Enver Kazazi (1962), historian i letërsisë, kritik letrar, poet dhe publicist boshnjak.[1]

Biografia

Redakto

Enver Kazaz është i lindur në Kamenicë, në komunën e IlijashitBosnje dhe Hercegovinë. Studimet i përfundoi në Departamentin për letërsi jugosllave në Fakultetin Filozofik në Sarajevë në vitin 1985. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Fakultetin Filologjik në Beograd, ku mbrojti tezën me titull: "Poezia e Musa Qazim Qatiqit – trashëgimia letrare dhe shpirti modern" në vitin 1991. Temën e disertacionit të doktoraturës me titull: "Romani boshnjak në shekullin XX" e mbrojti në Fakultetin Filozofik në Sarajevë në vitin 2000. Ai ka punuar në Institutin për letërsi në Sarajevë në periudhën 1986-1992. Në Departamentin e letërsisë të popujve të Bosnjes dhe Hercegovinës në Fakultetin Filozofik në Sarajevë në vitin 1996. Profesor i letërsisë së Bosnje - Hercegovinës dhe Kroacisë si dhe të Sllavistikës Komparative ( krahasuese). Gjatë vitit 2005 ishte një profesor vizitor në Institutin e Sllavistikës Perëndimore dhe Jugore, në Universitetin e Varshavës.

Enver Kazaz merret me histori letrare, kritikë letrare dhe publicistikën politike. Ka publikuar një numër të madh të librave, shkrimeve dhe studimeve në revista të shumta. Ai ishte kryeredaktor i Shtëpisë Botuese "Agimi", iniciator dhe kryeredaktor i revistës "Fytyra", si dhe anëtar i bordit editorial të revistës Letrare në Sarajevë. Ai është një anëtar i P. E. N. Qendrës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Enver Kazaz ka marrë pjesë në disa takime shkencore ndërkombëtare si dhe në një varg takimesh shkencore të organizuara në Bosnje dhe Hercegovinë.

Studimet e tij nga fusha e historisë së letërsisë dhe esetë i janë përkthyer në disa gjuhë si p.sh. në: gjuhën angleze, gjermane, polake, hungareze dhe bullgare e ku janë përfshirë disa përmbledhje të punimeve shkencore ndërkombëtare. Eshtë përfshirë edhe në Antologjinë boshnjake të eseve përgatitur nga Shtëpia botuese, Alef dhe Alija Isaković.[2] [3]

  • Musa Ćazim Ćatić – književno naslijeđe i duh moderne, Centar za kulturu, Tešanj 1997.
  • Morfologija palimpsesta, Centar za kulturu, Tešanj 1999.
  • Antologija BH priče (koautori Ivan Lovrenović i Nikola Kovač,) Alef, Sarajevo 2000.
  • Bošnjački roman XX vijeka, Naklada Zoro, Zagreb-Sarajevo 2004.
  • Neprijatelj ili susjed u kući, Rabic, Sarajevo 2008.
  • Traži se. Međunarodni centar za mir, Sarajevo 1996. (poezija).
  • Subverzivne poetike, Sinopsys, Zagreb-Sarajevo, 2012.
  • Rat i priče iz cijelog svijeta, (koautor Ivan Lovrenović) Novi liber, Zagreb, 2009.
  • Unutarnji prijevodi, (koautor Davor Beganović), Naklada Ljevak-Karver, Zagreb-Podgorica, 2011.
  • Na razvalinama, Synopsis (Sarajevo, 2014).- (poezija)

Leteratura

Redakto
  • Spomenica 60. godišnjice Filozofskog fakulteta u Sarajevu (1950–2010), Filozofski fakultet, Sarajevo 2010, 172.
  • Enver Kazaz, Tekstovi u: Sarajevske sveske, [1]
  • Enver Kazaz, P.E.N Centar Bosne i Hercegovine, [2]

Referime

Redakto