Fiat Group Automobiles është një kompani italiane, që është pjesë e Fiat S.p.A..

Fiat Group Automobiles
LlojiShoqëri Aksionere
F
IndustriaAutomobilë
Themeluar në1 shkurt 2007
ThemeluesiSergio Marchionne
Zyrat qendrore,
Numri i vendodhjeve
Njerëzit kyç
John Elkann, president
Sergio Marchionne, Administrator
PrindiFiat S.p.A.
Faqja e internetitwww.fiatspa.com

Historia

Redakto
 
Disa vetura të grupit FGA, marka FIAT, Lancia dhe Fiat Professional

Kompania lindi në 1 shkurt 2007 në zëvendësim të paraardhëses Fiat Auto S.p.A. për projektim, prodhim dhe shitje të veturave me markën Fiat, Alfa Romeo, Lancia, Fiat Professional dhe Abarth.

Fiat Group Automobiles (FGA) përfshin edhe markat tashmë të papërdorura Autobianchi dhe Innocenti. Drejton edhe kompani të cilat janë me bashkëpunim: 37,86% të Tofaş, 49,69% të Leasys dhe 50% të Sevel. FGA numëron rreth 130 000 punonjës dhe 119 stabilimente në botë.

Në fund të prillit 2008 është dhënë një komunikatë e memorandumit të firmosur nga qeveria e Serbisë për blerjen e stabilimentit të ZastavaKragujevac dhe për një bashkëpunim të mundshëm.[1]

Në prill 2009 Fiat Group bleu 20% të Chrysler Group nga Cerberus Capital Management, duke nisur kështu një akeancë mes grupeve. Blerja,me "kosto zero", u bë për garantimin e të ardhmes së grupit Chrysler dhe për shfrytëzimin e kapaciteteve nga Fiati. Fiat Group Automobiles mban 20% të grupit Chrysler, bashkë me Chrysler, Dodge, Jeep, Ram Trucks dhe Mopar, po ashtu edhe Global Electric Motorcars (kjo e fundit iu shit Polaris Industries në prill 2011). Fiat Group Automobiles e rriti kuotën në Chrysler Group në fillim 25%, më pas 30%. Në 24 maj 2011, me kthimin e një pjese të borxhit nga ana e Chrysler shtetit amerikna, sipas kontratës Fiat arrin në kuotën 46%.[2] Në 21 korrik 2011 përfiton zyrtarisht shumicën e aksioneve të Chrysler Group, duke arritur 53,5%, nëpërmjet blerjes së 1,5% të shtetit kanadez dhe 6% të mbajtur nga Departamenti i Thesarit të SHBA.[3]

Kompani të konrolluara

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ "Fiat Group Automobiles e Zastava firmano un memorandum d'intesa (MoU)" (PDF). fiatgroup.com. 30 prill 2008. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 janar 2011. Marrë më 24 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "A seguito del rifinanziamento del debito di Chrysler e del rimborso da parte di Chrysler dei prestiti concessi dai Governi USA e Canadese Fiat incrementa la propria partecipazione in Chrysler" (PDF). fiatspa.com. 24 maj 2011. Marrë më 24 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Fiat acquista le partecipazioni in Chrysler del Canada e del Dipartimento del Tesoro Statunitense" (PDF). fiatspa.com. 21 korrik 2011. Marrë më 22 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)