Fejzullah Fejzullahu
Fejzullah Fejzullahu i lindur më 3 korrik 1941 në Gjilan, Kosovë dhe i vdekur më 2005 në Gjilan, Kosovë - shkrimtar shqiptar.
Fejzullah Fejzullahu | |
Emri | Fejzullah |
Mbiemri | Fejzullahu |
Lindur më | 3 korrik 1941 |
Lindur në | Gjilan |
Vdiq më | 2005 |
Vdiq në | Gjilan |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | jugosllave, kosovare |
Profesioni | shkrimtar |
Babai i tije Beqir Fejzullahu lindi ne Gjilan, kurse Nena e tij rrjedh nga fshati Pasjak i Gjilanit, fshat ky që u formua me ardhjen e “muhaxhirëve” (refugjatëve) të përzënë nga regjimi serb në vitet 1876-78 nga trojet shqiptare që tash i takojnë Serbisë. Shkollimin fillore dhe të mesëm e kreu në Gjilan, ndërsa shkollimin e lartë për gjuhë dhe letërsi shqipe e filloi në Shkollën e Lartë të Prizrenit dhe e mbaroj në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Ka punuar si mësimëdhënes në disa shkolla të fshatrave të Gjilanit, ndërsa në shkolla të mesme të Gjilanit ka ligjëruar lëndën Mbrojte dhe Siguri e pastaj edhe Gjuhë dhe letërsi shqipe. Me shkrime ka filluar të merret mjaft herët, por ato ka filluar t’i publikon në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar. Sipas fjalëve të tij edhe disa vepra i kanë mbetur në dorëshkrim.
Ka qenë i përndjekur nga regjimi i Serbisë dhe është burgosur disa herë. Vdiq në Gjian në vitin 2005.
Tituj të veprave
RedaktoVeprat e Fejzullah Fejzullahut :