër kjo ishte më e lartë se rritja e vëllimit të prodhimit të përgjithshëm të vendit me të njëjtën periudhë. Përqindja e vlerës së shtuar të sektorëve të shërbimeve u ngrit në 33,7 % të vitit 2002 nga 21,4 % që ishin në vitin 1979. Megjithëse sektorët e shërbimeve të kinës u prekën nga ndikimet e Sarsit dhe të thatësirave e të përmbytjeve dhe kanë pasur zhvillimin e shpejtë.

Nga një anë tjetër, sektorët e shërbimeve të Kinës është bërë gradualisht kanale kryesore të punësimit të shoqërisë. Numri i personave të sektorëve të shërbimeve u shtua mbi 210 milionë të vitit 2002 nga 48 milionë e 900 mijë të vitit 1978, shifër kjo ishte 3 herë të numrit të personave zë industrisë së dytë.

Tan, sektorët e shërbimeve të Kinës kanë prekur restorant, turizëm, shitje me pakicë, monedhë, sigurime, informacione, transport, ligje, llogari etj. Sipas planifikimit të zhvillimit të Kinës, deri në vitin 2020, përqindja e vlerës së shtuar të sektorëve të shërbimeve do të ngrihet mbi një të dytat nga një e tretat.

Sistemi i ekonomisë socialiste të tregut

Redakto

30 vjetët e parë pas shpalljes së Kinës së re, qeveria kineze zbatonte, gjithmonë, sistemin e ekonomisë së planit. Institucionet e posaçme shtetërore planifikonin dhe hartonin objektivat e zhvillimit ekonomik në fushat e ndryshme. Ky sistem mund ta drejtonte ekonominë kineze të zhvillohej në mënyrë të qëndrueshme me plan dhe me objektiv, por ai ka penguar rëndë vitalitetin e vet dhe ritmin e zhvillimit.

Në fund të viteve 70 të shekullit të kaluar, Kina filloi reformën e sistemit të ekonomisë së planit. Në vitin 1978, Kina ka zbatuar sistemin e prodhimit me kontrata familjare. Në vitin 1984, reforma e sistemit ekonomik është zgjeruar në qytete nga fshatrat. Në vitin 1992, Kina ka përcaktuar drejtimin e reformës për krijimin e sistemit të ekonomisë socialiste të tregut.

Në tetor të vitit 2003, Kina ka sqaruar më tej objektivat dhe detyrat për përmirësimin e sistemit të ekonomisë socialiste të tregut.

Domethënë, sipas kërkesave të planifikimit të përgjithshëm të zhvillimit të qyteteve dhe fshatrave, të zhvillimit rajonal, të zhvillimit ekonomik e shoqëror, të zhvillimit të njeriut dhe të natyrës në harmoni, të zhvillimit të vendit dhe të zhvillimit të hapjes së jashtme, do të luhet roli themelor i tregut në kuotën e burimeve. Forcimi i vitalitetit të ndërmarrjeve dhe i potencialit të konkurrencës, përsosja e makrokontrollit shtetëror, përmirësimi i administrimit shoqëror dhe i funksionit të shërbimeve publike të qeverisë kanë dhënë garancinë e fortë të sistemit për ndërtimin e plotë të shoqërisë komode. Detyrat kryesore janë : përmirësimi i pronësisë shtetërore dhe i sistemit ekonomik të zhvillimit të përbashkët të pronësive të shumëllojshme, krijimi i sistemit të strukturës së ekonomisë dypolalizuese, formimi i sistemit për nxitjen e zhvillimit përpjesëtimor të ekonomisë rajonale, ndërtimi i sistemit të tregut modern, përsosja e sistemit të makrokontrollit përmirësimi i sistemit të punësimit, dhe të sigurimeve shoqërorte dhe krijimi i sistemit për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Sipas planit të parashikuar, deri në vitin 2010, Kina do të krijojë një sistem relativisht të përsosur të ekonomisë socialiste të tregut dhe deri në vitin 2020, do të krijohet sistemi i përsosur i ekonomisë socialiste të tregut.

Struktura e pronësive

Redakto

Sipas kushtetutës kineze, në fazën fillestare socialiste, shteti i përmbahet sistemit ekonomik të zhvillimit të përbashkët të ekonomisë së pronësive të shumëllojshme, me pronësinë shtetërore si kryesore dhe i përmbahet sistemit të shpërblimit sipas punës. Tani, ekonomia e pronësive kineze përfshijë kryesisht ekonominë shtetërore, ekonominë kolektive, ekonominë private, ekonominë e aksioneve, ekonominë e investimeve të tregtarëve të huaja dhe ekonominë e investimeve të Honkongut, të Makaos dhe të Tajvanit.

Ekonomia shtetërore do të thotë një lloj i ekonomisë me materiale të prodhimit të shtetit : ekonomia kolektive do të thotë një lloj i ekonomisë me materiale të prodhimit të kolektivit të qytetasve, ekonomia private me materiale të prodhimit të personit, ekonomia e administrimit të përbashkët do të thotë një lloj i ekonomisë i grupit të ri ekonomik të formuar me investime të përbashkëta midis ndërmarrjeve ose ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore, ekonomia e sistemit të aksioneve do të thotë një lloj i ekonomisë me investime të pronarit të aksionit për krijimin e ndërmarrjeve, ekonomia me investime të tregtarëve të huaj do të thotë një lloj i ekonomisë që investuesit, sipas ligjeve rregulloreve të ekonomisë së jashtme, krijojnë ndërmarrje në Kinë me formën e investimeve të përbashkëta, të bashkëpunimit dhe private. Ekonomia me investimet e tregtarëve të huaj përfshijë 3 forma si ndërmarrjet e administrimit me investime të përbashkëta kineze dhe të huaja, ndërmarrjet e administrimit të bashkëpunimit kinez dhe të huaj dhe ndërmarrjet me investime private. Ekonomia me investimet e Honkongut, të Makaos dhe të Tajvanit do të thotë një lloj i ekonomisë që investuesit e Honkongut, të Makaos dhe të Tajvanit krijojnë, me forma të investimeve të përbashkëta, të bashkëpunimit dhe të investimeve private, ndërmarrje në pjesë kontinentale, duke u mbështetur tek ligjet dhe rregulloret përkatëse të RP të Kinës për ekonominë e jashtme. Ekonomia me investimet e Honkongut, të Makaos dhe të Tajvanit ka 3 forma, si ndërmarrjet e administrimit me investime të përbashkëta, ndërmarrjet e administrimit të bashkëpunimit dhe ndërmarrjet me investime private.

Sipas rregulloreve të kushtetutës kineze, ndalimi i asnjë organizate dhe i asnjë personi të përdorin asnjë mjet të pushtojnë dhe të shkatërrojnë prona shtetërore dhe kolektive. Shteti duhet të mbrojë të drejtat dhe interesat e ligjshme të ekonomisë personale, ekonomisë private dhe të ekonomisë joshtetërore. Pronat e ligjshme private të shtetasve nuk mund të ndërhyjnë.

Strategjia e zhvillimit

Redakto

Në tetor të vitit 1987, kongresi i 13-të i Partisë Komuniste të Kinës parashtroi qartë planin strategjik në “3 hapa” për ndërtimin e modernizimit të Kinës. Objektivat konkrete janë :

Hapi i parë, nga viti 1981 deri në vitin 1990, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendet të Kinës u dyfishua për zgjidhjen e problemit të veshmbathjes dhe të ushqimit. Hapi i dytë, nga viti 1991 deri në fund të shekullit të 20-të, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit u katërfishua për të arritur në nivelin e jetesës komode të popullit. Hapi i 3-të, deri në mes të shekullit të 21-të, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit për frymë të kinezëve do të arrijë në nivelin e vendeve të mesme, jeta e popullit do të jetë e pasur dhe do të realizohet në përgjithësi, modernizimi.

Në shtator të vitit 1997, kongresi i 15-të i Partisë Komuniste të Kinës ka konkretizuar më tej objektivin e luftës të hapit të 3-të. Kjo do të thotë se deri në 10 vjetët e parë të shekullit të 21-të, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit të Kinës do të dyfishohet në krahasim me vitin 2000, jetesa komode e popullit do të jetë më e pasur dhe do të krijohet sistemi i përsosur i ekonomisë socialiste të tregut; deri në vitin 2050, Kina do të realizojë, në përgjithësi, modernizimin dhe do të bëhet një vend socialist i begatisë, i demokracisë dhe i civilizimit.

Mjedisi i investimeve

Redakto

Ndërtimi i infrastrukturës

Redakto

Xhadetë: Kina ka sipërfaqe të madhe, xhadetë shkojnë në të gjitha drejtimet. Ndër to ka 12 linja kryesore të xhadeve shtetërore të kategorisë së lartë me një gjatësi prej 35 mijë kilometrash që kalojnë nga lindja në perëndim dhe nga jugu në veri, deri tani është inauguruar pjesa dërrmuese e këtyre xhadeve.

Kina e konsideron gjithmonë ndërtimin e xhadeve si një nga përmbajtjet e rëndësishme të shpejtimit të ndërtimit të infrastrukturës. Nga viti 1998 deri në vitin 2001, Kina investonte çdo vit mbi 200 miliardë juanë në ndërtimin e xhadeve. Në vitin 2002, Kina investoi 300 miliardë juanë dhe ndërtoi 67 mijë kilometra xhade të reja, ndër to kishte 5,7 mijë kilometra autostrada. Në vitin 2003, u ndërtuan 36 mijë kilometra xhade të reja. Deri në fund të vitit 2003, gjatësia e xhadeve të mbarë vendit arriti në mbi 1,8 milionë kilometra, ndër to gjatësia e autostradave që përfaqësojnë nivelin e zhvillimit të transportit modern arriti në 40 mijë kilometra. Njëkohësisht, shteti ka shpejtuar ndërtimin e xhadeve të krahinave qendrore e perëndimore duke përmirësuar shumë kushtet e transportit të këtyre krahinave.

Në vitin 2008, do të inaugurohet rrjeti i linjave kryesore të xhadeve shtetërore kineze. Atë kohë, mbi 200 qytete si Pekini, Shangai, të gjitha qytetet e varura direkt nga qendra, kryeqendrat e provincave dhe të rajoneve autonome do të lidhen me xhade të kategorisë së lartë me autostrada në krye.

Hekurudhat : Deri në fund të vitit 2003, gjatësia e përgjithshme e hekurudhave kineze arriti në 73 mijë kilometra, ndër to kishte mbi 20 mijë kilometra hekurudha me dy palë shina dhe 18 mijë hekurudha elektrike. Më 7 janar të vitit 2003, u inaugurua hekurudha e parë që kapërcen detin në Kinë – hekurudha “Yuehai”. Hekurudha me lartësi më të madhe mbi nivelin e detit në botë – hekurudha “Qinghai-Tibet” ka gjatësi prej 1142 kilometrash dhe do të inaugurohet në vitin 2006. Tani Kina është bërë një nga vendet me transportet më të shumta hekurudhore në botë dhe është vendi me rritjen më të shpejtë të transporteve.

Qysh nga viti 1998, hekurudha kineze ka ngritur disa herë shpejtësinë e transportit, është shtuar pandërprerë shpejtësia më e madhe e trenit. Njëkohësisht koha e udhëtimit të trenave është pakësuar shumë.

Portet: Kina ka ndërtuar kryesisht portet e transportit të qymyrgurit, të kontejnerëve, të mineralit hekuror të importuar, të drithërave etj. dhe porte të thellësisë së detit, veçanërisht ka forcuar ndërtimin e sistemit të transportit të kontejnerëve. Qeveria ka ndërtuar disa porte të kontejnerëve në Dalian, Tianjin, Qingdao, Shangai, Ningbo, Shenzhen etj. duke i hedhur bazë krijimit të porteve kyçe të kontejnerëve të Kinës. Është forcuar ndërtimi i sistemit të transportit të qymyrgurit dhe janë inauguruar disa porte të reja të ngarkimit dhe të shkarkimit të qymyrgurit. Njëkohësisht janë rindërtuar shumë porte të importit të naftës dhe të mineralit hekuror.

Deri në fund të vitit 2003, portet kryesore detare kishin gjithsej 1800 vende të ankorimit, ndër to kishte mbi 530 vende të ankorimit në rang 10 mijë tonësh, kapaciteti i transportit të mallrave arriti në mbi 1.7 miliardë tonë. Kapaciteti vjetor i transportit i disa porteve kryesore ka kaluar 100 milionë tonë, porti i Shangait, porti i Shenzhenit, porti i Qingdaos, porti i Tianjinit, porti i Guangxhout, porti i Xiamenit, porti i Ningbos dhe porti i Dalianit janë radhitur në 50 portet më të mëdha të kontejnerëve të botës.

Aviacioni civil: Linjat ajrore kineze shkojnë në kontinente të ndryshme të botës. Deri në fund të vitit 2003, në Kinë kishte mbi 140 aeroporte dhe mbi 1000 linja ajrore. Ndër to kishte mbi 160 linja ajrore ndërkombëtare që lidhen me mbi 60 qytete të mbi 30 vendeve.

Telefoni: Në vitin 2003, në Kinë u shtuan 49 milionë e 80 mijë përdorues të rinj të telefonit të palëvizshëm, numri i përgjithshëm i përdoruesve të telefonit arriti në mbi 260 milionë, ndër to përdoruesit qytetarë arritën në mbi 170 milionë, përdoruesit fshatarë arritën në 92 milionë e 13 mijë. Në vitin 1987, Kina hapi biznesin e telekomunikacionit të celularit, pas vitit 1990, ky biznes është zhvilluar shumë shpejtë, rritja mesatare vjetore ka arritur në mbi 100 %. Në vitin 2003, rrjeti i celularit mbuloi të gjitha qytetet e mëdha e të mesme dhe mbi 2000 qyteza. U shtuan 62 milionë e 690 mijë përdorues të rinj të celularit, numri i përgjithshëm i përdoruesve arriti në 270 milionë. Në fund të vitit 2003, numri i përgjithshëm i përdoruesve të telefonit të palëvizshëm dhe të celularit arriti në mbi 530 milionë dhe u shtuan mbi 110 milionë në krahasim me vitin 2002, në çdo 100 njerëz kishte 42 telefona.

Interneti: Tani vizituesit e internetit në Kinë kanë arritur në 80 milionë. Sipas statistikave, numri i personave që vizitojnë internet çdo javë të paktën për një orë në Kinë radhitet në vendin e 3-të në botë pas SHBA-së dhe Japonisë. Qysh nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2001, sasia e vebsaiteve kineze është shtuar pandërprerë, tani ka afro 300 mijë. Është krijuar rrjeti i transmetimit me kapacitet të madh dhe me shpejtësi të madhe i përbërë nga kabllo optike, satelite dhe mikrovalë digjitale. Në fund të vitit 2003, gjatësia e përgjithshme e kabllove optike kineze arriti në 2.7 milionë kilometra. Në krahina të përparuara ekonomike, kabllo optike kanë hyrë në qyteza, lagje dhe ndërtesa dhe janë bërë mënyra kryesore teknologjike e transmetimit të informacioneve. Tani, është krijuar në përgjithësi rrjeti i telekomunikacionit publik i përbërë nga rrjeti i këmbimit të të dhënave në grupe, rrjeti i të dhënave digjitale, interneti, rrjeti i multimedias etj. që ka mbuluar mbi 90% të qyteteve dhe qytezave dhe është bërë një nga rrjetet më të mëdha të telekomunikacionit publik në botë.

Politikat e investimeve

Redakto

Kina është një nga vendet që kanë tërhequr më shumë investime të huaja në botë. Nën gjendjen e depresionit të ekonomisë botërore dhe të pakësimit në përmasa të mëdha të investimeve ndërkombëtare, Kina ka tërhequr akoma shumë investime të huaja për shkak që Kina ka hartuar shumë politika të favorshme dhe të rregulltë të investimeve.

Duke filluar nga fillimi i viteve 80-të të shekullit të kaluar, Kina ka ndërtuar shumë infrastruktura që kanë krijuar mjedis të mirë për investimet e biznesmenëve të huaj në Kinë. Njëkohësisht, Kina ka hartuar me radhë mbi 500 rregullore të jashtme ligjore ekonomike që kanë dhënë biznesmenëve të huaj garanci dhe bazë ligjore. Në fund të vitit 1997, Kina rishikoi dhe publikoi “listën e sektorëve me investime të huaja” që inkurajon dhe përkrah biznesmenë të huaj të bëjnë investime në fushën bujqësore, energjetike, të transportit, të lëndëve të para, të teknologjisë së lartë dhe të re, të shfrytëzimit të burimeve, të mbrojtjes së mjedisit etj. Sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe premtimeve të Kinës, qeveria kineze verifikoi 2300 rregullore ligjore dhe dokumente, abrogoi 830 dokumente, rishikoi 325 dokumente duke mbaruar në përgjithësi punët e rishikimit të ligjeve dhe rregullore të jashtme ligjore ekonomike, si rezultat, u krijua në përgjithësi sistemi juridik i investimeve të huaja me ligjin e administrimit të ndërmarrjeve me investime kineze dhe të huaja, ligjin e administrimit të ndërmarrjeve me bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të huaja dhe ligjin e ndërmarrjeve me investime të huaja në krye. Deri në fund të vitit 2003, biznesmenët e mbi 170 vendeve e rajoneve bënë investime në Kinë duke krijuar mbi 400 mijë ndërmarrje me investime të huaja. Grupet kryesore financiare ndërkombëtare dhe Shoqëritë ndërshtetërore kanë shprehur besimin e plotë për tregun e Kinës, pothuajse të gjitha shoqëritë ndërshtetërore që radhiten në 500 shoqëritë më të fuqishme botërore kanë bërë investime në Kinë. Kina vlerësohet nga investitorët dhe qarqet financiare botërore si një nga vendet me mjedis më të mirë të investimeve.

Rajonet e posaçme ekonomike dhe qytetet e hapura bregdetare

Redakto

Kur filloi reforma e sistemit ekonomik në vitin 1978, qeveria kineze filloi njëkohësisht të zbatojë sipas planit politikën e hapjes ndaj botës së jashtme. Duke filluar nga viti 1980, Kina krijoi me radhë 5 rajone të posaçme ekonomike në Shenzhen, Zhuhai, Santou të provincës Guangdong, në Xiamen të provincës Fujian dhe në provincën Hainan. Në vitin 1984, Kina hapi edhe 14 qytete bregdetare si Dalian, Qinghuangdao, Tianjin, Yantai, Qingdao, Lianyungang, Nantong, Shangai, Ningbo, Wenxhou, Fuxhou, Guangxhou, Zhanjiang, Beihai etj. Në vitin 1985, Kina krijoi me radhë deltën e lumit Jançe, deltën e lumit Zhujiang, rajonin e trekëndëshit në jug të provincës Fujian, gadishullin Shandong, gadishullin Liaodong, Hebei dhe Guangxi si rajone të hapura ekonomike duke u krijuar zona e hapur ekonomike bregdetare. Në vitin 1990, qeveria kineze vendosi të zhvillojë dhe të hapë zonën e re të Pudongut të Shangait dhe të hapë më tej disa qytete buzë lumit Jançe duke u krijuar zona e hapur e lumit Jançe me Pudong në krye. Qysh nga viti 1992, Kina ka hapur edhe disa qytete kufitare duke hapur më tej të gjitha kryeqendrat e provincave dhe të rajoneve autonome, ka krijuar në disa qytete të mëdha dhe të mesme 15 rajone të doganës, 49 rajone shtetërore ekonomike teknologjike dhe 53 rajone të sektorëve të teknologjisë së lartë. Kështu, në Kinë u krijua struktura e gjithanshme e hapjes ndaj botës së jashtme.

Rajonet e hapura të sipërpërmendura me politika të ndryshme të favorshme kanë luajtur rolin drejtues për zhvillimin e tregtisë së jashtme, eksportin dhe tërheqjen e teknologjive të përparuara.

Zonat shtetërore të zhvillimit ekonomiko-teknik

Redakto

Zonat shtetërore të zhvillimit ekonomiko-teknik janë pjesë e rëndësishme përbërëse e zonave të hapura të Kinës ndaj botës, dhe ndodhen në qytetet qendrore, si në kryeqendra të provincave dhe rajoneve autonome, në qytetet e hapura bregdetare dhe në qytete të tjera të hapura. Në këto zona ndërtohet me forca të përqendruara infrastruktura e përsosur, krijohet mjedisi i investimeve në përputhje me kriteret ndërkombëtare, formohet struktura e industrisë moderne me industrinë e teknologjisë së re e të lartë nëpërmjet tërheqjes së investimeve të huaja, në mënyrë që këto zona të bëhen zona kryesore për zhvillimin e ekonomisë dhe tregtisë së jashtme të qyteteve ku ndodhen dhe qyteteve përreth tyre.

Në vitin 1988, Këshilli i Shtetit i Kinës miratoi krijimin e 14 zonave të zhvillimit ekonomiko-teknik në qytete të hapura bregdetare Dalien, Çinhuandao, Tiencin, Jantai, Çindao, Lienjungan, Nantong, Minhang, Honçiao, Caohëjing, Ningbo, Fuxhou, Guanxhou dhe Xhanjiang. Deri më sot numri i këtyre zonave ka arritur në 49, ndër to 27 janë në zonat bregdetare lindore dhe 22 në zonat qendrore dhe perëndimore të Kinës. Karahas këtyre Këshilli i Shtetit miratoi zonën industriale të Suxhout, zonën e përpunimit të mallrave të eksportit Kinçiao, zonën e zhvillimit ekonomiko-teknik Dasie të qytetit Ningbo, zonën e investimeve Haiçan të Siamenit, zonën e zhvillimit Janpu të Hainanit dhe zona të tjera që zbatojnë politikën e zonave të zhvillimit ekonomiko-teknik. ME SE PARITI NE DUHET TE DIME SE QESHT EKONOMIA E TREGUT PER TA KUPTUR TE GJITHA KETO DHE TE BEHEMI EKONOMISAT TE NJOHUR NDERKOMBETAR SHQIPTAR E I GJITH BALLKANI ETJ?

Rajonet shtetërore të teknologjisë së lartë dhe të re

Redakto

Tani Kina ka krijuar mbi 50 rajone shtetërore të sektorëve të teknologjisë së lartë dhe të re që kanë tërhequr mbi 600 rezultate tekniko-shkencore. Treguesit kryesor ekonomik të këtyre rajoneve rriten çdo vit mesatarisht 60% për 10 vjet me radhë dhe janë bërë forcat kryesore që nxitin rritjen e ekonomisë kombëtare. Për shkak të zhvillimit të shpejtë, të mjedisit të mirë dhe të rritjes së shpejtë të eksportit të produkteve të teknologjisë së lartë dhe të re, Rajoni tekniko-shkencor Zhongguancun i Pekinit dhe disa rajone shtetërore të teknologjisë së lartë dhe të re në Tianjin, Shangai, Helongjiang, Jiangsu, Anhui, Sandong, Hubei, Guangdong, Shanxi, Dalian, Xiamen, Qingdao, Shenzhen etj. u përcaktuan nga shteti si baza e eksportit. Ndër to, vëllimi i eksportit i deltës së lumit Zhujiang, i deltës së lumit Jançe, i Pekinit dhe i Tianjinit ku ka shumë baza të eksportit zuri mb 80 % të eksportit të produkteve të teknologjisë së lartë dhe të re të mbarë vendit. Në vitin 2002, eksporti i produkteve të teknologjisë së lartë dhe të re kineze zuri mbi 20% të vëllimit të përgjithshëm të eksportit të tregtisë së jashtme duke përsosur më tej strukturën e eksportit të Kinës.

Zonat e përjashtuara nga taksat

Redakto

Zonat e përjashtuara nga taksat janë zonat për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare dhe të shërbimeve të përjashtuara nga taksat, të miratuara nga Këshilli i Shtetit i Kinës, janë të ngjanshme me zonat e tregtisë së lirë në arenën ndërkombëtare. Në këto zona lejohen biznesmenët e huaj të investojnë dhe të merren me tregti ndërkombëtare, të zhvillojnë magazinim e mallrave e përjashtuar nga taksat, dhe të merren me përpunimin dhe eksportimin e mallrave etj. Deri tani në Kinë numërohen 15 zona të përjashtuara nga taksat, si zona e përjashtuar nga taksat Vaigaoçiao e Shangait etj., që janë bërë pikat e reja të lidhjes së ekonomisë kineze me ekonominë botërore.

Referime

Redakto
  1. ^ https://archive.today/20130407151924/www.stats.gov.cn/english/pressrelease/t20130222_402874590.htm
  2. ^ a b c "China". Fondi Monetar Ndërkombëtar. Marrë më 1 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "China's economy grows at its slowest rate in 13 years" (në anglisht). BBC. Marrë më 18 janar 2013.
  4. ^ "Inflation in China jumps to 6-month high" (në anglisht). National Bureau of Statistics. Marrë më 11 janar 2013.
  5. ^ "China - New Global Poverty Estimates". Banka Botërore. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Theglobeandmail.com". Theglobeandmail.com. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2011. Marrë më 2012-02-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Doing Business in China 2012" (në anglisht). Banka Botërore. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2011. Marrë më 2011-11-21.
  8. ^ Public debt, FMN, Vizituar në 21 shkurt 2013.
  9. ^ "2008". Data.worldbank.org. Marrë më 2012-02-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Sovereigns rating list". Standard & Poor's. Marrë më 26 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)