Filika Dimo - Ujkaj (1 gusht 1939 - 21 tetor 2021) ishte një aktore e mirënjohur shqiptare e filmit shqiptar dhe teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës.

Biografia

Redakto

Ajo u diplomua në departamentin e aktrimit të Institutit të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë. Pjesen me te madhe te aktivitetit e ka pasur ne Teatrin "Aleksander Moisiu" Durres. Atje ka punuar si aktore e roleve kryesore ne shume verpa dramatike krahas aktoreve te tjere gjingande durresake si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Piro, Marta Burda, Lazer Vlashi, Gaqo Spiro etj. Ajo bëri debutimin e saj në 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Stuhia/Furtuna. Ajo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e beri me te njohur dhe me te vleresuar ate si aktore, eshte filmi televiziv me 2 seri i RTSHse "Koha nuk pret", me rolin e Beatrice Shmid. Nje rol epokal nga me te realizuarit ne kinematografine shqiptare te roleve me spiunazh, rol I cili ka mbetur ne kujtese per interpretimin brilant. Ka qene bashkshortja e skenografit te madh durresak te Teatrit "Aleksander Moisiu", Zef Ujkaj. Me 1975 u godit per arsye politike dhe u largua perkohesisht nga Teatri, si shume aktore te tjere ne menyre te padrejte. Filika Dimo u nda nga jeta më 21 Tetor në moshën 82 vjeçare në Bruksel, Belgjikë ku jetonte prej kohësh.

Rolet ne filma

Redakto