Fatmir Latifaj
Fatmir Latifaj (lindi më 21.02.1980 në Mitrovicë) është hoxhë, imam shqiptar nga Kosova. Ai është poashtu ish-ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.[1]
Biografia
RedaktoFatmir Latifaj u lind në Mitrovicë, ku edhe kreu shkollën fillore. Vazhdoi mësimet në Medresenë "Alaudin" në Prishtinë (94-98), për të ndjekur si shumë bashkëmoshatar të tij rrugën e dijes në Medinë ku diplomoi në degën e Hadithit në Universitetin Islamik.(2004). Hoxha nuk u mjaftua me kaq por vazhdoi kërkimin e dijes në Kajro të Egjiptit. Për studimet post-diplomike ai u regjistrua në Unversitetin e hapur amerikan të Kajros.
Fatmir Latifaj ju bashkua UÇK-s në Zonën Operative të Drenicës në vitin 1998. Në Luftën e Kosovës, Fatmir Latifaj u plagos rëndë nga forcat serbe dhe u detyrua që ta amputojë shuplakën e dorës së djathtë.[1]
Me të kthyer në Kosovë hoxha filloi punën në thirrjen e popullit në dritën e Islamit. U caktua si imam në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, detyrë të cilën e ushtron me përgjegjësi edhe sot. Shquhet për hutbet e tij emocionuese që jo rrallë i bëjnë të rrjedhin lotët e të pranishmëve.[2]
Referime
Redakto- ^ a b Blendi Devolli (2017). "Dorën ia fali Kosovës, jetën misionit të pajtimit: Hoxhë Fatmir Latifi, njeriu që askush nuk e ka refuzuar në konakun e tij". Telegrafi. Marrë më 16 prill 2024.
- ^ https://www.facebook.com/hoxhefatmirlatifi