Fiqiri Islami
Fiqiri Islami (20 prill 1930 - 19 janar 2008)
Fiqiri Islami | |
---|---|
Lindi | Pandalejmon, Sarandë | prill 20, 1930
Vdiq | Tiranë | janar 19, 2008
Kombësia | Shqiptar |
Arsimi | Instituti i Shkencave Ekonomike dhe Planifikimit në Bukuresht |
Profesioni | Ekonomist, pedagog dhe studiues |
Vite aktiviteti | 1957-1983 |
Vepra të shquara | Mendimi ekonomik i rilindësve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2024, Tiranë |
Ekonomist, pedagog e studiues, pjesë e brezit të parë të intelektualëve që ngritën e zhvilluan institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Pas përfundimit të gjimnazit Asim Zeneli në Gjirokastër[1], ai vijoi studimet në shkencat ekonomike në Institutin e Shkencave Ekonomike dhe Planifikimit në Bukuresht, ku u diplomua në vitin 1957. Pas studimeve vijoi karrierën akademike ku, përtej mësimdhënies, ka drejtuar sektorin shkencor të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe ka kontribuuar si punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Ekonomike pranë Akademisë së Shkencave, si anëtar i kolegjiumit të redaksisë së revistës shkencore Probleme Ekonomike të këtij Instituti, si sekretar shkencor i Komisionit për Ekonominë të Akademisë etj.
Fiqiri Islami, gjatë veprimtarisë së tij si studiues, ka realizuar një numër të konsiderueshëm botimesh, ku përfshihen monografi, tekste mësimore, artikuj dhe studime. Gjithashtu, ai ka kontribuar në hartimin e përmbajtjes së fjalorëve dhe botimeve enciklopedive në fushën e ekonomisë.
Botime
Redakto- Fiqiri Islami (2024), Mendimi ekonomik i rilindësve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë
- Fiqiri Islami, Myfide Bozhigradi, Stela Totozani, Hena Pasho, Ferdinand Leka, Veli Bici, Lirak Dodbiba (1983), Fjalor i termave të ekonomisë politike: shqip-frëngjisht-rusisht, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë
- Fiqiri Islami (1974), Mendimi ekonomik i Pashko Vase͏̈s sipas vepre͏̈s se͏̈ tij ʺE ve͏̈rteta mbi Shqipnine͏̈ dhe Shqiptare͏̈tʺ, në Probleme ekonomike, Tiranë, Vol. 21.1974, 3, pp. 95-110
- Fiqri Islami (1965), Luigj Gurakuqi si ekonomist dhe mbrojte͏̈s i flakte͏̈ i pavare͏̈sise͏̈ ekonomike dhe politike te͏̈ atdheut, në Referate e kumtesa (Mbajtur në sesionin shkencor të Fakultetit Ekonomik kushtuar 50-vjetorit të Pavarësisë), Tiranë, 1965, pp. 3-26.
- Fiqiri Islami (1962), Mendimet ekonomike te͏̈ Zef Jubanit, 1818-1880 : les pensées économiques de Zef Jubanit (1818-1880), në Ekonomia popullore: organ ekonomik dhe politik i Dikasterve Ekonomike, Tiranë, Vol. 9.1962, 5, pp. 29-38
Referime
Redakto- ^ Shehu, Hajri (2023). "Shekulli i një gjimnazi të famshëm". Stampa:Gazetadita.al.