Fatmir Gjeka (lindur më 17 prill 1975) është politikan shqiptar nga Mali i Zi, Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, Kryetar i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i Komunës së Ulqinit.

Fatmir Gjeka
Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave
Në detyrë
28 Prill 2022 – në detyrë
KryeministriDritan Abazoviqi
Paraprirë ngaZdravko Krivokapiq (si aktrim Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi)
Kryetar i Komunës së Ulqinit
Në detyrë
24 Shkurt 2014 – 21 Mars 2016
Paraprirë ngaNazif Cungu
Pasuar ngaNazif Cungu
Të dhëna vetjake
U lind më17 prill 1975
Tivar, RSF Jugosllavi (sot Mali i Zi)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politike
ArsimimiUniversiteti "Luigj Gurakuqi"
PunësimiEkonomist, Politikan
Nënshkrimi

Jeta dhe arsimi

Redakto

Ka lindur më 17 prill 1975 në Tivar, Jugosllavi. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Studimet e larta për administrim–biznes i ka kryer në Fakulteti Ekonomik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër në vitin 1997. Gjatë periudhës 2005–2007 ka ndjekur studimet pasuniversitare në degën ekonomia sipërmarrëse pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.

Veprimtaria politike

Redakto

Në periudhën kohore 2002–2011 ka ushtruar detyrën e sekretarit të Sekretariatit për Buxhet dhe Financa të Komunës së Ulqinit. Ka qenë anëtar i Komisionit për finacimin e qeverisjes lokale dhe kryetar i këtij komisioni në një mandat. Në nëntor të vitit 2011 u zgjodh drejtor i Ndërmarrjes Komunale Publike të Ulqinit.

Në Kuvendin themelues të Partisë Demokratike, të mbajtur më 24 dhjetor 2011, u zgjodh kryetar i kësaj partie. Si përfaqësues i Kolaicionit Shqiptar (Partia Demokratike, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi) u zgjodh deputet në Kuvendin e Malit të Zi, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 tetor 2012. Si deputet, ka qenë kryetar i Klubit të Deputetëve të Partive Shqiptare, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Partisë Liberale të Malit të Zi.

Fatmir Gjeka u zgjodh si Kryetar i Komunës së Ulqinit më 24 shkurt 2014, si kandidat i Koalicionit "Bashkë për të ardhmen e Ulqinit", Forcës së Re Demokratike dhe Malit të Zi Pozitiv[1] dhe shërbeu në këtë detyrë deri me datën 21 mars 2016.

Me datë 27 qershor 2018 zgjidhet si kryetar i organizatës turistike të Ulqinit, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë.[2]

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Fatmir Gjeka, kryetar i Komunës së Ulqinit[lidhje e vdekur], telegrafi.com
  2. ^ "Emërime: GJEKA NË ORGANIZATË TURISTIKE". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Titujt
Parardhësi 
Nazif Cungu
Kryetar i Ulqinit
2014–2016
Pasardhësi 
Nazif Cungu