Llojet e rrezikuara
Një specie e rrezikuar është një specie e cila është kategorizuar si shumë e mundshme për t'u zhdukur. I rrezikuar (EN), siç kategorizohet nga Lista e Kuqe e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, është statusi i dytë më i ashpër i konservimit për popullsitë në natyrë në skemën e BNRN-së.
Statusi i ruajtjes marrë nga Lista e Kuqe e BNRN-së | |
---|---|
Statusi "I zhdukur" | |
Statusi "I rrezikuar" | |
Statusi "S'ka rrezik" | |
| |
Në vitin 2012, Lista e Kuqe e BNRN-së paraqiti në mbarë botën 3079 kafshë dhe 2655 bimë si specie të rrezikuara. Shifrat për vitin 1998 ishin respektivisht 1102 dhe 1197.[1]
Shumë vende kanë ligje që mbrojnë speciet e ruajtura, për shembull, ndalimi i gjuetisë, kufizimi i zhvillimit të tokës ose ndërtimi i Parqeve Kombëtare.
Statusi i ruajtjes
Redakto- Artikulli kryesor: Statusi i ruajtjes
Statusi i ruajtjes së një specie tregon gjasat që ajo të zhduket. Shumë faktorë konsiderohen gjatë vlerësimit të statusit të ruajtjes së një specieje; p.sh. statistika të tilla si numri i mbetur, rritja ose zvogëlimi i përgjithshëm i popullsisë me kalimin e kohës, nivelet e suksesit të mbarështimit ose kërcënimet e njohura.[2][3]
Mbi 50% e specieve të botës vlerësohet të jenë në rrezik të zhdukjes. Në nivel ndërkombëtar, 199 vende kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar plane veprimi për biodiversitetin që do të mbrojnë speciet e rrezikuara dhe të tjera të kërcënuara. Në Shtetet e Bashkuara, plane të tilla zakonisht quhen Plani i Rimëkëmbjes së Specieve. Lista e Kuqe e IUCN e Specieve të Kërcënuara është renditja më e njohur e statusit të ruajtjes në mbarë botën dhe sistemi i renditjes.[4]
Lista e kuqe e BNRN-së
RedaktoGaleria
Redakto-
Tigri Siberian, një lloj i rrezikuar (deri më tani tre nënlloje të tigrit janë të rresikuar)
-
Krokodili Siamez, një lloj i rrezikuar
-
Breshka e detit Kemp, një lloj i rrezikuar
Referime
Redakto- ^ "IUCN Red List version 2012.2: Table 2: Changes in numbers of species in the threatened categories (CR, EN, VU) from 1996 to 2012 (IUCN Red List version 2012.2) for the major taxonomic groups on the Red List" (PDF). IUCN. 2012. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 janar 2013. Marrë më 2012-12-31.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "NatureServe Conservation Status". NatureServe. prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 2 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Red List Overview". IUCN. shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 2 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Threatened Species". Conservation and Wildlife. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2012. Marrë më 2 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)