Ferdinand Hysi
Ferdinand Hysi, (lindur më 16 qershor 1952 në qytetin e Beratit ) është një dramatug i lirë shqiptar. Prej disa dekadash ai ka shkruar disa vepra për teatrin kombëtar në Shqipëri, veprat e të cilit janë vlerësuar me çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ai është vlerësuar nga ETC (European Theatre Convention) duke u shpallur një ndër 120 autorët më të mirë në Europë (Of the 120 best contemporary) shoqëruar dhe me dramat përkatëse përkthyer në gjuhën angleze për veprat “ Një Tablo absurde” dhe “Tri mëndje në ankand “ nga komiteti organizator.
Në veçanti vepra “Tri mendje në ankand” ka fituar çmimin e parë “Aleksandër Moisiu” për dramën më të mirë të festivalit në vitin 1994 në Tiranë. Vitin pasardhës kjo dramë u prezantua në javen e kultures shqiptare zhvilluar në Die të Francës. Në 2015 u zgjodh nga Komisioni i Wanken Theatre Austriak, për Festivalin e dramës në gjuhën shqipe, përfaqësuar nga Teatri Metropol i Tiranës, me regjisore Elma Doresi në Vjenë. Në vitin 2018 rivihet në skenë nga Shoqata teatrore Mergimtari, në gjuhën kroate në Zagreb të Kroacisë.
Biografia
RedaktoFerdinand Hysi ka lindur në qytetin e Beratit në një familje intelektuale me origjinë nga Skrapari. Babai i tij ishte një agronom, ndërsa e ëma ishte nje mësuese e gjuhës italiane nga Tirana. Ferdinandi u shpërngul në qytetin e Vlorës si pasoj e emërimit të babait të tij ku dhe qëndruan deri në vitin 1997. Ai ka përfunduar gjimnazin Ali Demi në qytetin e Vlorës dhe pas ai vazhdoi shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës ku përfundoi studimet për inxhinjeri Radioelektornike në vitin 1976.
Ai u kthye në Vlorë ku u martua me Shpresa Leskaj dhe filloi të punonte si inxhinjer në Telekomin e Vlorës dhe mësues në shkollën e mesme të naftës. Që në mosha 14 vjeçare ai ka filluar të shkruaj si pasion. Ndërsa karriera e tij si dramaturg nisi në moshën 26 vjeçare (1978) me verpën “Rruga Budi 723” (Dramatizimi romanit me të njëjtin titull të Ruzhdi Pulahës) për Teatrin e Vlorës ku dhe punoi për 4 vite si dramatug liberist. Pas luftës civile të 1997, ai emigroi bashkë me familjen e tij në Itali, ku qëndroi dhe punoi për disa vite, megjithatë ai vazhdonte të shkruante vepra të ndryshme dramaturgjike për teatrin shqiptar. Që prej vitit 2009 u kthye në Tiranë ku filloi punë për Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Muzeu Historik Kombëtar.
Aktuaisht ai është në pension dhe vazhdon të bashkëpunoj me shoqata teatrale dhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë.
Vepra të vëna në skenë
Redakto- Na u rrit çupa (1980), komedi nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Shoku Zylo (1985), komedi nga Teatri ”Petro Marko” Vlorë.
- SOS në HOTEL (1989), komedi nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Bllofi (1990), komedi nga Pallati Kultures Vlorë.
- Zi më zi (1992), komedi me trupën e Estradës së Vlorës.
- Tri mëndje në ankand (1994), dramë satirë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Aziloidi (1995), dramë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- La Piovra (1996), komedi nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Tri mëndje në Ankand (1994), dramë satirë nga Teatri “Skampa” Elbasan.
- Berta e të tjerë (1999), dramë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Para Semaforit (2001), dramë satirë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Shpirti i Ujkut (2004), dramë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Kali i Karrocës (2007), dramë në një bashkpunim të Teatrit të Shkupit të Maqedonisë me Teatrin Kombëtar Tiranë.
- Jetë qeni dmth VIP (2010), dramë satirë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Një Tabllo Absurde (2011), dramë satirë nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë.
- Testamenti (2012), dramë nga Teatri “Petro Marko” Vlorë.
- Tri mendje ne Ankand (2014), rivihet ne Teatrin Metropol në Tiranë.
- Tri mendje ne Ankand (2015), përfaqëson drama shqipe ne Festivalin e Teatrit në Vjene.
- Natë Misterioze (2017), dramë nga Teatri ”Aleksandër Moisiu” Durrës.
- Vdiq Mbreti, Rroftë mbreti (2018), komedi nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë.
- Tri mendje ne Ankand (2018), rivihet në gjuhën kroate në Zagreb të Kroacisë nga Shoqata teatrore Mergimtari.
- Lopata e Artë (2019), monodramë nga Shoqata Teatrore Mergimtari i Kroacisë, vënë në skene në Teatrin ”Petro Marko” Vlorë, ”Aleksandër Moisiu” Durres, ”Bylis” Fier, ArTurbina Tiranë, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, dhe së fundi dhe në Zagreb të Kroacisë.
Shkrime ne gjnine e humorit: Ka shkruar shumë në gjininë e humorit ku për vite me rradhë ka qënë autor i shumë pjesëve me sukses te interpretuar nga Parodistët e Vlorës. Në këtë kuadër ka shkruar dhe pjesë të plota për Tetarin e Estradës Vlorë si:
- “Ne dhe ajo” , vënë në skenë më 1998
- “ Përsëri shtatzënë” vënë në skenë më 2005
- “ Vizitorë nga kosmosi” më 2006
Po ashtu ka shkruar dhe materiale letrare për emisionin “Portokalli, trasmetuar nga Top Channel, ka bërë shkrime te ndryshme në shtypin shqiptar për analiza letrare shfaqesh dhe libra letrare te autorëve të ndryshëm.
Çmime dhe Vlersime të Ndryshme
Redakto- “Mjeshtri Cirkut”, çmim të dytë, në vitin 1993, në Konkursin letrar të organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
- “Tri mendje ne ankand”, çmimin e parë “Aleksandër Moisiu”, në vitin 1994, për dramën më të mirë të festivalit Mbarëkombëtare të Teatri Kombëtar i Shqipërisë, çmim të dytë, në vitin 1995, nga Komiteti për Ballkanin me qendër në Francë, ne periudhën 2014-2015, çmimin «Pena e Artë» ne Podujevë të Kosovës, çmimin e drames më të mirë në Preshevë dhe çmimin e dramës fituese në Festivalin e drames shqipe Flaka e Gjilanit, në Gjilan.
- “Kali i Karrocës”, çmim të dytë, në vitin 2004, nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
- “Shpirti i Ujkut”, çmimin e parë “Aleksandër Moisiu”, në vitin 2005, për dramën më të mirë të festivalit Mbarëkombëtare të Teatrit Tiranë.
- “Jetë qeni dmth VIP”, çmim të Tretë, në vitin 2007, Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
- “Misteri i Trekëndëshit të Bermudës”, çmim të Dytë, në vitin 2012, në konkursin “Katarina Josipi” organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës.