Et'hem Çeku

politokan shqipëtar
(Përcjellë nga Ethem Çeku)


Et'hem Çeku lindi në vitin 1962Pejë, është historian dhe politikan shqipëtar. Ka qenë i burgosur politik, në vitet e tetëdhjeta. Ka udhëhequr me sukses firmën private “Aldeks”, në Pejë.

Biografia

Redakto

Menjëherë pas Luftës ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës. Ka magjistruar në lëmin e Historisë, me temën për mendimin politik të lëvizjes ilegale në Kosovë. Ka të botuar shkrime publicistike nga lëmi i Historisë. Si i ri, ka qenë veprimtarë i çështjes madhore kombëtare. Me të filluar Lufta në Dukagjin, i bashkohet, Ramush Haradinajt, {Komandant i ZOD}, i cili në fillim të qershorit 1999, e cakton për Prefekt të Pejës. Njihet si politikan me energji të shumta dhe punëtor. Është ideatori kryesor, për themelimin e Partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Jeta familjare

Redakto

Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Prej 2001, e deri në 2007 ka qenë Ministër në 4 kabinete: të Bajram Rexhepit, Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi dhe Agim Çeku. Ka udhëhequr Ministrin e Ambientit e më pas atë të Energjetikës dhe Minierave.

Jeton në Pejë ndërsa fundjavën e kalon në Bjeshkët e Pejës, meqenëse mirret edhe me Sport.

Trivia

Redakto

Si ministër i Energjetikës, mbahet mend deklarata e tij në media drejtuar John Ashleyt - menaxher në KEK, 'ose ti ose unë', ku ky i fundit pas një kohe dha dorëheqje. Gjatë vitit 2003 ndaj tij ka ndodhur një tentim atentat. [1] Arkivuar 11 shtator 2017 tek Wayback Machine