Elita Reçi është një këngëtare e mirënjohur nga Veleshta, Strugë, Maqedoni 4 shkurt 1981. Deri më tani ajo ka arritur të publikojë tre albume të suksesëshme të cilat janë mirëpritur nga publiku, si ai në Maqedoni ashtu edhe nga publiku në Kosovë dhe Shqipëri. Albumin e parë ajo e publikoi kur i kishte vetëm 15 vjet. Pas tre viteve ka realizuar albumin e sajë të dytë “ Kujtoj zërin tënd ” dhe ndryshe nga ai i pari, këtu ka pasur më shumë kompozitorë, duke filluar nga Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Valton Beqiri nga grupi “Korona”, orkestrim nga profesori nga Struga, Vagner Nushi si dhe bashkëpunime tjera me Elton Dedën, Alban Karabashin etj. Deri më tani ajo ka marrë pjesë nëpër shumë festivale duke filluar nga festivali i muzikës popullore ose këngëve të përpunuara ”Këngë Jeho” në vitin 1992 kur i ka pasur vetëm 9 vjeç e deri tek “Nota Festi” ku në vitin 2001 u vlerësua me çmimin e tretë nga juria profesionale ndërsa një vit më vonë me çmimin e dytë. Në festivalin “Alba Fest” në Shkup ka fituar çmimin e parë me këngën e kantautorit Ardit Gjebrea. Me këngën “ Loti s’është tharë ” të Adrian Hilës Nota Fest 2003 ku morri cmimin e produksionit, Elita prezanton Shqipërinë në festivalin ballkanik ku fiton cmimin e dytë të jurisë profesionale. Mbresa të vecanta për këngëtaren Strugane, ka lënë festivali i interpretuesve të muzikës popullore në Tiranë 2002, ku në interpretim të drejtpërdrejtë, përkrah emrave si Irma Zyberi, Bujar Qamili etj, vlerësohet me vendin e tretë. Albumi i saj i tretë është kryesisht me këngë të kompozitorit të njohur, Adrian Hila.

Albumet

Redakto