Enciklopedia e Jugosllavisë (serbokroatisht: Enciklopedija Jugoslavije) ishte enciklopedia e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Ajo filloi të botohet në vitin 1955 me 30 000 kopje. Në vitin 1984 doli edhe varianti i saj në gjuhën shqipe në dy vëllime duke u futur në histori si enciklopedia e parë e botuar në gjuhën shqipe. Përveq në gjuhën serbokroate dhe shqipe, Enciklopedia e Jugosllavisë u botua edhe në gjuhën sllovene, maqedonase e hungareze. Ajo u botua nga Instituti Leksikografik i JugosllavisëZagreb nën drejtimin e Mirosllav Krlezhës. Konsiderohet si një enciklopedi me "vlerë të madhe" për historinë dhe kulturën e Jugosllavisë dhe të shteteve të saj pasuese.

Enciklopedia e Jugosllavisë - Botimi i parë
Gjuha Volumi i parë
publikuar më
Volumet
e publikuara
Serbokroatisht 1983 2
Sllovenisht 1983 4
Maqedonisht 1983 2
Shqip 1984 2
Hungarisht 1985 1

Shih edhe

Redakto