Ernst Ludwig Kirchner
Autoportret fotografik 1919
Emri | Ernst Ludwig Kirchner |
---|---|
Ditëlindja | 6 maj 1880 |
Vendlindja | Aschaffenburg |
Ditëvdekja | 15 qershor 1938 (58 vjeç) |
Kombësia | Gjerman |
Zhanri | Ekspresionizmi |
Ernst Ludvig Kirçner (6 maj 1880-15 qershor 1938) ishte një piktor ekspresionist gjerman dhe një nga themeluesit e grupit të artistëve Die Brücke apo "Ura", një grup kyç që çon në themelimin e Ekspresionizmit në art në shekullin XX. Ai mori pjesë vullnetarisht në shërbimin ushtarak gjatë Luftën e Parë Botërore, por shpejt pësoi një dëmtim dhe u shkarkua. Në 1933, puna e tij u quajt si "edegjeneruar" nga nazistët dhe në vitin 1937 mbi 600 të veprave të tij u shitën ose u shkatërruan. Në vitin 1938 kreu vetëvrasje.
Biografia
RedaktoNë vitin 1901 Kirçner filloi studimet për arkitekturë në Kolegjin Mbretëror Teknik të Dresdenit, u diplomua më 1905. Mes viteve 1903-1904, ai studioi pikturë në Mynih, pa lënë mënjanë edhe arkitekturën në Universitetin Teknik. Kirçner mori pjesë vullnetarisht në shërbimin ushtarak në 1915, ku nuk kishte për të qëndruar gjatë. Pas dy vjetësh, ai u kthye në sanatorium. Në vitin 1917, ai emigroi në Zvicër, ku ai u vendos pranë Davos Frauenkirchi. Që nga viti 1931, ai ishte anëtar i Akademisë Prusiane të Arteve të Bukura, por kur në vitin 1937 veprat e tij u izoluan dhe larguar nga vendet publike dhe muzetë e Gjermanisë, akademia kërkoi dorëheqjen e tij. Ernst Ludwig Kirchner i dha fund jetës në 1938.
Vepra
Redakto-
Grua e ulur, 1907
-
Taverna, 1909
-
Nudo duke luajtur, 1910
-
Portret i një Gruaje, 1911
-
Nollendorfplatz, 1912
-
Skenë nga rrugët e Berlinit, 1913
-
Rrugët, Berlin (1913), një nga një seria e pikturave që përshkruan prostitutat
-
Potsdamer Platz, 1914
-
Brandenburger Tor, 1915
-
Autoportret si
i sëmurë, 1918 -
Dy vëllezërit, 1921
-
Pamje nga Bazeli
dhe Rini, 1921 -
Vizita–Çifit dhe i panjohuri, 1922
-
Fränzi in front of Carved Chair, 1910
Lidhje të jashtme
Redakto- Kirchner Museum, Davos Arkivuar 18 prill 2009 tek Wayback Machine
- ernstludwigkirchner.com
- 'Junker Boden nën dëborë në Davos nga Kirçner, një projekt i Muzut Thyssen në Flickr
- Informacion mbi Kirchnerin dhe lëvizjen ekspresioniste gjermane Arkivuar 18 korrik 2010 tek Wayback Machine
- Ekspresionizmi gjerman dhe 'primitivet'
- Bibliografia e Ilustruar e Ernst Ludwig Kirchner
- Buruma, Ian. "Desire in Berlin," NYRB, December 4, 2008. Review of MOMA exhibition and its catalog, Kirchner and the Berlin Street (2008), ISBN 0-87070-741-8.