Elizabeth Eden
Elizabeth Debbie Eden (lindur në 19 gusht 1946- 29 shtator 1987) ishte një grua transgjinore amerikane e cila u bë e njohur përmes të dashurit të saj John Wojtowicz, i cili tentoi të grabiste një bankë për të marrë lekë për ndërhyrjen kirurgjikale të ndryshimit të seksit. Kjo histori u ekranizua në filmin me titull Dog Day Afternoon (1975), të drejtuar nga regjisori Sidney Lumet.[1] Personazhi i Leon Shermer, i luajtur nga aktori Chris Sarandon, bazohet në karakterin e vërtetë të Eden.[2]
Biografia
RedaktoEden lindi në 19 gusht 1946, në Ozone Park, Queens.
Raporti me Wojtowicz
RedaktoEden u takua me Wojtowicz në 1971 në Nju-Jork. Të dy, Elizabeth në një fustan të gjatë dhe John në një kostum ushtarak, u martuan në një ceremoni dasmore po të njëjtin vit. Pas një serie tentativash për vetëvasje që Wojtowicz aludoi se lidheshin me pamundësinë ekonomike për të realizuar operacionin e ndryshimit të seksit, Eden u shtrua në një spital psikiatrik.
Vitin pasues, në 22 gusht 1972 Wojtowicz tentoi të grabiste një nëndegë të bankës Chase Manhattan në Brooklyn. Eden nuk ishte në dijeni për këto plane. Pas tentativës së dështuar të grabitjes së bankës, Wojtowicz u arrestua dhe u dënua me 20 vite burg, por u lirua në prill 1978. Filmi me titull Dog Day Afternoon dëfton se Sonny (personazhi i bazuar mbi Wojtowicz) shpreh dëshirën dhe vullnetin që në rast se ai do të largohej nga jeta, siguraconi i tij shëndetësor të shkonte tek Eden, në mënyrë që kjo e fundit të paguante për operacionin. Në jetën reale, Wojtowicz u pagua me shumën prej 7500$, plus 1% të përfitimeve neto të filmit për të drejtat e autorësisë për historinë, të cilat ai ia dha Eden për të paguar për kirurgjinë.
Eden iu nënshtrua operacionit për ndryshimin e seksit dhe u martua me dikë tjetër, ku më pas u divorcuan.
Vdekja dhe trashëgimia
RedaktoEden vdiq për shkak të SIDA, në 29 shtator 1987, në moshën 41 vjeçare në spitalin Genesee Hospital në Rochester, Nju-Jork. Letrat e saj personale së bashku me fotot iu dhanë donacion pas vdekjes Arkivit Kombëtar të Historisë së komunitetit LGBTIQ në Nju-Jork në 14 qershor 1990.[3]
References
Redakto- ^ "Elizabeth Eden, Transsexual Who Figured in Movie". The New York Times. 1 tetor 1987. Marrë më 4 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Photos, L. (2003). "The Dog and the Last Real Man". Journal of Bisexuality. 3 (2): 43–68. doi:10.1300/J159v03n02_04.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liz Eden Papers". Lesbian, Gay, Bisexual & Transgender Center. 1986. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2003. Marrë më 8 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)