Filip Suma i njohur edhe si Filip Çeka (Shkodër, 1826 - Shkodër, 1895) i biri i Zefit të Pjetër Andrea Sumës, ishte pinjolli i një familjeje reshpere shkodrane.[1] Ka qenë ndër 500 nënshkruesit e telegramit Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën që iu dërgua Kongresit të Berlinit përkundër lëshimeve territoriale të Vilajeteve të Shkodrës dhe të Dibrës.[2]

Më tej, mori pjesë në ekspeditën në mbrojtje të Gucisë, ku shkodranët i drejtoi Jusuf agë Sokoli.[2] Ishte gjithashtu pjesë e parisë së vilajetit në bisedimet e ashpërsuara që u zhvilluan me Hysen Pashën për lëshimin e Ulqinit.[3]

Për kontributet e tij për atdheun, shteti shqiptar më 1978 e dekoroi "Për veprimtari patriotike" dhe banesa e tij u pajis me pllakatë dhe u shpall monument kulture më 1963.[4]

Shih edheRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ Suma, Terezina (2003). Familja Suma. Florimont. fq. 19–20.
  2. ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 429–430. OCLC 41096394.
  3. ^ Bushati 1998, p. 436.
  4. ^ Dushi, Anila (22 mars 2010). Familja Çeka tregtarët shkodranë, të nderuar nga Francezë. Shekulli. - Nr. 2914. fq. 16–17.