Feja në Shqipëri
Fetë më të zakonshme të praktikuar në Shqipëri janë Islami dhe Krishtërimi, ndërkohë që një pjesë e shqiptarëve nuk kanë asnjë besim fetar. Shqipëria sipas kushtetutës nuk ka fe zyrtare dhe shteti është asnjëanës në çështjet e ndërgjegjes. Vendi nuk ka një histori të ekstremizmit fetar dhe merr krenari në harmoninë që ekziston në traditat fetare. Në vitin 1967 praktika fetare u ndalua zyrtarisht në Shqipëri, dhe pas rënies se komunizmit të shtetit, në vitin 1991 rifilluan aktivitetet fetare.
Demografia
Redakto- Artikulli kryesor: Demografia e Shqipërisë
Shqipëria është një vend laik dhe i larmishëm fetar, pa fe zyrtare. Liria e fesë, besimit dhe ndërgjegjes garantohet sipas kushtetutës së vendit. Shqipëria është e njohur për tolerancë të gjerë fetare. Sipas Censit të 2023, të kryer nga INSTAT, 1,101,718 (45.86%) e banorëve në Shqipëri janë myslimanë, 201,530 (8.38%) katolikë, 173,645 (7.22%) ortodoksë, 115,644 (4.81%) bektashinj, 9,658 (0.4%) ungjillorë, 3,670 (0.15%) besimtarë që i perkasin besimeve të tjera, 332,155 (13.82%) besimtarë pa denominim, 85,311 (3.55%) ateistë dhe 378,782 (15.76%) të padeklaruar.[1]
Përkatësia fetare | Census 1923 | Census 1927[2] | Census 1942[3] | Census 2011[4] | Censi 2023[1] | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Numri | % | Numri | % | Numri | % | Numri | % | Numri | % | |
Myslimanë Sunit | 558,000 | 68.5 | 563,729 | 67.6 | 599,912 | 54.2 | 1,587,608 | 56.7 | 1,101,718 | 45.86 |
Bektashinj | 163,811 | 14.7 | 58,628 | 2.09 | 115,644 | 4.81 | ||||
Myslimanë | 558,000 | 68.5 | 563,729 | 67.6 | 763.723 | 68,9 | 1.646.236 | 58,79 | 1.217.362 | 50.67 |
Ortodoksë | 171,000 | 20.5 | 181,051 | 21.7 | 229,080 | 20.7 | 188,992 | 6.75 | 173,645 | 7.22 |
Katolikë | 85,000 | 10.5 | 88,739 | 10.6 | 113,891 | 10.3 | 280,921 | 10.0 | 201,530 | 8.38 |
Ungjillorë | 5,616 | 0.2 | 9,658 | 0.4 | ||||||
Të Krishterë | 256,000 | 31 | 269.790 | 32.3 | 342.971 | 31 | 475.529 | 16.77 | 384.833 | 16 |
Ateistë | 69,995 | 2.5 | 85,311 | 3.55 | ||||||
Besimtarë pa denominim | 153,630 | 5.49 | 332,155 | 13.82 | ||||||
Jofetarë | 223,625 | 8.0 | 417,466 | 17.37 | ||||||
Të padeklaruar / Të tjerë | 99 | 0.01 | 156 | 0.01 | 454,046 | 16.2 | 382,452 | 15.91 | ||
TOTAL | 814,000 | 100 | 833,613 | 100 | 1,106,850 | 100 | 2,800,138 | 100 | 2,402,113 | 100 |
Një studimi i tjetër në 2012 gusht nga Pew Research gjeti se vetëm 15% e popullsisë, për shembull, e konsiderojnë fenë si një faktor shumë i rëndësishëm në jetën e tyre, e cila ishte përqindja më e ulët në botë në mesin e vendeve me popullsi të konsiderueshme myslimane.[5] Një studimi edhe i tjetër kryer nga Gallup Global Reports e 2010 tregon se feja luan një rol të rëndësishëm për 39% të shqiptarëve, dhe e rendit Shqipërinë si vendin e trembëdhjetë paktën fetare në botë.[6]
Sipas sondazhit WIN/Gallup International në 2016 për besimet e shqiptarëve:
- 80% besojnë në ndonjë zot
- 40% besojnë në jetën pas vdekjes
- 57% besojnë se njerëzit kanë shpirt
- 40% besojnë në ferr
- 42% besojnë në parajsë [7]
Toleranca fetare
Redakto- Artikulli kryesor: Bashkëjetesa fetare në Shqipëri
Sipas një studimi të organizatës UNDP të OKB-së, pesë faktorët kryesorë që mundësojnë tolerancën fetare në Shqipëri janë evidentuar të mëposhtmet:
- Indiferenca fetare ose mungesa e njohurive për fetë (76% e shqiptarëve mendojnë kështu)
- Kultura vendore (kombëtare) dhe dominimi i traditave kombëtare ndaj atyre fetare (83.3% )
- Respekti i ndërsjellë dhe respektim për liritë individuale
- Sekularizmi (83.1%)
- Ateizmi i trashëguar nga periudha komuniste (67.6%) [9]
Shiko edhe
RedaktoBurim i të Dhënave
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c "Të dhënat e Censit 2023" (PDF). 28 Qershor 2024. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 28 Qershor 2024. Marrë më 28 Qershor 2024.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
,|date=
, dhe|archive-date=
(Ndihmë!) - ^ "Religious composition of Albania 1927". pop-stat.mashke.org. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 2023-06-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Historic population statistics of Albania". pop-stat.mashke.org. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2021. Marrë më 2023-06-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "1.1.14 Resident population by religious affiliation by Religious affiliation, Type and Year". PxWeb (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2023. Marrë më 2023-06-23.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2013. Marrë më 5 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2013. Marrë më 5 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Religion prevails in the world" (PDF). Gallup. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 nëntor 2017. Marrë më 2017-07-30.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Religious Tolerance in Albania" (PDF). UNDP. 25 prill 2018. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 maj 2018. Marrë më 18 qershor 2018.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Religious Tolerance in Albania"" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 tetor 2018. Marrë më 30 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)