François Truffaut
François Truffaut, lexohet Fransua Tryfo (Paris, 6 shkurt 1932 – Neuilly-sur-Seine, 21 tetor 1984) ka qenë regjizor i rëndësishëm francez i pas luftës, njëri nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të Valës së re të kinematografisë franceze të viteve gjashtëdhjetë.[1][2]
I dhënë mbas kinemasë që i vogël, Truffaut bënte pjesë në një grup kritikësh të filmit të mbledhur rreth revistës Cahiers du cinéma (Fletushka e kinemasë). Ata kritikë, Truffaut, Jean-Luc Godard, Éric Rohmer, apo Claude Chabrol, vendosën pastaj të bënin filmat e tyre, duke u kthyer ndër themeluesit e asaj që u quajt La nouvelle vague, Vala e re e kinemasë franceze.
Truffaut nxori në vitin 1959 filmin e parë të tij me metrazh të gjatë, Les 400 coups ("Të nëntëdhjetenëntat"--në frëngjisht "faire les 400 coups" do të thotë "t'i kesh bërë të gjitha (sherret), të nëntëdhjetenëntat"), film emblematik i Valës së re që fliste për për aventurat e një fëmije parizien. Ciklin për atë fëmijë, Antoine Doinel, të luajtur nga aktori Jean-Pierre Léaud, regjisori e vazhdoi me tre filma të tjerë me metrazh të gjatë që nxori deri në vitin 1978.
Truffait pati popullaritet të madh me filmat e tij, por dhe në mendimin e tij kinematografik. Libri i tij me intervista të gjata me regjisorin anglez Alfred Hitchcock është kthyer në një klasik të kritikës së kinemasë.[3]
- ^ "François Truffait". New Wave Film (në anglisht). Marrë më 20 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Durgnat, Raymond (2 shkurt 2021). "François Truffaut". Encyclopaedia Brittanica (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Heller, Nathan (12 gusht 2016). "The Books that Get inside Alfred Hitchcock's Mind". The New Yorker (në anglisht). Marrë më 20 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)