Emiranda Beka
Emiranda Beka, e lindur më 03 qershor 1995 në Mitrovicë, është një artiste që në vepra paraqet koreografitë dhe antinomitë ngjyrore nga një konflikt dramatik ku përplaset realiteti me ëndrra, qirinj të përthyer me plot vijëzime herë metaforash e herë figurinash që janë të paravendosura sikur në veprat e Modilian dhe nëpër ikonat bizantine. Ajo jeton dhe punon në Prishtinë. Veprat e saj janë shitur për shuma të konsiderueshme parash duke ndihmuar nëpër evente të ndryshme – DownSindromeKosovo, kauzat për t’i ndihmuar personat nga termetet në Shqipëri dhe në Turqi. Emiranda Beka diplomoi për pikturë në vitin 2017 me 3 tetor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në klasën e profesoreshë Zake Prelvukaj. Në vitin 2019 më 16 prill mbrojti temën e masterit me titull “Motivet shqiptare dhe ndikimi i ngjyrave si elemente të artit gjithashtu me notën 10.0 në klasën e profesor Xhevdet Pantinës në arte vizuele/pikturë. Ajo punoi si profesoreshë që nga mosha 21 vjeçare në një nga akademitë prestigjioze të arteve në Prishtinë deri në vitin 2019. Beka në një studio simbolike krijoi artin e saj të vecantë duke realizuar ekspozita në Kosovë e po ashtu edhe në galeri të shteteve tjera. Kritikë të artit theksojnë se tek punimet e Emirandes, gjejnë figurat e njeriut me përmasa që duket si një rizbulim arti, një qasje ndryshe, që shpreh këndelljën, paqen, butësinë dhe mbi të gjitha të bukurën artistike.
Emiranda Beka | |
---|---|
U lind në | Emiranda Beka |
Profesioni | Artiste |
Vite aktiviteti | present |
Puna
RedaktoEmiranda Beka u bë e njohur në mesin e viteve 2017 - 2018 si pjesë e një brezi artistësh që eksploruan kuptimin e artit në një epokë të ngopur me media. Ajo fitoi njohje në vitet 2017 në media duke ngritur në një nivel të lartë me artistët me të famshëm shqiptarë që gjinden jasht shtetit të Kosovës.
Krijimtaria
RedaktoEmirande Beka që nga viti 2006, filloi si e vogël të pikturojë në shkollë dhe t’ju vlerësohet talenti nga arsimtarët e shkollës fillore, poashtu nga viti 2008 filloi të përfaqësojë shkollën në gara të ndryshme. Në vitin 2009 përfaqësoi shkollën me punimet e saj edhe jasht Kosovës në drejtimin e pikturës dhe grafikës ku u bazua kryesisht në frymën e artit kosovar. Më pas filloi në Gjimnaz 2010/2014 të kontribuojë për artin në qytetin e saj, dhe në muzeun e Prishtinës. Një ndikim në veprat e saj janë ciklet "FUTURE” në Galerinë e Ministrisë në Prishtinë. Bëhet fjalë për një gërshetim mes stilit të saj në këto kontura dydimenzionale dhe tridimenzionale ku paraqitet surealja dhe realja, ku i vogli kujdeset për të rriturin, ndjeshmëria dhe pandjeshmëria e njerëzve të shekujve të ardhëm, njerëz që bartin vendlindjen e tye me kerrocë kudo që shkojnë nga malli për atdheun, vajzën e cila e sheh me llupë të ardhen e saj e të tjera e të tjera. Thënë thjesht, veprat e Emirande Beka shprehin zjarrin e mbrendshëm te artistes e që në dukje jep përshtypjen e qetësisë, heshtjes, me pak fjalë vetminë ekzistencializmin dikund edhe përhumbjen e personazheve në pikturë.
Punime te hershme
RedaktoNdërmjet viteve 2008 dhe 2009, Beka punoi katër vepra arti të veçanta, të cilat më vonë i quajti vepra të hershme. Nga viti 2008 ajo ishte e inspiruar nga Van Gogh ku punimet e saj kishin dy kahje; me ngjyra të ndezura, piktura me shumë me luledielli me vazo të ndryshme dhe po me ngjyra të errëta duke paraqitur qiellin e zymtë natën.
Ndërmjet të pamundurës dhe të paarritshmes
RedaktoNë vitin 2017 Beka lulëzoi me artin e saj, hapi ekspozitën në Galerinë e Ministrisë në Prishtinë. Kuratori i saj ishte Ilir Muharremi, ku ndër të tjera ai tha se: Emiranda Beka është piktore e ngjyrës, e estetikës dhe e poetikës. Ajo në vepra paraqet koreografitë dhe antinomite ngjyrore nga një konflikt dramatik ku përplaset realiteti dhe ëndrra që rrijnë të përthyera me plot ravijëzime herë metaforash e herë figurinash që janë të paravendosura sikur në veprat e piktorit Modiliani dhe nëpër ikonat bizantine. Pikturat e artistes së re janë në vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, dikund edhe të ndezura si: bluja, oker, e kuqja ... e që të jepin stilin e veçantë të punës së saj si artiste dhe që me disa kombinime ngjyrimesh e dallon Emirandës nga piktorët e tjerë. Ngjyrat që i përdorë ajo shtrihen mbi një spektër të gjerë të cilat kontrollueshëm vijnë nga instinkti i saj ku herë janë dramatike e herë si një lëndë e ngjeshur që dalëngadalë shkelmohet dhe shndërrohet në ndjesi. Të gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tri elementeve: e pamundura, e paarritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive. Kjo bëhet pjalm, ndjesi, pastaj ngjyrë dhe për të arritur dikund përtej ëndërrores së artistes. Prania e realiteteve ëndërrore, e diçkaje përtej të dukshmes, mirëfillit dhe poezisë, shpreh një botë edhe të përtejme. Toka me ëndërrimin arrin te mistikja dhe dikund gjejmë edhe relieve që kacafyten përmes ngiyrores, shkrihen në hapësira sa humane e sa ekzistenciale e të githa këto vijnë nga përthyerjet shpirtërore. Ngjyra në pikturat e saj, jo veç shihet, por edhe ndjehet, nuhatet sikur tek vargjet e Bodlerit. E tëra ngjanë sikur je në një ënderr dashurie. Te punimet e Emirandës, figura e njeriut me përmasa duket si një rizbulim arti, një qasje ndryshe, jo e përmasave reale, që shprehë këndelljen, paqen, butësine dhe mbi te gjitha të bukurën. Karakteret në pikturat e saj shpesh bëhen edhe nervoze. Të githa tablotë kanë tension dhe i tërë ky tension vjen nga një zjarr i brendshëm i artistes e që në dukje të jep përshtypjen e qetësisë, heshtjes, me pak fjalë, vetminë, ekzistencializmin, dikund edhe përhumbjen e personazheve. Ajo çka vërehet, është fantazia pjellore e artistes që dominon hapësirat kozmogonike dhe githçka bashkëlidhet drejt të njohurës dhe panjohurës, të kuptimtës dhe moskuptimtës. "Future" (e ardhmja), titullohet vepra, me nënkuptime dhe dedikime të arsyeshme ndaj artit klasik i cili tashmë gjindet përballë shqetësimit, ngaqë e ardhmja është më e rëndësishme. Është portreti i një femre e cila poshtë ballit, në mes syve dhe vetullave ka të vulosur vitin 2911, si simbol i asaj dukurie te figuracionet dhe anatomise njerëzore i së ardhmes. Në sy nuk vërehen bebëzat, po ashtu edhe mjekra ështe e vrazhdë e deformuar, kraharori i gjerë, pjesa e poshtme e trupit sa vjen e ngushtohet merr formën e shkronjës v. Ngjyra kafe dhe ajo oker dominojnë mbi trupin lakuriq të kësaj femre. Është një hulumtim dhe tendencë e një zbulimi të së ardhmes, një femër e lodhur nga çdo teknologii, sikurse renkon për njerëzoren, qëndron e gozhduar ndaj ëndërrave. "Është koha t'i leshoj fluturat", një titull tjetër ngacmues që rrëfen për një vajzë të veshur me fustan të kuq derisa me dorën e djathtë lëshon një grumbull fluturash të cilat shpërndahen në pjesën e djathtë të kompozicionit. Sikurse fluturat edhe kjo vajzë provon të jetojë e lirë. Portreti i saj krijohet nga një realizëm i deformuar qëllimisht veçanërisht të shuplakat duarve, dhe këmbët që janë tejet të holla. Shikimin mbanë poshtë, është në ëndërrime, thuajse fare nuk komunikon me fluturat. Në dorën e majtë mban një cigare të tymosur. Ajo sikurse pozon pranë piktores. Vijat janë subtile, lirike, shumë poetike, ka edhe vizatim dhe vija, është shumë e stilizuar sikurse komplet trupi i vajzës. Ky imazh nuk është objektiv por subjektiv, eshtë imaginatë e artistes. "Nëne unë të mbaj", veper e cila përmban ritëm, harmoni dhe hapësirë pikturave, krejt këto bëhen elemente sforcuese të tërësisë kompozicionale. Është punim tematik, konfrontim i rremujës së brendshme shpirtërore. Nëna shtrëngon vajzën, si dhe vajza ia kthen shtrëngimin me shumë dashuri. Ajo disi i ndihmon në punët e shtëpisë sepse në dorë mbanë një shportë të madhe të mbushur me rroba. Efekti arrihet te psikologjia e dy personazheve: nëna mban të mbyllur sytë duke e ndjerë vajzën, kurse vajza vështron drejt e përmalluar duke përqafuar nënën. Në këtë pikturë dominojnë ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta. Kokat i kanë më pak të stilizuara në krahasim me duart dhe kostumet. "Në mendime", është piktura e radhës, e cila ka ngjyra të pastra e refleksive, si tentim i shpërfaqjes se një bote sureale, por edhe metaforike të simboleve, që karakterizon vet fabulen e imazhit figural, e trajtuar me tonalitete dhe gamë të çelur. Ritmi krijues qetësohet atëherë kur protagonistja veshtron në një pikë, sikurse përhumbet. Bebëza dhe kapakët e syve janë të hapura, të fokusuara në një pikë. Ajo thjesht nuk ndodhet në realitet por është e përhumbur në iluzion. Dora e djathtë e vendosur mbi faqe, shpreh një elegancë, dhe shuplaka e dorës është shumë e madhe, në raport me trupin. Këto qëllimshëm i përdorë artistja, për ta krijuar një stil të vetin, të cilin edhe e ka tashmë. Kostumi i saj ngiyrë kuqe në roze, është i qëndisur në formë mozaiku, me copëza të vogla. Kostumi ështe gjeometrik si dhe forma e trupit e trekëndeshit të kthyer në anë të kundërt. "Ëndërr", një punim që ndërtohet mbi ngiyrat e ngrohta herë të shkurtëra të penelit e herë te zgjatura. Është e një fryme postmoderne, e ravijëzuar nga mënyra e vet e shprehjes, e fokusuar në ombrellën e stilit vetanak. Është punim konceptual i veçuar për nga linjat, format, ngiyrat dhe tematika. Një vajzë e zhytur në akuarium si tendencë e botës ujore dhe asaj njerëzore. Me dorën e majtë të shtrirë në pjesën e majtë të kompozicionit, në gisht fokusohet të mbajë një peshk të vogël. Pjesa e fytyrës është e deformuar veçanërisht balli i zgjatur jasht permasave të normales, duart e holla, në tërësi trupi i saj nga pjesët e poshtme te këmbëve merr formën e peshkut/sirenës. E zhytur në një frymë moderne të shprehjes së formës dhe koloritit, në terësi e harmonizon tablonë.
Fashion/Mode
RedaktoPërpos pikturave poetike dhe të veçanta, artistja kishteedhe idenë e të dukurit të veçantë si femër, por jo vetëm për vetëm, por për të gjitha femrat që e duan të bukurën e veçantë. Ideja e saj ishte zbukurimi i getave të punuara me detaje shoqëruese, e që nuk është më një risi në botën e modës, por t’i çosh ato në një dimension tjetër, sa përrallor aq dhe futurist, është tjetër gjë. Emiranda Beka, e cila duke patur një sy piktoreje ka ditur t’i japi këtyre aksesorëve kaq femëror nota avangardë. “E krijova këtë koleksion për të gjitha ato femra, të cilat duan të ndihen mirë me veshjet e tyre e në të njëjtën kohë të ndihen të veçanta. Punimet me dorë jo çdo kush i mbanë dhe jo çdo kush mund t’i kombinojë, ndaj dhe unë kam disenjuar disa të tilla në mënyrë që çdo femër të gjej veten në njërin nga koleksionet e getave. Ideja avangardë i ka ardhur duke menduar të bëj diçka të jashtëzakonshme, më ndryshe se herët e tjera. Avangardë janë njerëz ose vepra që janë eksperimentale ose inovativ, veçanërisht në lidhje me modën, artin, stilin e jetës ose kulturën, duke shtyrë kufijtë e të pazakontë. Kur veshja është disenjuar në një mënyrë të pazakontë (ndoshta në mënyrë të çuditshme), ajo zakonisht tërheq më shumë vëmendje nga të famshëm dhe shtypi.” – thotë ajo. Emiranda Beka ka filluar të stilojë me rrobe të ndryshme, si me geta, fustane, bluza, kapela etj. në vitin 2018, ka lancuar koleksionin Pranverë – Verë. Getat I ka zbukuruar me gurë shkëlqyes, lule, rruaza, të cilat kanë bërë bujë në tërë botën. Ajo është stiliste e re që premton shumë në të ardhmen.
Ekspozitat
RedaktoEmiranda Beka filloi karrierën që e vogël në klasë të tetë, ka përfaqsuar shkollën në ekspozita të ndryshme, ka fituar çmimin e parë nga "Evropianët e rinj të Kosovës" më 2009, ku piktura e saj u dërgua tek presidentët e asaj kohe. Pas kësaj filloi të merrte pjesë në organizata të tjera "Të rinjtë e rinisë "(KKZ)"; Fushata kundër drogës "(2013)"; “Mbajtja e vendit të pastër "(2014), "Mbajtja e ujit të pastër" në Kosovë dhe statistikat e realizimit në vitin 2013; në vitin 2015 merr pjesë në ekspozitën “ Në mbështetje të artistëve të rinj” “Kosova dheu im ,” Pranvera” “ Dita e Europë “ Nëna Tereza” “The last”, 2016 “ Valentines Day “ ,“Spring” Dedicated to the birth of mother Thereza” Souls color “December Love” . Gjithashtu piktorja Emiranda ka përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Berlinit në vitin (2016)” dhe ka marrë pjesë në Bienalen e Venedikut në Itali (2017). Emiranda Beka, më 23 nëntor ka hapë ekspozitën e saj personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, shkruan KultPlus. “Ndërmjet të pamundurës dhe të paarritshmes”, është ekspozita e kuruar nga Ilir Muharremi, ndërsa financuar nga MKRS.
Referime
Redakto7 Perditshmeria e njerezve permes punimeve te Emiranda Beka
Emiranda Beka Prezanton Avant Garde
Interviste me Emiranda Beka Arkivuar 11 qershor 2023 tek Wayback Machine