Panairi Ndërkombëtar dhe Universal i 1967 ose thjeshtë Expo 67 ishte një Panair i botës mbajtur në Montreal, Quebec, Kanada në 1967 për të koinciduar me Një qind vjetorin kanadez të atij viti.

Poster i Expo 67, Arkivat Kombëtarë Kanadezë, Ottawa (Accession No. 1990-552-1)

Ironikisht, "Expo 67" në fillim do të mbahej në Moskë, për të ndihmuar Bashkimin Sovjetik në festimin e pesëdhjetë vjetorit të revolucionit. Kur Bashkimi Sovjetik ndërroi mëndhe në 1962, Montreali fitoi.

Përshkrim Redakto

Pjesa më e madhe e panairit u mbajt në ishullin e Shën Helenës dhe ishullin Notre-Dame, ky i fundit një ishull artificial i ndërtuar nga dheu i gërmuar për krijimin e metropolitanës së Montrealit dhe inauguruar për herë të parë në 1966. Expo 67 u hap në 27 prill 1967 dhe përmbante mbi 90 pavijone për shtetet e ndryshme, korporatat dhe industritë dukë përfshirë dhe pavijonin e SH.B.A., një strukturë gjeodezike e projektuar nga arkitekti i famshëm amerikan Buckminister Fuller. Expo 67 gjithashtu përmbante Habitat 67 një komplekse banesash i projektuar nga arkitekti Moshe Safdie, strukturë e cila është akoma plotësisht funksionale.

Një element i bukur i Expo 67 ishte dhe Festivali Botëror i Dëfrimit, i cili kishte opera, balet, kompani teatrore, orkestra, grupe xhazi, këngëtarë të famshëm të pop-it Kanadez dhe të tjera elemente kulturore.

Ky panair ishte një nga më të suksesshmit dhe akoma është tërheqës për njerëzit. 1967 shpesh quhet "viti i fundit i mirë" përpara zbritjes ekonomike, parimeve sovrane të Quebec-ut, dhe apatisë politike. Edhe pse kishte probleme si kërcënime të shpeshta terroriste, dhe protesta ndaj Presidentit American Johnson ekspozita ishte shumë e suksesshme.

 
Material Promocional i Expo 67

Më shumë se 50 milionë vizitorë vizituan Panairin kur në atë periudhë e gjithë Kanadaja numëronte një popullsi prej 20 milionë personash gjithsej. Ekspozita u vizitua nga personalitetet të rëndësishme të asaj kohe si Mbretëresha Elizabetë II, Lyndon Johnson, Grace Kelly, Jacqueline Kennedy, dhe Charles de Gaulle, i cili krijoj probleme të mëdha dhe gati gati një incident diplomatik kur bërtiti nga bashkia e Montrealit Rroftë Quebec-u i lirë24 qershor.

Skuadra e bejsbollit në Montreal u quajt Montreal Expos në emër të panairit.

Atraksione Redakto

 
Pavjoni Amerikan në Exo 67, një strukturë gjeodezike me diametër prej 250 këmbësh nga Buckminster Fuller

Pavijonet Redakto

Pavijonet e shteteve Redakto

 
Pavijoni Kanadez
  • Kanadaja
 
Pavjoni Francez
  • Franca
  • Greqia
 
Pavjoni Britanik
  • Britania e Madhe
  • Çekosllovakia
  • Republika Federale Gjermane (RFGJ)
  • Vendi Afrikan
  • Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS)
 
Pavjoni i Sh.B.A
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)

Pavjonet e Rajonit Redakto

  • Ontario
  • Quebec
  • Provincat Atlantike
  • Provincat Perëndimore
  • Indjanët e Kanadasë

Pavijonet tematike Redakto

 
Ndërtesat Hekzagonale
  • Njeriu dhe Bota e tij
  • Njeriu Prodhuesi
  • Njeriu dhe Arktika
  • Njeriu dhe Oqeani

Pavijonet industriale Redakto

  • Industria Kanadeze e Pulpës dhe Letrës

Shih edhe Redakto