Fjalorth i termave në kiminë organike

Redakto

Acidi askorbik- vitaminë C, mungesa e së cilës shkakton skorbutin.
Acidi nukleik- polimer me masë molekulare të madhe dhe me varg të gjatë, i formuar nga nukleotidet.
Aldehidi- komponim organik, i cili përmban grupin -CHO, të lidhur me një H dhe një grup alkilik ose arilik.
Alkaloidi- substanca organike me azot, të cilat kanë verpim fiziologjik në organizëm.
Alkane- hidrokarbure të ngopura me varg të hapur në te cilat atomet e karbonit janë të lidhura ndërmjetvete me lidhje njëfishe.
Alkene- hidrokarbure të pangopura me varg të hapur, të cilat kanë një lidhje dyfishe ndërmjet atomeve karbon-karbon në molekulë.
Alkine- hidrokarbure të pangopura me varg të hapur, të cilat kanë një lidhje trefishe ndërmjet atomeve karbon-karbon në molekulë.
Alkooli parësor- alkool në të cilin atomi i karbonit që përmban grupin -OH lidhet vetëm me një atom tjetër të karbonit (një grup R).
Alkooli dytësor- alkool në të cilin atomi i karbonit që përmban grupin -OH lidhet me dy atome të tjera të karbonit (dy grupe R).
Alkooli tretësor- alkool në të cilin atomi i karbonit që përmban grupin -OH lidhet me tri atome të tjera të karbonit (tri grupe R).
Alkotesti- verifikimi i sasisë së alkoolit në organizëm.
Aminat- konsideriohen derivate të amoniakut NH3, që formohen me zëvendësimin e një ose më shumë atome të hidrogjenit me grupe alkilike ose arilike.
Amina parësore- në të cilën një atom hidrogjeni është zëvendësuar te amoniaku NH3 me radikal alkilik ose arilik(R-NH2).
Amina dytësore- dy atome të hidrogjenit janë zëvendësuar te amoniaku NH3 me radikale alkilike ose arile (R2NH).
Amina tretësore- tri atome të hidrogjenit janë zëvendësuar te amoniaku NH3 me radikale alkilike ose arile (R3N).
Aminoacide esenciale- aminoacide të domosdoshme të cilat nuk mund ti sintetizoj organizmi i njeriut por duhet ti marrë të gatshme nëpërmjet ushqimit.
ARN(acid ribonukleik)- polimerë që kanë masë molekulare të madhe të ndërtuar prej njësive themelore të ribonukleotideve.
ADN(acidi dezoksiribonukleik)- polimerë me masë molekulare të madhe të ndërtuar prej njësive themelore dezoksiribonukleideve.
Avitaminoza- sëmundje e shkaktuar nga mungesa e vitamiave.

Baza Organike Heterociklike- komponimet e azotit, pjesë përbërse të acideve nukleike.

Çhidratimi- reaksion gjatë të cilit prej një molekule organike eleminohet uji .

Denatyrimi i alkoolit - reaksion gjatë të cilit shtohen sasi të vogla të metanolit të fenolftaleinës, të pridinës etj. Alkooli i denatyruar bëhet i papërdorshëm për pije dhe përdoret për qëllime industriale.
Denatyrimi i proteinave - çdo ndryshim i strukturës së proteinave në raport me gjendjen natyrore, fundërrimi i proteinave që sjell ndryshim në strukturën e tyre kimike.
Detergjentët- lëndë të reja për pastrim në natyrë alkilbenzensulfonati ose alkil sulfati të natriumit ose të kaliumit.
Distilim fraksional- ndarje e një përzierjeje komponimesh me thyesa distilimi, që vlojnë në kufij të caktuar të temperaturës.
Duroplaste- substanca makromolekulare të cilave u jepet forma gjatë prodhimit dhe këtë formë e ruajnë edhe më tej.
Disakarid- molekulë karbohidrati, që përbëhet nga dy njësi monoskaridi.

Elaste- substanca makromolekulare që kanë veti elastike dhe këtë veti e ruajnë në temperaturë të zakonshme si dhe në temperaturë të lartë.
Enzima- proteina të cilat i katalizojnë reaksionet biokimike.

Fermentimi (tharmimi)- procesi i shndërrimeve kimike ,të cilin e shkaktojnë fermentet - tharmi.
Fenoli- komponim organik te i cili grupi -OH është i lidhur për bërthamë të benzenit.
Formalina- tretësirë e metanalit 37%.
Formula e përgjithshme- paraqet klasë apo grup të caktuar të komponimeve organike.
Formula molekulare- lloj i atomeve dhe numër i tyre në një molekulë.
Formula racionale- tregues se prej cilave grupe atomike përbëhet një molekulë.
Formula e strukturës- radhitje e atomeve në molekulë ku lidhjet ndërmjet atomeve janë paraqitur me vijëza.

Grupi Fenil- grup i formuar nga largimi i një atomi të hidrogjenit nga një karbon i ciklit ose i unazës me vijëza.
Grupi Hidroksil.-OH- grup funksionor i përbashkët për alkoole dhe fenole.
Grupi Karbonilik- grup funksionor i përbashkët për aldehide dhe ketone.
Grupe Funksionore- atom ose grup atomik që lidhet me një ose disa atome karboni dhe i jep molekulës organike veti karakteristike kimike dhe fizike.

Hidrogjenizimi- reaksion i lidhjes së hidrogjenit me një molekulë me lidhje dyfishe ose trefishe.
Hidrokarbure- komponime organike të përbëra vetëm prej karbonit dhe hidrogjenit.
Hidrokarbure alifatike- komponime organike të përbëra prej karbonit dhe hidrogjenit me varg të hapur .
Hidrokarbure aromatike- hidrokarbure me strukturë ciklike ku atomet ndërmjet veti janë të lidhura me lidhje alternative njëfishe dhe dyfishe dhe që karakterizohen me erë.
Hormonet- komponime organike që tajohen nga disa gjëndrra të caktuara dhe që ndikojnë në zhvillimin e proceseve të ndryshme biologjike, të cilat ndodhin në organizmat e gjallë.

Izomeret- komponime me formulë të njejt molekulare, por me formulë të ndryshme të strukturës, përkatësisht me veti kimike dhe fizike të ndryshme .
Izomeri- dukuri e paraqitjes së komponimeve me formulë të njejtë molekulare por me formulë strukturore të ndryshme.

Kafeina- alkaloid me veprim fiziologjik në organizëm.
Karbohidratet- hidroksialdehid, hidroksiketon ose substancë që rrjedh prej tyre.
Ketoni- komponim organik që përmban grupin funksionor =C=O.
Kimia Organike- degë e kimisë e cila studion komponimet e karbonit.
Krekingu- proces industrial në të cilin molekulat e mëdha ndahen në molekula të vogla.

Lidhja Peptidike - lidhja -CO-NH- e formuar nga bashkëveptimi i dy aminoacideve. Grupi karboksil -COOH i një molekule të aminoacidit bashkohet me grupin aminik -NH2 të molekulës së aminoacidit tjetër duke liruar një molekulë ujë.

Monomeri- u referohet molekulave të vogla nga të cilat sintetizohen polimerët.
Monosakaridi- sheqer i thjeshtë, molekulë që përfitohet nga hidroliza e një karbohidrati që është polimer.
Morfina- alkaloid me veprim fiziologjik në sistemin nervor qëndror dhe periferik.

Nikotina- alkaloid me veprim fiziologjik në organizem.
Nukleotidi- njësi themelore e acideve nukleike e formuar nga një molekulë e sheqerit (një pentozë) nga një molekulë bazë organike me azot dhe nga një molekul e acidit fosforik.

Oksidimi- djegie e plotë e komponimeve organike, të cilat përmbajnë karbon dhe hidrogjen. Në prani të oksigjenit gjithmonë shoqërohet me lirimin e dioksidit të karbonit dhe ujit.
Oligosakaridet- karbohidrate të cilat përmbajnë 2-10 molekula të monosakarideve.

Polimeret- molekula të formuara nga molekula të thjeshta të quajtura monomere.
Polisakaridi- molekulë e një karbohidrati që permban mbi 10 njësi të monosakarideve.
Proteina- polimer biologjik i ndërtuar prej molekulave të vogla të quajtura aminoacide.
Proteina fibrilare- molekula të proteinave të cilat kanë formë fijesh.
Proteina globulare- molekula të proteinave të cilat kanë formë lëmshi.
Provitamina- substanca të cilat organizmi i njeriut dhe i kafshëve i shndërron në vitamina.
PVC- shkurtesë e Polivinilklorurit.

Rakitisi- sëmundje që shkaktohet nga mungesa e vitmainës D.
Reformimi- proces për përmirsimin e cilësisë së benzinës.

Struktura e Kekuleut- paraqitje me vijëza të çifteve elektronike ndërmjet atomeve në molekulë.
Struktura parësore- paraqitje e renditjes së aminoacideve në vargun e proteinës.
Struktura dytësore- paraqitje e vendosjes hapësinore të vargut të një proteine.
Struktura tretësore- paraqitjee vendosjes së strukturave dytësore të proteinave shkaktuar nga bashkëveprimi i grupeve (përveç lidhjeve peptide) në vargun e proteinës.
Strukturë katërsore (kuaternare)- paraqitje e numrit të vargjeve polipeptidike dhe e mënyrës së organizmit të tyre në gjithë proteinën.
[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Osman Leci; Fatmir Brovina; Rexhep Kastrati. Kimia 9. Pejë: Shtypshkronja Dukagjini. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto
  • Osman Leci; Fatmir Brovina; Rexhep Kastrati. Kimia 9. Pejë: Shtypshkronja Dukagjini. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)