Ficus benghalensis
Ficus benghalensis | ||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ficus benghalensis | ||||||||||||
Seleksionimi shkencor | ||||||||||||
| ||||||||||||
Ficus benghalensis | ||||||||||||
Ficus benghalensis (lat.Ficus benghalensis ) është pemë që klasifikohet në familjen e bimëve Moraceae. Ky lloj Fiku vije nga vendet tropike në jug dhe në perëndim të Indisë. Në ndërkohë rritet në të gjitha regjionet tropikale të rruzullit. Mbillet në një dru nga i cili lëshon rrënjët në ajër të cilat formojnë një rrjetë të dendur. Me rritjen e rrënjëve dhe ramjen e tyre në sipërfaqen e tokës fillon zhvillimi i pemës me një shpejtësi më të madhe pasi që tani rrënjët ushqehen direkt nga mineralet e tokës dhe nuk kanë nevojë për drurin në të cili kishte filluar të lëshonte rrënjët. Me zhvillimin e mëtutjeshëm të pemës druri fillon të vyshket. Ky efekt shkakton që në disa regjione në druajt Vanatau mund të marrin dimensione të mëdha. lartësia e tyre në këto raste mund të arrijë deri në 30 m mbi tokë. numri i madh i rrënjëve të lëshuara në ajër shkakton formimin e disa trungjeve të cilat shtrihen në sipërfaqe të mëdha. Me një kohë të caktuar dhe kushte të mira për zhvillim, trungjet e krijuara mund të marrin sipërfaqe deri në disa qindra metra katrorë. Në figurë është prezantuar porta e një fshati e krijuar nga kjo pemë.
Gjethet e saj janë të mëdha dhe lulëzimi i frutave është gati i padukshme. Fiku (fruta) i kësaj peme është i kërkuar nga zogjtë që cilët në anën tjetër i ndihmon përhapjes së farës së bimës. Druri i cili mund të përfitohet nga kjo pemë e fikut nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për përpunim të më tutjeshem. Anëtari më i përafërt është pema e Fikut Bodhi (lat. Ficus religiosa) e cila pemë në Indi dhe Shiri Lankë është shenjët.
Shiko dhe këtë
Redakto- Ficus benghalensis në projektin Commons të Wikipedias
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |