Elena Topia
Helena Topia (fl. 1388–1403) ishte një princeshë arbërore e familjes Topia që sundoi rajonin e Krujës në dy periudha: 1388-1392 dhe 1394-1403.
Helena Topia | |
---|---|
Princeshë e Krujës | |
Bashkëshort | (1) Marko Barbarigo (2) Konstandin Balshaj |
Fëmijë | Shtjefën Balshaj (Maramonte) |
I ati | Karl Topia |
E ëma | Vojsava Balshaj |
Jeta
RedaktoPrincesha Helena Topia ishte bija më e madhe e Karl Topiës, Princ të Arbërisë, dhe Voisava Balshës, bija e Balshës I. Martesa e saj e parë ishte me Marku Barbarigonë, një fisnik venedikas. Pas vdekjes së të atit, në vitin 1388, ajo trashëgoi qytetin e Krujës dhe rajonin përreth . Në vitin 1392, si pasojë e armiqësive midis të shoqit dhe forcave venedikase, gjysmëvëllai i saj, Niketa Topia, një besnik i Venedikut, sulmoi qytetin e Krujës dhe detyroi çiftin të gjenin strehim me familjen Balsha .
Në vitin 1394 Helena martohet me Konstandin Balshën, kushëririn e saj të parë, i cili ishte emëruar nga osmanët si sundues i Krujës. Konstandini sundoi si një vasal osman deri kur u vra në 1402. Në vitin 1403, Niketa Topia pushtoi kalanë e Helenës. Pas vdekjes së Konstandinit, Helena me djalin e saj Shtjefnin fillimisht shkoi në Venecia dhe pastaj jetoi me motrën e saj Maria.
Familja
RedaktoU martua me Marko Barbarigon, dhe më pas me Konstandin Balshën në 1394. Me Konstandinin pati një bir, Shtjefën Balshaj, i cili mori nofkën Shtjefën Maramonte gjatë kohës nën kujdesin e tezes së tij Maria Topia dhe bashkëshortin e saj Filipi i Maramontes. Ai u rikthua në Arbëri dhe sundoi për njëfarë kohe me kushëririn e tij, Balsha III si Princ i Zetës. Shtjefën Maramonte martoi Vllajka Kastriotin, motrën e Skënderbeut, dhe së bashku patën dy djem, Gjon dhe Gojko Balshaj, themelues të Lidhjes së Lezhës.
Shiko gjithashtu
RedaktoReferencat
RedaktoParardhësi Karl Topia as Princi i Arbërisë |
Princeshë e Krujës 1388–92 Served alongside: Marko Barbarigo |
Pasardhësi Niketa Thopia as Princ i Krujës |
Parardhësi Konstandin Balshaj |
Princeshë e Krujës 1394–1403 Served alongside: Konstandin Balshaj (1402†) |
Pasardhësi Niketa Thopia as Princ i Krujës |