Ermira Mehmeti (Maqedonisht: Ермира Мехмети; lindi më 6 tetor 1979Shkup) është politikan shqiptar nga Maqedonia. Juriste e diplomuar në UEJLTetovë, magjistër në sferën e politikës komparative në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE). Doktorant i shkencave juridike në Universitetin e Tiranës.

Ermira Mehmeti ishtë deputete në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim nga 2011 deri 2016.

Aktivitete në Kuvendin e Republikës e Maqedonisë

Redakto
  • Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, kryetare
  • Këshilli nacional për eurointegrime, zëvendësanëtare
  • Komisioni për Çështje të Zgjidhjeve dhe Emërimeve, anëtare
  • Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, anëtare
  • Komisioni për Çështje Kushtetuese, anëtare
  • Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtar
  • Komisioni për Politikë të Jashtme, anëtar
  • Komisioni Juridik-Ligjvënës, zëvendësanëtare
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion (Komiteti i Përzier Parlamentar BE-RM), nënkryetarë
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), anëtare
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, kryetare
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, anëtare
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit te Zi, anëtare

Burimet

Redakto