Mirjana Radovanovic e njohur me emrin e saj skenik Flekitza, është producente dhe DJ e mirënjohur e muzikës techno. Përvec muzikës, ajo është një gazetare, promotere dhe blogere e cila menaxhon labelin TMM Records bashkë me partnerin e saj Vegim. [1]

Techno DJ & Producer

Karriera Redakto

Flekitza është një nga artistet më të njohura shqiptare të muzikës techno, e cila depërtoj në tregun evropian qysh në fillimet e viteve 2000. Në vitin 2006, ajo bashkë me partnerin e saj Vegim, themeluan labelin e tyre TMM Records, ku publikojnë shumicën e produksioneve të tyre muzikore dhe kurojnë produksione të artistëve të ndryshëm nga e gjithë bota.[1] Flekitza është gjithashtu pjesë e Naked Launch Agency, agjension menaxhimi dhe pronotimi i artistëve techno nga e gjithë bota.[2]

Flekitza ka edhe blogun e saj, ku promovon jetën e shëndetshëm, duke përfshirë ushqimin, ciklizmin, klubingun dhe meditimin. [3]

Muzika Redakto

Flekitza u lidh me muzikën qysh në moshë të vogël duke e përfunduar shkollën për piano. Duke eksploruar me tingujt të shumtë, ajo u njoftua me techno-n qysh në moshë të re, duke krijuar një pasion të madh për të. Ajo për një kohë përformoj vetëm si DJ artiste, deri në kohën kur takoj partnerin e saj Vegim, kohë kur filluan të përformojnë bashkë.[4] E njohur për stilin e saj unik, i pasur me produksione masive, tinguj të errët, atmosferë të thellë, Flekitza ka ndarë skenën me DJ të njohur si SNTS, Rebekah, Pfiter, Dasha Rush, Nat-H-Lee, Nuno Zanga nga disa prej tyre. [3]

TMM Records Redakto

Take More Music Records, i njohur si TMMR është një ndër label-at e parë të muzikës techno në Kosovë, i themeluar në vitin 2006 ka arritur të zë vend në skenën internacionale të muzikës technos. TMMR është i njohur për lirinë e zgjedhjeve të produksioneve të publikuara, duke krijuar hapësirë promovuese për producent të ri nga e gjithë bota. [5] Përgjatë 13 viteve punë, TMMR ka publikuar 240 albume produksionesh nga artistë të ndryshëm si Vegim, Flekitza, Lars Huismann, Objected, Lucas Fereire, Nuno Zanga, Tim Xavier, Hioll, Vasili Carlson, Helmut Kraft, Stephan Krus e shumë të tjerë. Produksionet e publikuara nga TMMR vazhdojnë të marrin mbështetje nga artistë të njohur botëror si Chris Liebing, Dax J, DVS1, Slam, Pfiter, Tensal, Rebekah, Ben Sims e shumë të tjerë. [6] 

Lidhje të rendesishme Redakto

Flekitza/Facebook

Flektiza/Blog

Flekitza/Soundcloud

TMM Records

TMM Records/Bandcamp

TMM Records/Junodownload

TMM Records/Beatport

TMM Records/Soundcloud

Referime Redakto

  1. ^ a b "Flekitza". Resident Advisor. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 2019-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Vegim & Flekitza". EXITmusic. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 8 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "BLOG: My daily adventures of listening to techno, cycling and making an effort to eat food that heals". FLEKITZA. Marrë më 2019-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Flekitza". Beatport. Marrë më 2019-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "TMM Records". Bandcamp. Marrë më 2019-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "TMM Records". Resident Advisor. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2019. Marrë më 2019-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)